AREA dhe FIAA të kënaqura me rishikimet në ligjin për energjinë e rinovueshme

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) dhe Shoqata e Investitoreve te Huaj (FIAA) vlerësojne progresin e bërë në disktutimet për ligjin për “Energjinë e Rinovueshme” me Komisionin Parlamentar për Vepritaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, me praninë e përfaqësuesve të Komunitetit të Energjisë.

AREA përshëndet vendimin e Komisionit Parlamentar përgjegjës për rishikimin e nenit 22 të draftit të ligjit për Energjinë e Rinovueshme, me ndryshimet e mëposhtme:

1.    HEC –et prodhuese bëhen subjekte disbalancash pas berjes aktive të tregut ditor të energjisë.

2.    Çmimi i energjisë së prodhuar nga HEC –et e vegjël do të përcaktohet nga një metodogji e dakordësuar mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Komunitetit të Energjisë

Në të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe AREA dëshiron që të vazhdojnë diskutimet edhe për ndryshimin çmimin dysheme të energjisë së prodhuar nga HEC –et e vegjël i cili në këto momente është larg çmimit optimal që siguron operim normal të Hidrocentraleve.

AREA thekson se prodhuesit e energjisë së rinovueshme janë të interesuar të gjejnë zgjidhje që do të sjellë stabilitet për investimet e tyre eksiztuese veçanërisht për çmimin që është elementi më jetik i suksesit të projektit pas momentit të realizimit të investimit.

Comment

*