Arbëreshët veshin Palermon kuq e zi duke pritur Kombëtaren e Shqiptarëve (pamje)

Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Italisë në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018

Takimi mes dy kombëtareve do të luhet nesër me fillim në ora 20:45 në stadiumin sicilian të Renzo Barberas së Palermos.

E pikërisht në këtë qytet, arbëreshët janë duke e pritur me interes të madh ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Italisë, vendit ku ata kanë lindur dhe janë rritur.

Televizioni italian TGR ka bërë një reportazh në një nga qytetet e Sicilisë që është i banuar me shqiptarë dhe ka sjellë prej aty atmosferën e ndeshjes që ndihet jo pak. /Telegrafi/

Postuar në facebook nga Petrit Osmani:

Për me tregu se gjaku nuk bëhet ujë!
Për me ri-tregu dhe me e argumentu për të disatën herë shtrirjen dhe gjithpërfshirjen e Tifozave Kuq e Zi.
Për me ju përkul dhe me e respektu deri në maksimum secilën djersë, secilën sakrificë për secilin anëtarë që emri shqiptar dhe Shqipëri me u lartësu dhe me u përçu kudo.

P.S. Kronika e televizionit italian në vendbanimet arbëreshe në Sicili.

O sa mirë me qenë shqiptar!

Comment

*