Artisti Xhevat Limani dhe Teatri Shqiptar në Amerikë

Xhevat Limani – artist shqiptar

Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C.

Tiranë,  dhjetor 2018 – Studenti i aktrimit dhe njëherazi edhe i gjuhës dhe letërsisë shqipe të universitetit të Prishtinës, Xhevat Limani, kishte ftuar për një vizitë në familjen e vet, në  Strugën, një përfaqësi profesorësh të shquar, që kishin në krye profesorin Eqrem Çabej. Studenti i ri, bashkë më gëzimin e vizitës së miqve të nderuar, merakosej edhe se si i ati, një strugan i regjur në dertet e jetës, do të priste ketë elitë intelektuale.

Sapo makina u ndal para portës së shtëpisë së zotit Liman dhe shpura doli nga makina, tek hyrja e shtëpisë u shfaq një burrë shtatlartë, veshur me kostum kombëtar, të cilit i dukej në xhepin e xhamadanit një shami e kuqe me një shqiponjë të zezë.

Mirë se vini, o mëmëdhetarë të nderuar! – u tha të sapo ardhurve, – dhe priu i pari në oborrin e shtëpisë plot lule.. Nxori shaminë dhe hodhi hapin e parë të valles, një valle trimash.

Të ftuarit ngrinë në vend. Profesori, i lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe i shkolluar në Vjenë, qendrën botërore të muzikës dhe artit klasik, gati ishte ngurtësuar. Befasia ishte tronditëse. Për herë të parë ata priteshin, ose më sakte iu urohej “mirëseardhje”, me një valle hedhur nga i zoti i shtëpisë, që e shoqëronte me këto fjalë:

 

Ti more Konstandin,

Kontandin i bukur,

Ti more Konstandin

Gjatë s’na je dukur.

 

“Kjo këngë-valle ritual – shkruan zoti Limani, – më ktheu në historinë e largët të një kohe të shkuar, kur Konstandini ilir-dardan i lindur në Nishin (Nish, në gegnishte të Kosovës do të thotë Një, I Pari. Pra qyteti i parë ku fillonte Iliria”. (f. 107)

 Në këtë mjedis, në këtë familje, me këto tradita, lindi dhe u ngjiz edhe talenti, karakteri tribun dhe artistik i aktorit, regjisorit, profesorit të gjuhës së bukur shqipe, Xhevat Limanit.

 

ARTISTI TRIBUN

Xhevat Limani në aulat e universitetit të Prishtinë shquhej jo vetëm  për rezultate të larta në mësime, por edhe si nje tribun  në gjirin e studentëve të Universitetit Ai ishte një ndër organizatorët dhe drejtuesit te demostrates së studentëve të vitit 1981 kundër rregjimit kolonialist të Milosheviçit.

Në Shkup ai shquhej si aktor i talentuar dhe si frymëzues i revoltes dhe qendrimeve të forta kundër drejtimit nacionalist-shovenist të teatriti të Shkupit. Krahas roleve te panumërta si aktor dhe artist neper shfaqje dhe filma, Xhevat Limani   u vu në krye te lëvizjes shqiptare kundër nacionalizmit shovenist maqedonas. Ishte ne krye te demonstratave me Shkup, Tetove Struge  kundër shtypjes dhe padrejtesive që bëheshin ndaj shqiptarëve ne Maqedoni, I rrezikuar disa here , i kërcënuar për vrasje Xhevat Limani qëndroi i patrmbur.

Një dite i shpëtoi vrasjes me ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane ne Shkup , e cila e paralajmeroi dhe e nxiti te shkonte në Amerikë.

 

THELUESI I  TEATRIT SHQIPTAR NË  NJU JORK 

Artisti rebel kundër diktaurës së Milosheviçit dhe Gruevskit  u  shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u vendos familjarisht ne Nju Jork.

“ Beautiful America” , vendi i  demokraisë , lirisë së individit dhe i mundësive të pamasë , u  bë atdheu i dyte i artistit, regjisorit dhe shkrimtarit Xheval Limani.

Ai u bë themeluesi i teatrit shqiptar ne Amerikë, i cili u kthye në një intitucion   artistik dhe kulturor per mbarë shqiptarët e Disporës dhe më gjere. Rreth drejtorit  të këtij institucioni, Xhevat Limanit , u grumbulluan mjaft të rinj të talentuar shqiptarë dhe u hodhën themelet e e bnashkepunimit me artiste te shquar te Hollivudit.

Përveç pjesëve të vena në skenën e teatriti ,aktori i Limani u bë edhe  “artist shëtitës” duke shpërndar fjalën e bukur shqipe ne gjithë shtetet ku banonin shqiptare. Kudo ku organizoheshin veprimtari atdhetare-kulturore  do të dëgjohej timbri i fuqishëm i zerit te Xhevat Limanit qe do të recitonte vargje të zgjedhura  për gjuhen shqipe dhe per figurën e Skenderbeut. Kam patur fatin të bashkëpunoj me artistin e shquar Xhevat Lioamni dhe të jem prane tij në këto manifestime entusiaste atdhetare-kulturore : ne Uster te Bostonit , një ndër çerdhet e shquara të fanolistëve veteranë dhe të rinj, në Miçigan , Filadelfia  etj.

 

SHKRIMTARI DHE RFGJISORI XHEVAT  LIMANI

Xhevat  Limani është  regjisori, procudenti  i filmit-epope “Ata nuk ishin vetëm” në katër seri, kushtuar luftës legjendare te shqiptarëve të Kosovës kundër pushtimit të eger ushtarak serb  të Milosheviçit.  Filmi ështe “Iliada” e kësaj lufte që solli krijimin e shtetit te dyte të pavarur shqiptar me shkurt 2008, krijimit të Republikës të Kosovës.

Xhevat Limani i si një marathonomak legjendar shkeli rreth 36 shtete te Amerikës për te mbledhur fakte dhe intervistuar me qindra shqiptare , që janë edhe personazhe te filmit. Por më parë ai kishte mbledhhur fakte dhe dëshmi tronditëse të genocitit serb kundër civilëve dhe grave të pafajshme dhe fëmijve, kundër masakrave serbe naziste. Regjisori i filmit , Xhevat Limani  kishte intervistuar dhe biseduar me dhjetra e dhjetra luftëtare të UÇK-së.  të heronjve të saj legjendarë, të familjes së kryetrimit Adem Jasharit.

Xhevat Limani është autor i mjaft  librave dhe skenarëve  për dokumentarë dhe filma. Në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë  së Shqipërisë më 28 Nëntor  1912 dhe ngritje së flamurit në Vlorë nga shtetari i madh  Ismail Qemali, ai botoi librin  “Artisti  pa atdhe “.

Romani me një titull provokativ “Artisti pa atdhe” sjell para lexuesve një periudhë-kthesë në historinë mijëravjeçare të etnosit pellazg-ilir-arbëresh-shqiptar.

Me guximin krijues, me ndërgjegjen historike atdhetare, autori nuk e njeh, nuk e pranon këtë një farë-atdhe, të shqyer, të copëtuar, të mohuar dhe të tkurrur e të rrudhur sa një grusht fëmije nga fqinjët, me bekimin e Europës shtrigë e besë-shkelur.

Historikisht dhe faktikisht artisti e bashkë me të edhe ne lexuesit jemi pa atdhe, sepse jemi të shpërndarë në pesë shtete, jemi të copëtuar e të nënshtruar nga këto shtete. Kemi mbetur vetëm rreth 28 mijë kilometra katrorë nga 74.000 km2 sipas Prof. Ahmet Gashit .(Cit. Agron F. Fico: “Rilindja e Shqipërisë Etnike” 2009, f. 29).

Në këndvështrimin tim ky roman është një dramë e mirëfilltë. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe. Xhevat Limani është një aktor, regjisor, që ka vënë në skenë, ka krijuar vetë vepra teatrale, ka interpretuar me dhjetëra figura të dramave të njohura botërore dhe shqiptare.

Pra ky proces i vazhdueshëm dhe frymëzues i ka dhënë zotit Limani dhe aftësinë e natyrshme që marshimin magjepsës të struganëve ,që kanë marrë nismën të përshkojnë gjithë Shqipërinë për të mbërritur në Vlorë, në festën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ta paraqesë si një dramë kombëtare.

Personazhet kryesore, ose aktorët e mëdhenj do të jenë Krye-heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, interpretuar nga vetë artisti Xhevat Limani, i dyti do të jetë Ismail Qemali, ati i  shpalljes së Pavarësisë luajtur nga Ylli Hana dhe i treti Adem Jashari , luajtur nga Pajazit Murtishi.

Bashkësia shqiptare e Strugës, me rreth 100 veta, do të përbente shpurën, popullin që do të shoqëronte krye-aktorët e këtij udhëtimi biblik.

“…Marshi mori përmasat e Drinit. Karvani kombëtar ecte me krenari dhe me fytyra të buzëqeshura që u lexohej haptazi si abetare. Ishin tepër të lumtur që marshonin për herë të parë lirshëm si shqiptarë”. (f. 76) – shkruan autori.

Elemente kryesore të dramës, dihet se janë monologët dhe dialogët. Romani “Artisti pa atdhe” është plot monologë, fjalime të zjarrta dhe entusiaste për ngjarjet dhe reflektimet për to, me plot dialogë vëllazërorë dhe miqsorë.

Ai nuk bën histori. Ai historinë e kthen në art, edhe pse në qendër të romanit janë struganët e paraprirë nga aktorët e mëdhenj -Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, që kanë ndërmarrë këtë marshim maratonomak që të shkojnë në Vlorën e 100-vjetorit, Autori nuk bën fotografinë dhe biografinë, por jep përjetimet e tyre emocionale dhe estetike.

Veçoria kryesore dhe befasuese në mënyrën se si Xhevat Limani gatuan brumin jetësor në këtë roman është se ai ka vënë në qendër personalitetin e vet publik, artistik dhe tribun, ai flet në vetën e parë.

 “I try to write about myself as if I were ëriting for someone else… All histori is subjective”. Arthur Schlesinger Jr. – mendimtar i shquar amerikan.

(Përpiqem të shkruaj për veten time si të shkruaja për dikë tjetër… Çdo histori mbetet subjektive. Cit. Agron Fico: “Profesor në tre kontinente”, Nju Jork 2004, f. 4.)

Libri “Artisti pa Atdhe” është libri i dhimbjes së madheështë libri i dashurisë së madhe..

Në të gjithë veprimtarinë e pamasë krijuese artistike-kulturore-letrare Xhevat Limani shfaqet si mjeshtër në të dy kahet – horizontale dhe vertikale.

Një vlerë tjetër në romanin “Artisti pa Atdhe” është fjalori i pasur gjuhësor-poetik. Autori sjell dhe krijon mjaft fjalë-formime të tipave dhe mënyrave të ndryshme: kompozita përcaktore, këpujore, përngjitje, të përziera etj. (Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë – “Gramatika e Gjuhës shqipe”, Tiranë 1995, f. 70-79). Ja pak shembuj: vetë-çarmatosje, krye-ditë, krye-dollibashi, fytyrë-menduar etj. etj.

Libri “Artisti pa Atdhe” është  Meshari i shqiptarizmit në epokën dixhitale. Autori i këtij libri është artisti dhe tribuni Xhevat Limani, që ka përqafuar programin madhor të bashkimit të shenjtë kombëtar, që do të kurorëzohet me formimin e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, të Shqipërisë Etnike.

 

NJË GJUHË, NJË KOMB, NJË SHTET DHE NJË FLAMUR

“Shqipëria etnike – thotë Profesor Ahmet Gashi – shprehja më lakonike dhe më e bukur e idealit më të lartë të çdo shqiptari të denjë për këtë emër fisnik, është Shqipëria e vërtetë me kufijtë saj të drejtë, e cila përmbledh në gjirin e saj të gjithë shqiptarët. ( Agron F. Fico “Rilindja e Shqipërisë Etnike”  209, f. 29).

Këtë strategji mbarë-kombëtare Xhevat Limani e shpall pikërisht nga ai ballkon ku 100 vjet me parë Ismail Qemali shpalli “Mëvetësinë e Shqipërisë”.

“Po vëllezër!Ne të gjithë jemi, por duam veç një Shqipëri Etnike.” (f. 155)

Këtë ëndërr-dëshirë uron Xhevat Limani dhe e shpreh poetikisht  me vargjet:

 

Mos harroni viset e tjera,

Treg-Luginë e Malësi.

Mos u zëntë Pranvera

Pa Iliridë e Çamëri!

 

   EPILOG : FIGURA E SKNDËERBEUT =ËNDRRA  E XHEVAT LIMANIT –SHQIPTARI

Të shumta kanë qënë rolet dhe  personazhet që ka  interpretuar artisti-sheksipirian –Xhevat Limani – Shqiptari, por dëshira e zjarrtë , ëndrra e tij  ka qënë roli i Skënderbeut. Këtë magji artistike e mishëroi tek poema  dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, që e shkroi dhe e shfaqi madherishëm në Nju Jork, Prishtinë, Tetovë . Arbëreshët e Italis dhe me 26 nëntor edhe ne Tiranë., në prag të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tone kombëtar-Skenderbeut.

Në Tiranë-me kumtonte Liria, gruaja, shfaqja u  prit me duartrokitje pothuajse pas çdo monologu,  që Xhevat Limani recitonte, shoqëruar ng e bija , Era, soprano e talentuar .

Një jetë  kushtuar kombit shqiptar si tribun -publik, artist, shkimtar , regjisor  e ka bërë  Xhevat Limanin të dashur edhe te nderuar në gjithë hapësirën shqiptare, prandaj  kam  shtuar  në identitetin e tij edhe epitetin, “Shqiptari” pra Xhevat Liman Shqiptari, simbol i “Nderit të Kombit”.

Comment

*