Artistët thërrasin Kuvendin të mos votojë për shembjen e Teatrit Kombëtar

Tiranë, 13 qershor 2018 – Artistët e bashkuar rreth “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” i kërkuan sot Kuvendit të Shqipërisë që të mos e miratojë projekt-ligjin që parashikon shembjen e ndërtesave ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Përfaqësuesit e kësaj aleance lexuan sot një letër të hapur drejtuar presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe drejtuesve të grupeve parlamentare, para deputetëve të opozitës në komisionin e edukimit, ku nuk ishin të pranishëm deputetët e shumicës.

Artistët kërkuan që Kuvendi të mos pranojë ligjin dhe që ministria e kulturës dhe institucionet e tjera përgjegjëse të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme në interes të gjithë grupeve dhe të interesit publik në tërësi.

Artistët paralajmëruan që nëse deri ditën e premte nuk do të ketë një reagim mbi këto kërkesa atëherë trupa teatrore, artistët, veprimtarët, dhe qytetarë të tjerë legjitimohen të mbajnë Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental si të vetmen formë, që zëri i tyre të dëgjohet.

“Heshtja e zyrtarëve socialistë dhe mosdëgjimi i argumentave tona na bëjnë të dyshojmë se këtu është fjala për një aferë të qartë korruptive, që synon t’i rrëmbejë Teatrit Kombëtar tokën e vet për qëllime biznesi” – tha para deputetëve të opozitës artisti i njohur Robert Ndrenika.

Deputetët e opozitës u shprehën përkrah artistëve. Ata deklaruan se projekt-ligji i publikuar është i dyshimtë dhe i paprecedent, sepse shkel ligje të mëparshme mbi rregullat e ndërtimit, me qëllimin e vetëm që të rrëzohen ndërtesat e dy teatrove për t’u hapur rrugën ndërtimeve private në zonën kulturore më të njohur të kryeqytetit.

Kryetari i deputetëve socialistë tha se mbledhja e artistëve me deputetët e opozitës nuk u bë sipas rregullores së parlamentit dhe se deputetët socialistë nuk bojkotojnë asnjë mbledhje të rregullt.

Autoritetet publikuan disa ditë më parë projekt-ligjin mbi përcaktimin e një procedure të veçantë negocimi me shoqërinë private “Fusha shpk”, mbi projektin urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Qeveria përcakton me këtë projekt-ligj se komisioni do të negociojë vetëm me firmën “Fusha” për zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtardhe ngritjen e godinës së re të Teatrit. Për këtë qëllim vihen në dispozicion të negociatave pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit.

Fakti që qeveria përcakton me projekt-ligj për të negociuar me vetëm një firmë ndërtimi ka ngjallur dyshimet e artistëve, të cilët thonë se bëhet fjalë për një rast të pashembullt korrupsioni, që shkatërron Teatrin Kombëtar dhe merr tokën e tij për interesa private.

(Ilirian Agolli, Zëri i Amerikës) 

One Response to “Artistët thërrasin Kuvendin të mos votojë për shembjen e Teatrit Kombëtar”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Dock S.C. says:

    Ne shume vend ruhen Si RELIKe ,muset,biblotekate,
    theatrote parqet,etj,
    Nje raster intesant polar 4-5 vitesh shetisim ne park me Prof.
    Pirro Manin,dr. Veis Belliu,, ne parkun e madhe
    te bronxin New York,shikonim gure te mdhenje te
    vegjel,drunje. pem me kurore te gjate te drejt te
    shtrembuera,buze rrouges shkembej te mdhenje
    Une I them kryeregjisorit te scenes shqiptar,”nderit combite”
    Mf.Prrfo Manit’ po te Ishim ne shqiperi te gjitha keto do ti kishim rrafshuare.
    Ketu thote Prof.. Pirrua ‘.’zote” eshte ”artisti,ing, arkitekti”,
    shife Sa mire e ruajn floren,faunen(drute,bimet decorative,pllumbat,
    ketrate etj),”ruajn cdo gje naturale” me vlera artistike..
    Ka shume raste nuke I prishine monumetet vendetve shejta.
    Ka pallate ne manhattan 50-60-80 katshe por ne mes tyre
    Shikon dhe nje micro ndertes nje Katshe qe sherben Si piceri
    apo Dicka tjeter,bahen systemime e riparime por ruhet
    natyralja.
    Shetisnja e shkoja ne park e library,shikoja nje vend te
    rrethure me bime dekorative,me nje rrugice te Vogel,
    Pyes nje kalmtaree c’eshte kjo??rrudhi krahet.
    Mora gucimin te afrohem.,shof ne mesbte ketij rrethimi
    nje ndertes te vjeter
    qe dukej si e braktisure, nje katsh.I rash ziles doli nje
    burre nje zonje.c’eshte kjo ndertes ???.U pergjigjen- Biblotek”por
    ktu quhet “library”.A mund te shof per atlas gjeografik,historik?
    A je historian,scietifce??? Ay afer I thash.
    Na jeep ID.documentin I thash kame nr. e puns,biseduan dicka
    me njeritjetrin.ku punon???
    Ju thash shkoj ne shkolle.
    Ju dergova nje vandim te Kshillit Shkencre per titullin shkencore
    te dhen ne vitin 1972(atehere grada pare ishte “Bashkpuntor i ri Shkencor”,
    shkalla dyte “Bashkepuntore shkencore” dhe e treta”Bashkpuntofe
    I vjeter shkencore=profesore) ”Bashkpuntore Shkencore” te perkthyere
    ne anglish e noterizuare,(qe ketu tingllon bashkpuntor I shkences )me
    regjistruane ne nje regjister te vjete qe dukej shekullore.
    Me orientaj per Ta viziture me dukej ish te dy katshe(nje nden dhe)
    ,libra te shum ne raftie deri tavane, te vendosura ne raftije plot pluhur,
    ,drita Llampa vaj guri,paralel kishte dhe llampa elektrike,libra
    enciklopedi te vjetra plot me pluhure,Fjalore te Shumte.Aty gjeta nje atllas
    Te madhe historiko-gjeografik sipas periodave cu thuhej ne nje
    fiset shqiptar v 1440 (harte )dugagin ,Kranic,gash,kasriot etj.
    Ajo biblotek ruhej ne ate form sic ka qene ne kohrat e vjetra.
    Ajo ishte ne qender te nje qyteze te bronxite,dhe askush nuke
    mud Ta pristine(fondacion personale).
    Ne 59 street ka thetra grandiosity por eshte dhe nje I Vogel
    mes tyre bile quhet ”Little Schubert ”
    Ne funder te fundi te pse nuke prishet Xhamija apo kisha?
    ‘.Pse Vihet dore ne pallatne e cultures ???
    A nuke mud te jete mikrotheter monument kulturore???????
    Mediate duhet bejne ne tv shtype,plebiscite Sa Jane per
    prishje, Sa Jo??.
    Institute I Monimenteve Kulture duhet Ta thote fjalet e vete pa
    u influence nga politika ..

Comment

*