Athina dhe Shkupi pajtohen për emrin e ri të Maqedonisë

Shkup, 12 qershor 2018 – Ish Republika Jugoallave e Maqedonisë do të pagëzohet Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se shkupi dhe Athina janë pajtuar me këtë emërtim, i cili do t’i japë fund kontestit 27 vjear së tyre rreth emrit të Maqedonisë.

Zaev theksuar se zgjidhja e këtij kontesti do t’ia hap dyert Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Nuk ka kthim prapa”, tha kryeministri Zaev në një koferencë me gazetarë, pas një bisede telefonike me kryeministrin grek Alexis Tsipras.

Edhe Kryeministri grek e ka konfirmuar arritjen e ujdisë.

“Kemi marrëveshje. Jam i lumtur sepse është marrëveshje e mirë, e cila i prmbush të gjitha parakushtet e vendosura nga pala greke”, ka thënë ai në një paraqitje televizive.

Tsipras ka thënë se emërtimi i ri do të bëjë dallimin e qartë mes provincës greke të Maqedonisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.

Sipas marrëveshjes, shtetasit e Maqedonisë Veriore do të quhen “maqedonas”, kurse gjuha e tyre do të quhet “gjuha maqedonase”. Në pasaportat e reja të shtetasve maqedonas do të shkrujë “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Marrëveshja me Greqinë e detyron Maqedoninë të bëjë ndryshime të kushtetutës së saj, nga e cila duhet të hiqet referenca për mbrojtjen e “pakicave maqedonase jashtë kufijve të shtetit”.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se për zgjidhjen e kontestit me Greqinë nevojitet një konsensus i gjerë politik.

Ndërkaq, kryeministri Zaev ka thënë se fjalën përfundimtarë për marrëveshjen me Greqinë do ta thonë qytetarët, në referendum. (r.m.)

Comment

*