Asambleisti Mark Gjonaj shtroi një darkë Iftari, në natën e fundit të Ramazanit, në Xhaminë Shqiptare në Queens

Shqiptarët e Amerikës jetojnë në harmoni të madhe fetare

 

Beqir SINA – New York

QUEENS NY : Një grup shqiptarësh të besimit katolik e ortodoks, të cilët jetojnë në 5 boroughs ( pesë lagjet) e New Yorkut, morën pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga Asambleisti i Shtetit të New Yorkut, z Mark Gjonaj, në natën që shënojë edhe mbylljen e muajit të Ramazanit, në Xhaminë Shqiptare në lagjen Glendale – Queens NYC.

Në iftarin e shtruar në mjediset e kësaj xhamie, – Qendren Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, në mesin besimtarëve Shqiptarë muslimanë të cilët jetojnë në në këtë qytet iu bashkuan në iftarin e fundit të Agjerimit, edhe lider e veprimtar të komunitetit shqiptarë, perfaqëesues nga Shoqata Kraja, Ana e Malit, Rrenjet Shqiptare, Dibra, Plave Guci, Malesia e Madhe, APEN, Vatra, e te tjera si dhe aktiviste te komunitetit, përfshirë edhe vet Asamblesitin e Shtetit të New Yorkut, zotin Mark Gjonaj, me bashkeshorten Robertën, kryetari e Shoqatës Dibra, Dashnor Miftari, kryetari i organizatës Rrenjët Shqiptare, Marko Kepi, arkatarii Vatrës, Marjan Cubi, veprimtari Bruno Selimaj, Ismer Mjeku e të tjerë.

Pjesmarrja e shqiptarëve të tre besimeve, në këtë iftar, ka një domethënie të madhe e cila tregon edhe një herë atë së çfarë harmonie ndërfetare kemi në shqiptarët, sidomos shqiptarët Amerikës, të cilët janë dalluar prej nga koha e emigrantëve të parë, kur erdhën në Amerikë.

Imam Edin Gjoni, i Qendrës Islame Shqiptare në Queens, ku vetë ai shërben si Imam është dalluar në pjesmarrjen e tij në disa aktivitet kombëtare, përfshirë festën e flamurit 28 Nëntorin 1912, ku ai simbas rotacionit, disa her ka bër edhe bekimin e darkës.

Ai ka marr pjesë së bashku me klerikët e tjer, Dom Pjetër Popaj famullitarit të Kishës Zoja e Shkodrës, dhe At Nathan Preston, i Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës në New York, duke përshëndetur edhe vizitën kryetarit të Republikës së Shqipërisë , z. Bujar Nishani ne New York .

Imam Edin Gjoni nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, mbahet mend në komunitetin shqiptarë, për fjalën e tij, para kryetarit të shtetit shqiptar, ku ai mbasi vlerësoi arritjet e Shqipërisë vitetet e fundit, ka thënë se :”Ardhja e tijj, si kryetar, pamasë na gëzon, e sidomos, kur vini me freskinë e sukseseve të reja. Nga viti që shkoi , kur patëm rastin të takohemi pikërisht në këtë vend në një mbrëmje, si kjo, e deri sot, tha ai Shqipëria, eci dukëshëm përpara, sidomos në rrafshin e politikës së jashtëme, ajo fitoi statusin e kandidatiti për në BE, asaj i ritheksohet në Berlin rëndësia e saj kruciale në Ballkan”

Gjithashtu , gjatë atij fjalimi ai permendi vizitën e Papa Franceskut në Tiranë: “Shqipëria, kishte nderin që të jetë vendi i parë në Europë, të cilin Papa Francesku e viziton ka thën Imam Edin Gjoni i Qendrës Islame Shqiptare në Queens, duke shtuar se kjo nuk ndodh rastësisht, por ngase është vendi, i cili shquhet në nivel planetar jo vetëm me bashkëjetesë fetare, por edhe me vëllazëri në mes feve, si e tillë neve shërbejmë si model për botën” është shpreh Imam Gjoni.

Ai ka pohouar se kjo vëllazëri, është një nga margaritarët më të çmueshëm që e kemi trashëguar nga të parët tanë, ndërsa këshilloi se ” Me xhelozi duhet ruajtur dhe përccjellur brezave që vijnë, mbasi shpresojë, citohet të ketë thënë Imam Gjoni, se nuk i’a teproj nëse them se këtë trashëgim duhet ngritur në simbol të kombit, ashtu sikur ngrisim lart këtë flamur. Neve të tre: Dom Pjetër Popaj, At Nathani dhe vetja ime, theksojë Imam Gjoni – jemi ky gur i çmuar dhe i rrallë i mozaikut të unitetit – të quajtur Shqipëri, dhe, kështu do të mbesim, dhashtë Zoti gjithëmonë!”.

Në fund ai është lutur duke thënë “I lutem Zotit t’a bekojë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. T’i bekojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vend për të cilin Zoti e ka lidhë me fatin e vendit tonë dhe popullit tonë”

Ndërsa duke folur për pavarësinë e Shqipërisë, Imam Edin Gjoni ka thenë, :”Se pas 103 viteve nga pavarësia e shtetit tonë, të gjithë qëndrojmë të bashkuar pranë flamurit tonë: i madh dhe i vogël, në Shqipëri dhe jashtë saj, mbi Shkumbin dhe nën të, të Krishterë dhe Myslimanë: të gjithë një gjaku dhe një gjuhe, një zemre dhe një qëllimi.

Sot qëndrojmë krenarë si shqiponja dykrenore që ruajtëm substancën e kombit tonë fisnik, gjuhën tonë të lashtë dhe të ëmbël gjatë gjithë shekujve të qenies tonë …

Krenarë përpara historisë së pastër si loti, për duar të papërlyera, për faqe të bardhë me të cilën serbes mund ta shikojmë çdo popull në sy…

Por mbi të gjitha krenarë për një të vërtetë të madhe që e kam për borxh ta theksoj dhe përherë: për mirëshkim dhe dashuri vëllazërorë ndërfetar (e jo kurrësesi tolerancë), që në këtë kohë kaosi dhe rrëmuje, na bën që të jemi shembull ekzemplar për mbarë planetin.

Duhet theksuar se Shqipëria ka dhënë vazhdimisht një shembull të harmonisë fetare në botë.

Klerikët e të katër besimeve fetare, besimit mysliman, bektashi, ortodoks dhe katolik, janë përkrah njëri-tjetrit në çdo festë dhe veprimtari kombëtare.

“ Si shqiptarë, jemi të përbër prej tre besimeve, të Kirishterë , Katolikët dhe ortodoksit, Myslimanët e Bektashinjët, por besojmë në një Zot të vetëm. Kemi dy dialekte (Toskë e Gegë), por kemi një gjuhë të përbashkët. Kemi shqiponjën dykrenare, por një flamur. Kemi dy shtete, por kemi një Komb” ka thënë Meshtari i dashur shqiptar Dom Pjetër Popaj nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”.

Comment

*