Austriaku Pakult trajner i ri i Kukësit

Peter Pacult është zyrtarisht trajner i Kukësit. Austriaku 58-vjeçar u prezantua para mediave nga presidenti Safet Gjici, si pasuesi i Mladen Milinkovic, i larguar nga detyra për rezultate të dobëta. Sipas Gjicit, Pacult është trajner me CV të pasur dhe do të ketë si objektiv mbrojtjen e titullit dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa austriaku në fjalën e tij theksoi se shpreson t’i arrijë objektivat e këruar nga presidenti Gjici. Ai shtoi gjithashtu se skuadra e Kukësit ka nevojë për të paktën dy lojtarë gjatë merkatos së janarit. Mësohet se Pacult ka firmosur për 1 vit e gjysmë.

Dita e prezantimeve të mëdha te Kukësi, përveç trajnerit solli një tjetër risi, atë të drejtorit të ri sportiv. Bëhet fjalë për një emër të njohur të futbollit shqiptar, ish mesfushori Nderim Nexhipi. Por surprizat nuk përfunduan këtu, pasi kapiteni i skuadrës, Rrahman Hallaçi njoftoi hapjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij, ai emërohet zv/trajner i Kukësit, duke varur këpucët në goxhdë pas një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm si lojtar. Filliisht ishte Nexhipi ai që mori fjalën duke e pranuar se emrërimi në një post kaq të rëndësishëm e ngarkon me përgjegjësi.

“Dua të falënderoj presidentin që më dha mundësinë të kthehem në Superiore. Jam te klubi kampion dhe është përgjegjësi shumë e madhe. Eshtë një profil që kam dashur më dëshirë ta bej”.

Më pas ishte Hallaçi ai që dorëzoi shiritin dhe mori fjalën si numri 2 i skuadrës, tashmë nga stoli drejtues.

“Ishte koha të nisja një drejtim të ri, është mundësi e mirë për mua”.

Merkatoja sapo ka nisur dhe Kukësi do të synojë përforcime në disa reparte, këtë e siguron menaxheri i skuadrës, Naim Halili.

Në datën 4 Janar, Kukesi do të udhëtojë në ne Antalia per të zhvilluar fazen pergatitore dhe do të qëndrojë në Turqi deri në daten 16.

SuperSport

 

Comment

*