Arrestohen dy kosovarë për mashtrime me bileta avioni

Prishtinë, 12 gusht 2017 – Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona që dyshohet se i kanë mashtruar disa bashkatdhetarë me rezervim të biletave të avionit në Zvicër dhe në Gjermani.

Të dyshuarve, në cilësi të provave materiale, u është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve.

Vlera e mashtrimeve nga dy të dyshuarit është rreth 68.817 Franga Zvicerane dhe 25.798 Euro.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, raporton Indeksonline. (r.m.)

Comment

*