Atif e Ganimet Toptani, dy engjëjt e kryeqytetit!

Nga Tirona Website

https://tirona.website/atif-e-ganimet-toptani-dy-engjejt-e-kryeqytetit/

Atif Toptani, gruaja e tij, Ganimet dhe djali i vogël, Edi, jetonin në një vilë në Tiranë dhe zotëronin një saraje jasht qytetit në Kamëz. Ganimet, babai i të cilës ishte ambasadori shqiptar në Vienë para luftës, kishte studiuar në Vjenë kështu dinte gjermanisht. Toptanët ishin njerëz të pasur dhe ishin ndër përkrahësit e mbretit Ahmet Zog, dhe kundërshtonin pushtuesit italianë, që kishin hequr mbretin nga froni i tij. Ganimet Toptani takoi një ditë Miriam Altarac në fund të vitit 1943, kur Miriam u dërgua për ta matur atë për një triko. Miriami, bashkëshorti i saj Meir, biri nëntëvjeçar Jakov (Jasha), kushërira Sida Levi dhe djali i saj 10-vjeçar Mihael “refugjatë nga Jugosllavia” erdhën në Kavajë, Shqipëri më 1942 dhe erdhën në Tiranë pasi Gjermanët pushtuan vendin në shtator 1943. Miriam dhe Sida fitonin para duke thurur triko për një dyqan ekskluziv në Tiranë.

Ganimeti dhe Miriam filluan të bisedojnë një ditë. Ganimet përmendi se e dinte që Miriami ishte grua hebre. Prej atëherë Miriam vizitonte vilën Toptani disa herë për të sjellë trikot, që ajo dhe Sida thurnin për të gjithë anëtarët e familjes. Ganimeti çdo herë e përcillte Miriamin me ushqim për fëmijët. Një ditë në shkurt 1944, Ganimet e thirri Miriamin në shtëpinë e saj dhe i tha asaj se ishte e domosdoshme që hebrenjtë të largoheshin menjëherë nga Tirana, sepse gjermanët po planifikonin të rrumbullakonin të gjithë. Derisa Altaracët po vendosnin se çfarë të bënin, Atif Toptani i dërgoi në shtëpinë e Kamzës. Sida dhe djali i saj ishin atje vetëm për një kohë të shkurtër dhe më pas Atifi i transferoi në një numër adresash të fshehta, pastaj i ktheu ata në shtëpinë e Toptanit në Tiranë. Toptanët ftuan oficerët gjermanë për darkë, dhe Atif e ftoi Sidan të darkonte me ta. Ajo fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe u prezantua si një i afërm dhe askush nuk dyshonte se shokët e tyre të darkës ishin hebre.

Një natë në gusht të vitit 1944, ushtarët gjermanë hynë në pasurinë e Kamzës, pasi të shtëna u drejtuan në një konvoj të trupave gjermane. Ata po kërkonin për të dyshuar për armë. Ata gjetën Meir Altaracin dhe filluan ta marrin në pyetje. Meir, i cili foli gjermanisht, tha se ai ishte një i afërm i Toptanasve dhe kur ndërhyrësit panë libra gjermanë dhe propagandë naziste në raftet të vendosura jo pa qëllim, ata i besuan atij dhe u larguan. Pas kësaj ngjarje të frikshme, Toptanët vendosën të lëvizin familjen Altarac diku tjetër. Atifi ia vuri detyrë vetes të vizitonte secilin në vendin e fshehtë dhe u kujdes për të gjitha nevojat e tyre.

Pas luftës, të mbijetuarit humbën kontaktet me familjen Toptani dhe vetëm në vitin 1991 ata rivendosën lidhjet me Edi Toptanin (Adnan, i biri i Atif dhe Ganimet). Më 6 korrik 1992, Yad Vashem njohu Atif dhe Ganimet Toptani si të Drejtët midis Kombeve. Skeda 5370

 

Përktheu nga faqja zyrtare e organizatës Yad Vashem për faqen Tirona Marsida Najdeni (http://www.yadvashem.org/)

Fotografitë nga mbesa Suheila Toptani.

Comment

*