Astronauti kthehet nga Hapësira 5 cm më i gjatë se vëllai i tij binjak

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Çfarë po mëson njerëzimi nga qendrimi njëvjeçar në hapësirë i kozmonautit Scott Kelly

 

Astronauti Scott Kelly (Skot Kelli) u kthye sot, në SHBA, pas një viti udhëtimi nëpër hapësirën kozmike.
Ishte një udhëtim i suksesshëm që e ka kthyer në një emër të njohur në boë.
Por ai është edhe pjesë e një eksperimenti të rëndësishëm.
NASA po studion ndryshimet në trupin e tij duke i krahasuar me vëllain e tij binjak, për të hulumtuar ndikimin që sjell te njeriu jeta në hapësirë.
Dallimi më i qartë shtë gjatësia e trupit. Scot është tani më shumë se 5 centimetra më i gjatë se vëllai binjak, Mark Kelly.
Shkencëtarët e shpjegojnë këtë zgjatje me mungesën e forcës së rëndesës që ka sjellë zgjerimin e disqeve të shtyllës kurrizore.
Në të kaluarën, astronautët ktheheshin me muskujt dhe kockat e dobësuara për shkak të mungesës së lëvzjes, në anijen kozmike.
Tani, programe rigoroze dhe mjete për stërvitje fizike, 2-3 orë në ditë janë përfshirë në mjedisin dhe rendin e ditës së astronautit në anijen kozmike, gjatë qendrimit në hapësirë.
skotiProblemi më i madh është ndikimi i rrezatimit. Ai është normalisht 30 herë më i madh se në Tokë dhe mund të rritet deri në 300 herë më shumë, nëse i afrohesh planetit Mars apo udhëton shumë më thellë në hapësirë.
Çfarë ndodh me organet e trupit prej këtij rrezatimi? Sa dëmtues është ai? Këto e pyetje të tjera janë me rëndësi për shkencën sepse njerëzimi po përgatitet për udhëtime më të gjata hapësinore.
Scott Kelly ka edhe zvogëlim të zemrës, një tjetër efekt i mungesës së lëvizshmërisë në kushtet e jetës së kufizuar në kabinën e anijes.
Njeriu udhëtoi në Hënë në vitet 1960. Tani pikësynimi tjetër është planeti Mars. Teknollogjia është gati, por aftësia e njeriut për ta përballuar atë udhëtim është ende në dyshim. Kelly sapo bëri një provë të rëndësishme për shkencën dhe njerëzimin. (Ruben Avxhiu)

Mark dhe Scott Kelly.

Mark dhe Scott Kelly.

One Response to “Astronauti kthehet nga Hapësira 5 cm më i gjatë se vëllai i tij binjak”

Read below or add a comment...

  1. Mark Gjonaj says:

    Z. Ruben ju pergezoj per shkrimin dhe kam nje sugjerim. Meqense na jane bere trute dhallte me lajme politike dhe qe besoj qe duhet te zene ne rubriken e informacionit me pak hapsire, se vetem pune partishe, politike gjithandej, shikojeni mundesine zgjerimit te informacionit te astronomise dhe rrugeve te realizimit te saje. Pse gjithe te dhenat e eksplorimeve astronomike mbeten vetem privilegj I agjensive te tyre dhe per masen e madhe te njerzimit ka shume pak inormacion. Edhe librat e astronomis te gjitha niveleve qe shikojme te botuara, pothuajse jane ne shkallen e te dhenave te para te zbulimeve. Une e mendoj se edhe ne kete fushe ruhet sekreti I te dhenave(superfuqite), por nuk kam se si te shpjegoje se ne rrethe te ngushta flitet se amerikanet nuk kane shkuar ne Hene. Dhe me shume e pergojojne besimet fetare qe kjo eshte rrene. Kam shkuar per koriozitet ne nje rast ne agjensine e eksplorimeve “Kenedi” dhe ne mes te tjerave kam pare raketen qe ka shkuar, vendin(bazen) dhe ne nje vrime te nje mjedisi nje gure te vogel qe lejohesh vetem te fusje gishtin ta prekish ate(gure I zi). Por nuk shohim regjistrime filmike se si eshte realizuar dhe ma e thjeshta, kur ke shkuar nje here para rreth 56 vjetve, do te ishte mundesia, me shkuar perseri.Ne Kohen e presidences se Bushit, zbriti vikingu n Mars, te gjithe e pame ate kur iu afrua siperfaqes, se si u happen parashutat, por ne e dime se derimesot eshte vertetuar se ka ajer vetem ne toke(ksigjeni), po ashtu dhe ne kushte te caktuara kimike duke u bashkuar me hidrogjenin kemi elementin kryesore ujen. Po ne Mars si u happen parashutat pa ajer dhe nese e kane marre ate nga toka si qendroi ne parashute dhe beri te mundur zbritjen e bute te makins eksploruese. Pra deri me sot kemi mesuar se vetem ne Toke jane keto elemente. Ju jepni lajmin e ndryshimit te mases se gjatsise 5 cm ma I gjate astronauti se I vellai ne Toke. Une them se eshte pak per nje vite cfare kemi mesuar ne ne shkolle se sa eshte shtypja atmosferike ndaj trupit te njeriut ne cdo cm. katrore ne Toke. Kete e thote dhe astranauti me origjine shqiptare kur zbret ne toke, I duket sikur eshte duke ecur mbi nje zhavorr(guraleca). D.m.th, atje nuk ka shtypje dhe trupi eshte ne “Dmokraci”,I lire. Nga shkrimi juaj del dhe nje konkluzion se si ne Toke dhe ne kozmos, ligjesia e rritjes se kockes se njeriut deri ne 25 vjec qenka I njellojte(kocka nuk rritet me)! Dhe nje pyetje, nese ndonjera nga superfuqite per leshime anijesh kozmik do te zbulonte ndonje planet dhe ta pushtonte, ua heq te drejten te tjerave per te shkuar atje? Faleminderit!

Comment

*