Austria, Hashim Thaçi dhe prapeshtite e tij

Niq Krasniqi

I.

Emri i Hashim Thacit lidhet ne menyra te ndryshme me Austrine, qe nga koha kur ishte nje anonim e deri me tash, kur flitet e shkruhet se ne menyre anonime po blen patundshmeri neper Austri.

Mirepo, derisa pjesa e pare eshte ceshtje personale e tij, pjesa e dyte mund te behet pjese e hetimeve te keqperdorimeve te pushtetit, varesisht se cfare te ardhmje do te kete shteti i Kosoves. Kjo e ardhmja e Kosoves varet shume nga lidhja e Hashim Thacit me Austrine per takime, keshillime e ‘pushime’ qe prodhojne prapshtite e tij ne dem te Kosoves.

Vetem brenda nje viti Hashim Thaci ne Austri prodhoi tri deme te medha per Kosoven, duke i rrezikuar asaj, fillimisht, teresine territoriale, me deklaraten e tij ne Forumin e Alpbach.ut, dt. 25.8.2018 kur pohoi se eshte i gatshem te jep territor te Kosoves ne kembim te njohjes nga Serbia! (www.facebook.com/niq.krasniqi/videos/10212296559359583/)

 

II.

Dy dite me pare, gjate ‘pushimeve’ te tij, me qellim te hapjes se strategjise per dhenie te ketij territori Serbise, nisi te flase per nje marreveshje me Serbine qe nuk do te (lejonte) te kishte as ‘Shqiperi te madhe’, as ‘Kosove te madhe’ (!), duke perqafuar keshtu fjalorin e presidentit Vuciq e te politikes serbe qe per qellim strategjik e kane qe masakrat e gjenocidin e Serbise ndaj shqiptareve ne Kosove ta paraqesin si konflikt mes serbeve dhe shqiptareve, te lindur nga ‘planet per krijimin e Shqiperise se madhe’, nje gogol fabrikat i propagandes serbe, te cilen strategji Hashim Thaci e pasuron duke ia shtuar edhe gogolin ‘Kosova e madhe’! (https://kallxo.com/thaci-nuk-do-te-kete-as-shqiperi-te-mad…/)

Ky fabrikat i ri i propagandes showeniste serbe, te cilin presidenti aktual i Kosoves e plasoi ne Agjensine Austriake te Lajmeve (APA), ne Austri, ne gjuhen gjermane, pikerisht per opinionin qe eshte kunder ndryshimit te kufinjeve dhe kunder ndarjes se Kosoves.

Kjo prapshti e djalit te Brojes shkon pertej tradhtise dhe si nje ‘kali i Trojes’, me ‘dhurata’ brenda (si ‘bashkimi i Lugines’, ‘njohje nga Serbia’ apo ‘vend ne OKB’) e akuzon qenien shqiptare per shovenizem ndaj serbeve me ‘planet e tyre’ per ‘Shqiperi te madhe’, e tash edhe per ‘Kosova te madhe’, te cilat ky djali i Brojes bashke me mikun e tij, Alekandrin, do t’i parandalonin me ‘nje marreveshje gjitheperfshirese’.

Kjo prapshti eshte pertej tradhtise, sepse jo vetem qe per Luften ne Kosove 1998-99 e barazon vrasesin me viktimen, por shkon edhe me larg, duke i bere vrasesit (Serbine) si viktime kurse viktimen (shqiptaret) si agresor.

Prapshti larg pertej tradhtise, sepse paralajmeron dhe trason rruge per deme dhe për viktimizim te ri te shqiptareve per qellime dhe interesa shoveniste te Serbise.

 

III.

Derisa ne gazeten vjeneze ‘Wiener Zeitung’ intervisa e Hashim Thacit del me titullin e pohimit te tij per ‘shkembim te territorit si kontribut per anetaresim ne BE’, (www.wienerzeitung.at/…/1013969_Thaci-sieht-Gebietstausch-al…), ne intervsisten per gazeten austriake ‘Kurier’ shfaqet me pohimet ‘për kufijtë e hapur dhe jo për vija etnike’ dhe per ‘një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës (qe) do të mundësojë një bashkëpunim të përsosur në rajon”, duke treguar keshtu se problemi mes Kosoves dhe Serbise nuk jane kufinjet as etnite, por jane pasurite e saj, te cilat shefi i Klanit te Kosoves e ka ndermend t’i beje pazare, per perfitime klanore e personale.

Kete prapshti nuk mundi ta tejkaloje as gazetari qe e kishte ‘zene’ Hashimin ne kalim neper Austri, gjate ‘pushimeve’ te tij,  (https://kurier.at/…/hashim-thaci-kosovo-wird-mult…/400383104) prandaj edhe ia shtron pyetjen: “Kufijtë e hapur do ta bënin shkëmbimin e territoreve të panevojshme?”. Ne kete pyetje Hashim Thaci as nuk u pergjigj, as nuk di te pergjigjet.

 

IV.

Perderisa gazetari nuk mund ta tejkalonte kete prapshti, a mund ta tejkalojne dhe si mund ta tejkalojne ate politikanet dhe partite politike te Kosoves, si mund ta tejkalojne qytetaret e Kosoves, akademiket e punetoret, shkencetaret e arsimtaret, sportistet e artistet, te rinjte e te vjetrit?

 

V.

Gazetari Jacques Demarthon e takoi Hashimin rastesisht ne Austri, gjate ‘pushimit‘ te tij, dhe rastesisht e beri intervisten per Agjencine Franceze te Lajmeve (AFP) dhe per Agjencine Austriake te Lajmeve (APA).

 

VI.

Nje gazete tjeter austriake, ‘der Standard’, keto dite kishte shkruar nje artikull per lobuesit e planit per ndarje te Kosoves. Ne mesin e lobuesve te tjere, ne artikull flitet edhe per rolin e ish ambasadorit austriak Wolfgang Petric, i cili nga një ish-ndermjetes ne konferencën e Rambuje eshte bere lobiist i Serbise, si punetor i nje firme avokatie (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10212044238651723).

Ky artikull flet edhe per rolet e Tony Blairit dhe te Aleksander Sorosit, keshilltareve e miqve te Rames e Vuciqit, si edhe per rolin e Corey Lewandowskit, ish drejtuese e fushates zgjedhore te Donald Trump-it, tash lobuese e angazhuar nga Republika Srpska…

Mirepo, Autria eshte bere me e afert me Hashim Thacin e prapshtite e tij per shkak te rolit te ri te Wolfgang Petricit dhe benjamineve te tjere si ai ketu, por edhe per shkak te ndryshimit te politikes se jashtme te Austrise, prej ardhjes ne pushtet te FPÖ, ne krye me H-C Strache, i cili eshte i njohur per perkrahjen e politikavee nacionaliste e shoveniste ne Serbi dhe ne Republika Srpska, i cili nuk hezitonte te rreshtohej kunder pavaresise se Kosoves, ne te kaluaren, kur ishte ne opozite, ashtu edhe pas ardhjes ne pushtet dhe marrjes se pergjegjesive shteterore, nder to edhe Minister i Puneve te Jashtme. (www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10212138102238254)

 

VII.

Eshte pertej keqardhjes dhe alarmant ky ndryshim ne politiken e jashtme te Austrise, te po asaj Austrie qe dekada me rradhe e ka perkrahur popullin e Kosoves t’i qendrojne perballe represionit dhe torturave te regjimit komunist serbo-jugosllav, gjate luftes ne Kosove, kur Serbia ka kryer masakra e krime monstruoze, dhe gjate rindertimit te vendit të shkaterruar gjate luftes, perkrahje kjo si vazhdimesi e tradites se mbeshtetjes dhe mbrojtjes se Austro-Hungarise per shqiptaret ne kohen e sundimit te Perandorise Osmane, te njohur per afer 3 shekuj si ‘Protektorat kulturor’.

Ky ndryshim i politikes austriake vjen jo vetem per shkak te relacioneve te reja gjeopolitike rajonale dhe relacioneve te reja partiake ne (pu)shtetin e Austrise, por edhe per shkak te politikave te deshtuara e te gabuara te (keq)perfaqesimit diplomatik te Kosoves ne Austri, i cili nga perfaqesimi shteteror eshte degraduar ne ekip te sherbimit per interesa te Hashim Thacit e klanit te tij.

 

VIII.

Shqiptaret duhet t’i perkushtohen ne menyre urgjente ketij problemi dhe te investojne pa kursim ne kthimin e relacioneve dhe ne ruajtjen e miqesise me Austrine.

Miqesia afer 4 shekullore me Austrine nuk mund te demtohet e te humbet per interesa (personale) as te Hashim Thacit ne Prishtine, as te Edi Rames ne Tirane, pa marre parasysh cilin zor e kane ata tash. Duhet te parandalohet realizimi i skenareve per ndarje te Kosoves, te paketuara si ‘shkembim territoresh’ apo si ‘korrigjim kufiri’ mes Kosoves e Serbise.

Keto plane e kane nje vegez te rendesishme pikerisht ne Austri, ku kane gjetur strehe me ndryshimin e politikes se jashtme.

 

(Autori ka qenë themelues dhe drejtues shumëvjeçar i Shoqërisë Kosovaro – Austriake në Vjenë. Ky shkrim është marrë nga pofili i tij në Facebook)

Comment

*