Arrihet marrëveshja për koalicion të madh qeverisës në Gjermani

Berlin, 12 janar 2018 – Liderët e partive të Unionit konservator CDU/CSU Angela Merkel e Horst Seehofer, si dhe ai i socialdemokratëve, SPD, Martin Schulz, kanë arritur marrëveshje që të vazhdojnë koalicionin qeverisës me bazë të gjerë në Gjermani.

Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.

Lajmi u kumtua pas një takimi maratonik të tre liderëve, i cili ka zgjatur gati 24 orë.

Përfaqësuesit e tri partive e kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, pasi liderët e tyre janë dakorduar me kushtet për koalicion.

Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta publikojnë gjatë ditës këtë marrëveshje.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit, i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tensione për shumë çështje, si: për refugjatët, për ekonominë, për financat etj, të cilat thuher se janë harmonizuar.

Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të jenë pjesë e koalicionit, raporton DW. (r.m.)

One Response to “Arrihet marrëveshja për koalicion të madh qeverisës në Gjermani”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti, PH.D. says:

    Urimet e mia ma te mira per sukses te plote udheheqjes politike te Gjermanise demokratike, shtylle kryesore dhe qendrore e Bashkimit Europian. Urojme qe Gjermania mbrenda Bashkimit Europian te loze rolin kryesor te udheheqjes ne mungese te SHBA-se ne sferen nderkombetare, sidomos tani ne nji perudhe kur influenca kineze dhe trysnia ruse po rriten çdo dite ne dam te stabilitetit nderkombetar.
    Kompromisi i arritun ne Gjermani uroj te bahet shembull edhe per vende te tjera te vogla e grindavece -siç asht Shqiperia- sepse kompromisi politik ne mes te kundershtareve politik ashte thelbi i suksesit ne demokraci.

Comment

*