Arrest me burg pronarit të bananeve ku ishte fshehur 613 kg. kokainë

Prokuroia për Krimet e Rënda i kërkon gjykatës të cakojë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Arbër Çekajn, pronar e firmës “Arbri Garden”, që kishte porositur kontenierin me banane, ku u kapën edhe 613 kilogramë kokainë kolumbiane.

Vepra penale për të cilën gjykata pritet të shqyrtojë këtë kërkesë është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, grupi hetimor po kalon në sitë të gjithë veprimtarinë e firmës “Arbri Garden ” dhe në arkivën e policisë ekuadoriane gjendet një operacion i nëntorit të vitit 2015-të, ku janë kapur 93 kg kokainë, që kishte si destinacion Shqipërinë dhe që ishte porositur nga e njëjta firmë.

Si në rastin e fundit, edhe gati para 3 vitesh droga ishte fshehur në një kontenier me banane. Policia shqiptare dhe prokuroria kanë pranuar se janë vënë në dijeni nga autoritetet ekuadoriane për këtë rast dhe nisën hetimet, por pasi do të merrej në pyetje, çështja ndaj kompanisë “Arbri Garden ” do të pushohej.

Sipas statistikave të tregtisë globale që analizohen nga kompania “ Panjiva ” me seli në Nju Jork, “Arbri Garden” ka marrë në dorëzim 97 dërgesa nga vendet e Amerikës Latine.

  Top Channel

Comment

*