Automobilat me kambio automatike në Shqipëri, qysh në 1934?

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka ka botuar në Facebook një fotografi të rrallë të një reklame të viteve ’30 në Shqipëri.

Duke studiuar këtë reklamë, Plaka ngre pyetjen se a ka pasur Shqipëria automobila me kambio automatike që në vitin 1934?

Ndërkohë studiuesi bën edhe një historik të shkurtër të makinave në Europë dhe SHBA.tiranaobserver.al

Postimi i plotë i Armand Plakës:

Kete reklame per makina mund ta gjeje ne vitet 30 ne shume gazeta e revista shqiptare. Shitesi i autorizuar ( pasi ne ate kohe nuk kishte koncesionar) shihej se e kishte qendren ne Sarande e Durres.
Çmimi per kete lloj veture ne ate kohe kapte vleren e rreth 4700-5000 Franga, ndersa per kamionet REO “14” p.sh. deri ne 5900-6000 franga.
Interesant eshte fakti se qysh atehere, ne Shqiperi do mund te kene zbritur edhe makinat e para me kambio automatike (ne fakt, gjysemautomatike), çka edhe ne ditet e sotme perben nje opsion “shtese” te preferuar ne Europe e Shqiperi, duke ia rritur shpesh vleren automjeteve ne treg, te rinj apo te perdorur qofshin.
Ndersa ne SHBA raporti mes perdorimit te makinave me kambio automatike dhe atyre manuale eshte 9/1, ne kontinentin tone e aq me teper, ne Shqiperi, vijon te jete ndoshta komplet e kunderta, e jo thjesht e vetem per tradite besoj.
Marka REO (Ransom E. Olds ishte themeluesi qe ia nisi aktivitetit ne vitin 1905), per ata qe i kane pasion makinat e vjetra (oldtimer-at), merret vesh se pushoi se prodhuari makina, kamione e autobuse, ne vitet ’70, e kesisoj mbetet nje relike e cmuar ne historine e automobilave.
Nga informacionet e statistikat qe kam mundur te shoh, rezulton se aksesi tek keto makina ishte modest, por makinat amerikane (FORD, Chrysler, Chevrolet etj) depertonin masivisht ne krahasim me FIAT-in e markat e tjera europiane.
Me pas u shtuan ne qarkullim makinat e tipeve italiane FIAT, duke e zbehur pranine e markave amerikane. Sipas nje raporti, deri në vitin 1938, në Shqipëri ekzistonin 404 makina për përdorim personal, 124 autobuzë dhe 442 kamionë.
Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. FIAT-i, sikurse Volksëagen ne Gjermani, kishte objektiv te perhapej gjeresisht ne Shqiperi, e kesisoj ta shfrytezonte (dmth ta monopolizonte) teresisht tregun shqiptar, por mbeti sidoqofte i paplotesuar si objektiv per arsye qe dihen e qe nuk lidhen vetem me luften me shume sa me ate qe ndodhi pas Luftes.

Automobilat me kambio automatike ne Shqiperi qysh ne 1934 c Automobilat me kambio automatike ne Shqiperi qysh ne 1934 b Automobilat me kambio automatike ne Shqiperi qysh ne 1934 a Automobilat me kambio automatike ne Shqiperi qysh ne 1934

Comment

*