Asambleja Botërore e Gruas për Paqe dhe Siguri

Gruaja mund të ndryshojë botën

 

New York, Mars 2017 – OKB, Manhattan – Nën siglën e Organizatës The Women’s Organization “Hope & Peace” morrëm pjesë në Assamblenë Botërore të Gruas për Siguri dhe Paqe 2017 në New York. Mes të pranishmeve ndodheshin aktiviste të të drejtave të gruas dhe fëmijëve aderur pranë OJQ amerikane dhe vendeve të ndryshme të botës.
Organizata e gruas shqiptare – amerikane “Hope & Peace” si një ndër të ftuarat kryesore, për vlerat humane që karakterizon bëri të mundur që në këtë asamble të rëndësishme të merrnin pjesë edhe shoqatat “Marigona”, “Fondacioni Korabi” dhe Albanian Canadian Women Association, të cilat për oportunitetin e krijuar falenderuan drejtueset e “Hope & Peace” shoqata si motra që u përfaqësuan nga zonjat Sabije Veseli, Gonxhe Meta, Lindita Semanjaku dhe Remka Huruglica.
Inisiatore e kësaj asambleje ishte Misoni Japonez pranë OKB në New York. Morrën fjalën Drejtoresha Ekzekutive për Paqen dhe Sigurinë në Institutin Georgtown Melanne Verveer, Sydny Price – Senior Vice President of Corporate Social Responsability at Kate Spade & Company, Maria Marinaki UNSCR on Women, Mihoko Kumamoto – Head Hiroshima, office të cilat folën e diskutuan për kontaktet e punës së tyre të deritanishme dhe kontaktet me gratë nëpër botë për rritjen e ndërgjegjësimin e rolit të gruas si dhe përpjekjet e grave në fusha të ndryshme të jetës, si biznes, art, kulturë, e zhvillim social, të cilat folën e diskuatuan për punën e tyre të deri tanishme në shtete të ndryshme të botës për rritjen e ndërgjegjësimi e rolit të gruas në botë, si dhe përpjekjet e arritjet e tyre në fusha të ndryshme të jetës, si biznes, art, kulturë e zhvillim social.
Por thanë ato ka akoma shumë për të bëre së bashku e për të ngritur zërin për probleme që akoma gruaja vuan shtyptjen e diskriminim nga burri, punëdhënësi, apo niveli i ulët i shoqërisë që e rrethon. U fol kundër trafikimit të femrës dhe të drejtave të nëpërkëmbura të tyre.
Platforma e kësaj konference u mbajt në dy etapa plenare, ku gjatë seancave pyetësore moderuar nga Znj. Melanne Verveer, ju dha fjala edhe Znj. Dajçi, e cila ngriti si shqetesim, problemin e gruas pas lufte në Kosovë e deri më sot, si dhe kërkoi që nga ky panel të ndiqej me përparësi problemi gruas së dhunuar, malltrajtuar e zhdukur qysh nga konflikti 1998 -1999 nga makineria serbe, pasojat e të cilës po i vuan akoma femra shqiptare në Kosovë, fëmijët dhe familjarët e tyre. Për sa i përket fushës së shkencës dhe teknollogjisë, po në emër të organizatës “Hope & Peace” foli edhe Dia Saraçi.
Në fotot e ekspozuara në këtë shkrim duket qartë fushata e kësaj organizate kundër armëve, kundër luftës e pro paqes. Ku shpesh herë edhe pranë OKB, zonjat Rita Saliu dhe Mimoza Dajçi, e kanë ngritur zërin për të drejtat e gruas së persektuar politike në Shqipëri, shtypjes serbe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri etj. Si dhe kundër dhunës, e trajtimit njerëzor.
Në pushimet e ndërmjetme u shkëmbyen ide, biseda, dhe foto me pjesëmarrëset dhe liderët e saj, asambleja paqja dhe siguria në botë – 2017 mbylli punimet me moton; “Gruaja mund të ndryshojë botën”. (Korresp/ H&P.)

20170316_134959 20170316_151136 20170316_151442 20170316_152259

Comment

*