AT GJERGJ FISHTA-HOMERI I PAVDEKSHEM SHQIPTAR (1871-1940)

Bardhyl Dilo

Ne 80 vjetorin e vdekjes – Shenim i shkurter mbi jeten dhe veprat

 

NGA BARDHYL dhe YLLI M. DILO:

Epopeja kombetare, hymni i muzikuar prej te madhit te letrave Gjergj Fishta eshte prone në duart e gjithë bashkeatdhetareve që Atdheun e quajne Altar te Shenjte.

Lahuta e Homerit te kombit shqiptar – si eshte vleresuar nga njerezit e penes dhe te artit ne arenen kombetare dhe nderkombëtare, flet jo per trimeri dhe heroj legjendare por per ngjarje, beteja reale te zhvilluara në ato male dhe bjeshke ku Zanat lahen ne ujin kristal qe buron nga te çarat e shkembejve mijevjecare dhe gurgullon me hijeshi duke pasqyruar bukurite e trevave Ilire.

 

Ylli M. Dilo

JETA E FISHTES

Me 23 tetor 1871 ne katundin Fishte te Zadrimes u lind Zefi, me i vogli nder tre vellezerit dhe nje moter.

Prinderit e tij quheshin:

Babai – Ndok Simoni nga Domgjoni I Mirdites dhe Nena – Prenda Kaçi nga katundi Koterr i Zadrimes.

Famulltari i Trashanit, famulli ku perfshihej dhe katundi Fishte, Marian Pizzochini nga Palmanova, ua kerkoi prinderve qe ta benin frat dhe ata ia dhane.

Me shpenzimet e famullarit, Zefi shkoi ne shkollen franceskane ne Shkoder deri ne vitin 1880, kur nisi Kolegji i Troshanit.

Me 1886, vete i gjashte Zefi u nis per ne Bosnje nga Urdheri Franceskan per studime teologjike dhe filozofike. Vitin e pare te proves e kaloi në Gucjagorë afer Travanikut, ku sipas sharteve te urdherit nderroi emrin nga Zef ne Gjergj.

Atje u njoft me poezine e rilindesave kroate Kacic, Martiq, Mazhuraniq-franceskan).

Ne kete kohe ai lidh miqesi te ngushte me poetin lirik kroat Silvije Strahimir Kranjceviq(1865-1908).

I pajisur me njohuri te klasikeve, pasi mbaroi studimet ne Bosnje, në fund të vitit 1883 kthehet në vendlindje . Bie ne kontakt me italo-shqiptarin At Leonard de Martino, i cili, me shkrimet e veta deshmoi se ne gjuhen shqipe mund te shprehet çdo ritem i poezise klasike.

Nje nga koleget e Fishtes, At Pashk Bardhi O.F.M. deshmon se “Gjergji perveç veprave te dy klasikeve kroate Kaciq dhe Martiq, kishte gjithnje neper duar vepra te poeteve klasike latin dhe italian.

Ne te ri te tij Gjergji na recitonte vjerrsha te krijuara prej tij qe ishin aq te bukura sa na benin te shperthenim ne gaz. Duke vene re talentin e tij i rekomandova te bente nje veper poetike kombetare duke marre per shembell kenget e popullit.

Por atij nuk i mbushej mendja.

I habitur prej klasikeve , mendonte se nuk mund te bente jehone nje veper poetike popullore”.

Ne shkurt te vitit 1894 Fishta dha meshen e pare në Troshan dhe filloi sherbimin meshtar ne famulli te ndryshme,si ne Lezhe,ne Gomsiqe, n’Abacine e Mirdites dhe në Hot, gje qe i dha rast te marri kontakt me popull dhe te njohi shpirtin e tij. Hetoi e gjurmoi pasurine e virtyteve te trashegimit arberor dhe bukurite e gjuhes se popullit. Cilesite e burrnise, trimerise, beses e te nderit dhe gjuhen, ai i ngriti duke i brumosur ne pajen e kultures se larte qe zoteronte, ne nivelin e vetedijes per deshiren dhe nevojen e lirise e te pamvaresisë në vellazerimin kombetar.

Fishta eshte shkrimtar profilik dhe figure e dalluar poliedrike në jeten kombetare te kohes se vet, ndoshta me teper se asnje tjeter shkrimtar i yni. Kryevepra e tij eshte ” LAHUTA E MALCIS ” , poem epik i bazuar në poezine popullore, ku kendohet lavdia e lufterave te shqiptareve, here me serbe e malazes e here me turq.

Nevoja e bashkimit dhe fryma e vellazerimit kombetar percjellin cdo skene qe lexuesit i perfytyrohet gjallerisht, duke u perkundur në krenarine e virtyteve te larta te trashegimise stergjyshore dhe duke u dalldisur në vetedijen e pavdekshmerise te fisit te perbashket.

Ndodh nganjehere ne jeten e njeriut qe disa pune megjithese ne vetvehte te vogla , behen shkas per pune te medha.

Keshtu i ndodhi dhe At Fishtes me ” Lahuten e Malcis”.

Ne vitin 1902 At Leonard Gojani ,famullitari i Rashes në Hot , largohet nga famullija dhe per ta zevendesuar per pak dite dergohet Fishta. Atje ai u njoh me Marash Ucin , burre i vjeter dhe malsor me virtyte. Ky po thuaj cdo dite shkonte per te vizituar Fishten dhe i shpinte nga tri hudhra. Marash Uci për At Fishten ishte shume simpatik se i tregonte histori te vjetra dhe luftrat qe kishen bere Malsoret me Malazes, e sidomos tek Ura e Rrzhanitces, ne te cilen kishte marre pjese dhe ai vete.

Ketu At Fishta mori shkas per te shkruar vellimin e pare te ” Lahutes se Malcis ” , “Te Ura e Rrzhanes”.

Rrethi shoqeror i At Fishtes qe kishte lexuar kete krijim te tij mbeten shume te kenaqur dhe i propozuan qe t’i botonte. Por At Fishta nuk i dha shume rendesi propozimit te bere prej kolegeve. Le te rrine njehere, shhim me vone qe pergjigja e tij.

At Pashk Bardhi, pjestar i shoqerise letrare “Bashkimi”, bisedoi me themeluesin dhe kryetarin e kesaj shoqeate Emzot Doci, Abat i Mirdites .

Ishte vera e vitit 1904.

Kryetari, megjithese krijimtaria e Fishtes i pelqeu shume , u pergjigj se shoqata nuk kishte fonde per te botuar as ato vjerrsha dhe as vepra te tjera qe antaret e saj kishen pregatitur.

Ne keto kushte Emzot Doci dhe At Pashk Bardhi qe kishen korespondence me Faik Konicen, qe botonte ne ate kohe te perkohshmen “ALBANIA ” në, Londer i kerkuan ndihme ekonomike per botimin e veprave qe kishte ne duar shoqata ” BASHKIMI “.

Faiku u dergoi 200 franga duke u shpjeguar se ato te holla i kishte derguar Ministria e Puneve te Jashteme te Austrohungarise per te botuar disa vjerrsha te Filip Shirokes por, meqenese ky nuk i kishte gati per botim ju derguan shoqates “BASHKIMI “.

Pasi u sigurua fondi per botim u ndesh ne nje tjeter pengese pse,sipas ligjit, ne liber duhet te shkruhej emri dhe vendi i shtypshkronjes ku botohej libri.Ne ate kohe qeveria turke ndalonte botimin e cdo libri ne shqip dhe vecanerisht te autoreve fetare.

Emzot Doci , qe ato dite ndodhesh ne Vjenë- kryeqytet i Austrohungarise bisedoi me Ministrin austrohungarez dhe i kerkoi qe te anashkalohej ligji per kete rast. Ky ju pergjigj se vetem Mekembesi i Mbretit te Dalmacis(vend ku ndodhej shtypshkronja) Nardelli mund te vendoste. Pergjigja e Nardellit ishte: ligji nuk mund te shkelet por shtypshkronja mundet qe emrin e saj dhe vendin mund ta vendosi jo ne faqen e pare me titullin e librit, autorin, etj. por ne nje faqe te fundit ne te cilen te mos shkruaje gje tjeter.

Dhe keshtu u veprua ; pasi doli tirazhi nga botimi , porositesit prene faqen e fundit nga cdo liber dhe u shpernda ne Albanolloget shqiptare brenda dhe jashte Atdheut , ne personalitetet letrare te kohes, ne studente.

Keshtu doli ne drite vellimi i pare i “Lahutes se Malcis” e, ndonse gjithe lavdia dhe nderi i perket At Fishtes, nje grimce nderi duhet t’ja dime dhe Marash Ucit , pse po te mos ishte takuar me ‘te , At Fishtes nuk i ishte mbushur mendja te shkruante Lahuten e Malcis.

Kudo “Lahuta e Malcis” u prit me entuziazem. Studentet shqiptare ne Vjene u entuziazmuan aq fort sa propozuan Fishten per cmimin NOBEL.

Nga lavderimet e shumta qe ju bene vaepres, At Fishta merr zemer dhe me 1907 boton ne Sarajeve njeherazi “Anzat e Parnasit” dhe vellimin e dyte te ” Lahutes Malcis” , – ” Oso Kuka”

Lavderimet dhe entuziazmi qene te menjehereshme si dhe per botimin e pare.

Por Fishtes akoma nuk i qe mbushur mendja plotesisht se doli i cquar ne gjithe krijuesit e kohes me ” Lahuten e Malcis”

Inkurajimi qe i dhane profesoret, intelektualet, dhe studentet qe mirreshin me gjuhen shqipe ne VJENE dhe gjithe Universitetet Europiane i dhane zemer Fishtes qe te vazhdoje botimet mbi plotesimin e Lahutes Malcis, prandaj dhe neve sot kemi nje epope kombetare te shkruar me mjeshteri qe rralle e kane kombet e tjere.

 

VEPRA TË TJERA TË FISHTES

At Fishta ka shkruar shume vepra te tjera , sidomos ne poezi, disa prej te cilave jane : “ Mrizi i Zanave”, “Vallja e Parrizit ”(lirika), “Anzat e Parnasit” Gomari i Babatasit Tarollagjia e Ballkanit ( satira, kjo e fundit botim postum), Juda Makabe dhe Ifigjenia (tragjedi), Francesku i Azisit, Shqiptari i Qytetnuem, Jerina ose Mbretnesha e Lulevet, etj.( drama dhe melodrama)

Ka perkthyer nga Homeri, Petrarca,, Moliere, Manzoni.

Prodhimet ne proze jane kryesisht artikujt e shumte qe ka shkruar ne te perkoheshmet revista e gazeta si :

Hylli i Drites dhe Posta Shqiptare ( themeluar dhe drejtuar nga vete Fishta ), Albania ( Konica), Leka , Perparimi ( Jezuitet ), Shkendija ( Koliqi ),Dielli ( Vatra ), Ora e Maleve e shume te tjera.

Epistolari ( korespondeca private ) ka vlere jo vetem informative e ndricuese por edhe letrare, prandaj njihet pjese me rendesi e prozes fishtjane.

Si nder me perfaqesuesit e poeteve romantike, shkroi vepra qe zhvillojne tema te poezise gojore dhe te tradites, duke u mbeshtetur shume mbi modelet stilistkore folklorike, duke perfshire edhe metriken folklorike.

Ka te dhena qe ka lene piktura dhe po ashtu qe arkitekt i njeres prej kishave ne Shkodër. Ka botuar nëntë tekste dramatike.

Kontributi qe Fishta i ka dhene kombit dhe Atdheut ne fushen shoqerore e politike deshmohet nga disa te dhena biografike:

— Drejtor i Shkollave Franceskane ne Shkoder me 1902 ku vuri shqipen gjuhe mesimi per te paren here.

— Kryetar i Komisjonit per caktimin e alfabetit kombetar ne Kongresin e Manastirit me 1908.

— Kryetar i Dergates shqiptare ne Konferencen e Paqes me 1919.

— Deputet dhe nenkryetar i Parlamentit me 1921.

— Ne tetor 1921 me sivllaun Dodjan, shkuan ne Rome per te takuar Kryetarin e Urdherit dhe u priten nga PAPA BENETIKU XV, ku moren ndihma per hapjen e shkolles Illyricum.

— Ne fillim te vitit 1922 u nis ne Mbreterine e Bashkuar, ne shkurt 1922 ne Liverpool, dhe pas 12 ditesh ne Amerikë. Takoi senatore katolike, te cilet ndikuan tek Henry Cabot Lodge, i Partise se Republikaneve, per njohjen diplomatike te Shqipërisë së pavarur .

— Delegat i Shqipërisë në koferencat interballkanike në Athinë 1930, Stamboll 1931 e Bukuresht 1932.

— Provincial i Franceskaneve te Shqipërisë 1935 – 1938.

— Më 1940, Papa Piu XII e priti Fishten në një audience te gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

 

C E N S U R A

Si me Skiroin, Konicen dhe autore te tjere te rinj, me ardhjen ne pushtet te regjimit komunist, Fishta u shpall ” armik i popullit ” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij Lahuta e Malcis, eshte antisllave. Nder akuzat e tjera qe i beheshin qene dhe pranimi i medaljes nga Sulltani, te qenit agjent i austrohungarezeve ku botonte ” Posta e Shqypnis “si dhe mosrefuzimi i titullit ” Akademik ” i Akademise se Shkencave te Italise fashiste pasi kjo pushtoi Shqipernë .

ZHVARROSJA : Ne valet e revolucionit kulturor, me 20 mars 1967 eshtrat e Fishtes me urdher te strukturave te shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit . Sipas nje deshmie eshtrat e tij dhe te sivellezerve te tjere u hodhen pas tri diteve ne lumin Drin. Por deshmi te tjera percjellin se eshtrat u shpetuan, u ruajten tinez serishmi ne varrezat e Rremajt në Shkoder. U rivarros me 1996.

Korespondenca e Fishtes me Musolinin dhe Jakominin.

Njihen dy letra që Fishta i ka drejtuar Brnito Musolinit. Letra e pare i takon vitit 1934 dhe eshte postuar ne Livorno (Itali ). Eshte shkruar italisht. Ne kete leter Fishta i kerkon Musolinit botimin e plote te vepres se tij, pasi ” Provinca e Fishtes ” dhe ” Urdheri Franceskan” nuk mund ta benin. Te ardhurat nga shitja e vepres t’i kalonin kesaj province.

Letra e dyte e Fishtes drejtuar Musolinit eshte shkruar ne Rome me date 27 prill 1940 dhe i kerkon qe Prof. GIno Bottiglioni i Universitetit te Bolonjes te punoje per te organizuar nje grup te rinjsh per studime albanollogjike.

Letra drejtuar Jakominit, Mekembesit te Mbretit Viktor Emanuel i lll-te , eshte nje lutje per te ndihmuar albanollogun Norbert Jokl.

 

DITET E FUNDIT TE FISHTES

Nga fundi i vitit 1940 shkoi ne Troshan, ku kishte nisur fillimisht jeten rregulltare dhe ate letrare. Semuret me 10 dhjetor ku i u gjend prane miku i tij Dodjan dhe sekretari Volaj. Me 14 dhjetor e sjellin ne Shkoder, ku e shtrojne ne spital per nje semundje zemre dhe pleomoni. Me 22 dhjetor nje bore e madhe mbuloi qytetin. Fishta kundronte nga dritarja e spitalit Shkodren e tij te dashur mbuluar me bore. Gjendja e tij shendetesore po rendohej. Me 27 dhjetor bie ne koma dhe mjeket humbasin cdo shprese.

Μe 30 dhjetor 1940 Fishta nderroi jete.

Shtypi shqiptar dhe nderkombetar lajmeroi vdekjen e Fishtes me fjalet: ” NDERROI JETE HOMERI SHQIPTAR ”

 

N D E R I M E

Gjate viteve qe jetoi Fishta ishte nje personalitet i nderuar jo vetem ne arenen kombetare por dhe ne ate nderkombetare.

— Me 28 janar 1912 , Klubi ” GJUHA SHQYPE ” ne pallatin ipeshknor i dhuroi Fishtes nje kurore ergjendi per merita ne krijimtari letrare.

— Po kete vit ( 1912 ) ai dekorohet nga Mbreteria Austrohungareze me medaljen ” Ritterkreuz ” per konntributin kulturor ne Shqiperi.

— Me propozimin e Valiut Hasan Riza Pasha, Fishta u dekorua me medaljen “Marif re klasit te 2 – te ” per sherbime paqeje.

— Me 1913 qyteti i Beratit i dergoi nje pupel ( pende ) ari.

— Me 1929 Urdheri Franceskan ( PIU XI ) e dekoroi : ” Lector Jubilatos” “.

— ME 1931 Greqia e dekoroi me dekoraten “PHONEIX”

— Me 1939 Akademia Italiane e beri antar te saj.

— Me 2001 Keshilli Bashkiak i Lezhes e beri ” QYTETAR NDERI “, me rastin e 130- vjetorit te lindjes se tij.

— Me 2002 Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, i akordoi titullin e larte ” NDERI I KOMBIT “, me rastin e 90 – vjetorit te Pamvarsise..

 

Bibliografi:

Albanian Kosovar youth in the free World

Wikipedia

LAHUTA E MALCIS, botimi 2-te.

Comment

*