Arkitekti Përparim Rama: Xhamia e Madhe duhet të ndërtohet në Prishtinën e Vjetër

Prishtinë, 12 tetor 2018 – Arkitekti i njohur kosovar, Përparim Rama, i cili është njëri ndër arkitektët më të vlerësuar në botë, ka bërë thirrje që Xhamia e Madhe e Prishtinës të ndërtohet në pjesën e vjetër të Prishtinës.

“Pozita e tanishme, tek Posta, është e gabuar nga aspekti urban, arkitektonik, tradicional e historik. Për hir të qytetit tonë dhe të të gjithë qytetarëve, sidomos të komunitetit islam, nuk duhet të lejojmë ta bëjmë këtë gabim, kur e kemi mundësinë ta rigjenerojmë pjesën më të rëndësishme të kryeqytetit tonë”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Pozita në Prishtinën e vjetër, aty ku janë tri xhamitë dhe Hamami, ku ka qenë Çarshia e Vjetër, aty ku është tregu, aty ku kanë filluar celulat e para të qytetërimit të Prishtinës, aty duhet të jetë edhe Xhamia e Madhe. Rrugët përreth duhet të shndërrohen në rrugë këmbësorësh. Të gjitha hapësirat publike duhet të rehabilitohen dhe të na e përkujtojnë historinë tonë, Prishtinën e Vjetër” ka shkruar Rama.

Ai thotë se Sheshi “Nëna Terezë” duhet të lidhet me këtë pozitë dhe të vazhdojë deri te Katedralja “Nëna Terezë”.

Rama thekson se sështu do të krijojet edhe lidhja mes besimeve fetare të shqiptarëve, nga aspekti shpirtëror edhe nga ai urban.

“Paramendoni lidhjen e të gjitha xhamive përreth me hapësirën publike për këmbësorët, dyqanet e filigranëve, zejet e ndryshme, tregu i produkteve vendore, me përplot histori e trashëgimi”, ka theksuar Rama.

Përparim Rama aktualisht jeton e punon në Londër. Ai ka realizuar projekte të ndryshme anembanë botës. Disa prej tyre janë shpallur si projektet më të bukura arkitektonike nga juritë dhe asociacionet e arkitektëve. (r.m.)

No automatic alt text available.

Comment

*