Asnjë lëshim nga palët në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese të reformës Zgjedhore

Vijon prej tre orësh mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ku diskutohen listat e hapura dhe heqja e koalicioneve

Debate në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit.

Asnjë nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni fillestar.

Ndërkohë që mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishikohet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë marrëveshjen e 5 qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, citohet të ketë thënë Bardhi.

Ai gjithashtu ka përmendur faktin se në dokumentin e dakordësuar është qartazi e shkruar se nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor ‘12. Hyrja në fuqi: ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e radhës’”, ka thënë Bardhi.

Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë pasi kryeministri Edi Rama ka kërkuar 10
minuta pushim. Ai ka thënë se janë tre palë në tryezë duke iu referuar opozitës parlamentare që përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamentare. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se ka thënë Rama.

BalkanWeb

###

Ora 13:50 – Opozita: I qëndrojmë firmës sonë në marrëveshjen e 5 qershorit

Sekretari i Përgjithshëm  i PD Gazment Bardhi, ka deklaruar gjatë mbledhjes, se qëllimi i kryeministrit Rama, është të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit.

Por, opozita i qëndron firmës së vënë në marrëveshje, dhe nuk mund të rishihet si çështje.

Gjithashtu, sipas Bardhit, ndryshimi i sistemit zgjedhor, nuk mund të bëhet tani, por në një fazë më të vonshme.

Gazment Bardhi: ”Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit).

Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme.

Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”.

Ora 11:07 – Mbërrin kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku dhe do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik.

Rama ishte i pajisur me maskën mbrojtëse kundër Covid-19.

Përbërja e Këshillit Politik

Krah Damian Gjiknurit, në këshill do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa PD, do të përfaqësohet nga Gazment Bardhi, pasi kryedemokrati Basha do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet me Rudina Hajdarin dhe deputetin Myslym Murrizi, i cili këtë organ me herët e ka krahasuar me “komitetin e shpëtimit te bandave te marsit 1997”.

Qëndrimi i ndërkombëtarëve kundër  dhe presioni i politikës në Tiranë  e detyruan  kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javë para se ta miratonte në Parlament.

Ishte Presidenti Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtes (17 korrik) në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinë e Lulzim Bashës për t’u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese, propozim që u pranua edhe nga kryeministri Rama.

rama me maske
Kryeministri Rama me maskë
edi rama me maske
Kryeministri Rama mbërrin në Këshillin Politik
OraNews

Comment

*