Autoritetet franceze sot vendosin për Haradinajn

Prishtinë, 12 janar 2017 – Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pritet të dalë sërish para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse ai do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka shfaqur bindjen se ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, sot do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe marrjes së vendimit përfundimtar të gjykatës, raporton KTV.

Kuvendi i Komunës së Gjakovës do të mbajë sor një seancë të jashtëzakonshme për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Në fund të seancës, Kuvendi i Komunës së Gjakovës pritet të votojë një deklaratë të përbashkët. (r.m.)

Comment

*