Asgjësohen parcela me kanabis në Shkodër, Krujë dhe Vlorë

Vijon aksioni antikanabis. Policia njoftoi sot se operacionet janë ndërmarrë në këto qytete

TV “Ora News”

Shkodër- 930 rrënjë kanabis u asgjësuan nga policia e Shkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe, në vijimësi të aksioneve antikanabis.

Në fshatin Mazrek, në Shkodër, janë gjetur e asgjesuar 7 parcela me 477 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në fshatin Barcoll, në Shkodër janë zbuluar 2 parcela me 145 rrënjë kanabis. Ndërsa gjatë një kontrolli në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër janë gjetur e asgjesuar përmes djegies 6 parcela me gjithsej 308 rrënje bime narkotike.

Bimët që varionin me lartësi nga 50-150 cm u asgjësuan përmes djegies, ndërkohë që për shkak se parcelat ku kultivohet kanabisi janë publike dhe te hapur posaçërisht, policia e ka të vështirë identitifikimin e autorëve.

Në Krujë, në afërsi të Lumit të Tiranës Thumanë, Krujë dhe në fshatin Dukagjin i ri u konstatuan 5 parcela me rreth 180 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi rreth 60 – 200 cm.

Në Vlorë policia ka zbuluar dhe asgjësuar 2 Parcela me 340 rrënjë bimë narkotike të llojit “Kanabis-sattiva”, në fshatin Rexhepaj !  Bimët narkotike ishin të mbjella në përgjatë Lumit Vjosë, me lartësi 100-150 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Comment

*