Av.Meçi: Klienti im Shullazi nuk ka kritere për regjimin 41-biss (pdf)

Avokati Vladimir Meçi i tha gazetës “Illyria” se do ta kundërshtojnë të hënën vendosjen në regjimin 41-biss të klientit të tij Emiljano Shullazi. Ky regjim izolon plotësisht të dënuarit e botës së krimit.

CamScanner 08-01-2020 17.28.09

 

DEKLARATE
Ne prag te festes se Kurban Bajramit, ndersa shenohej mbyllja e vitit gjyqesor, kur gjyqtare e prokurore largohen me pushimet e muajit gusht, ministrja e Drejtesise, drejtuesi i SPAK-ut dhe ministri i Brendeshem, komunikuan gjithe pompozitet fillimin e funksionimit te ligjit Nr. 108/2018 “ Per nje shtese ne ligjin Nr.8328, date 16.04.1998 “ Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”, ose sic njihet ndryshe ligji per Regjimin e Posaçëm në Burgjet e Sigurisë së Lartë, të ashtuquajturin Regjimi 41-Bis.
Ne fjalen e saj ministrja e Drejtesise theksoi se zbatimi i ketij ligji “është një tregues i qartë i vullnetit të qeverisë për të intensifikuar me vendosmëri luftën e institucioneve shqiptare kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale, si edhe organizatave apo elementëve terroristë“ dhe nuk mungoi te thote se “Përfshirja në këtë rregjim të subjekteve të cilët paraqesin rrezikshmëri të lartë do të shërbejë gjithashtu për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale të subjekteve që ndodhen aktualisht në burgje”.
Ajo qe ishte e papritura ne fjalen e ministres, ishte vendimi i marre prej saj, per fillimin e zbatimit te ketij regjimi ishin perzgjedhur 7 subjekte, nder te cilet pese prej tyre jane Emiljano Shullazi dhe kater te pandehurit e tjere, te cilet vazhdojne te gjykohen ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Nder dhjetra apo qindra te denuar per krime te renda edhe si pjestare te grupeve apo organizatave kriminale apo terroriste, ishte zgjedhur pikerisht Emiljano Shullazi, procesi kunder te cilit, ka qene nje nder ceshtjet qe ne keto vitet e fundit ka terhequr vemendjen e opinionit publik, i shoqeruar me zhurme dhe deklarata publike nga nga te gjitha anet, te cilat e kane servirur ate si “fajtor”, dhe si nder “perfaqsuesit me te spikatur te krimit”, si kur ceshtja gjykohej ne shkalle te pare, ashtu edhe nderkohe qe vijon shqyrtimi ne apel.
Ka mbi 20 muaj qe ceshtja ndodhet ne Gjykaten e Apelit dhe shqyrtimi i saj nuk ka perfunduar ende, dhe kjo sepse organet gjyqesore, nuk jane ne gjendje te sigurojne dhe garantojne, te vetmen gje qe Emiljano Shullazi kerkon: nje gjykim te drejte, te paaneshem dhe objektiv.
E pikerisht, ne nje moment te tille, ne vemendje te opinionit publik serviret perseri emri i Emiljano Shullazit me vendimin e ministres se Drejtesise per aplikimin ndaj tij te regjimit 41-Bis!
Ne kushtet kur kronika e lajmeve eshte e mbushur me raste vrasjesh, grabitjesh, trafiqesh te ndryshme dhe kur korrupsioni lulezon sheshit duke filluar nga maja e pushtetit, SPAK-u per te mbuluar impotencen dhe deshtimin e tij ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, sebashku me nje ministri Drejtesie te pergjumur, ndermerr kete operacion propagandistik, per te bindur opinionin publik brenda dhe jashte vendit, se korrupsioni dhe krimi i organizuar po luftohet: ja po aplikojme regjimin 41-Bis ndaj Emiljano Shullazit, paçka se ky i fundit, me nje gjykate te paanshme, te drejte dhe objektive, mund te deklarohet i pafajshem per akuzat e montuara nga ish prokuroria e krimeve te renda!
Por, ky vendim “si nje makiazh propagandistik”, nuk i mbulon dot “zgavrat” ne fytyren e drejtesise se re, as deshtimin e te gjitha institucioneve pergjegjese ne luften kunder krimit te organizuar, as paaftesine e Struktures se Posacme Anti Korrupsion, as arrestimet e personave qe kane kaluar ne jeten tjeter apo arrestimin e shurdhmemecit bazuar ne komunikimet e tij telefonike me zerin e tij te munguar, etj.etj.
Ne cilesine e avokatit, gjithmone ne opozite me te gjithe ata qe shtremberojne apo dhunojne parimet e procesit penal dhe te drejtat e individit, te garantuara me Aktet Nderkombetare, me Kushtetute dhe me ligj, jo rralle jam ndeshur me mungesen e integritetit moral, paaftesine profesionale te prokuroreve apo edhe te gjyqtareve te ish Prokurorise e Gjykates se Krimeve te Renda e sot te Prokurorise e Gjykates se Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Jane te njejtet, vec kane ndryshuar emertim apo sic shprehet nje koleg: “eshte i njejti ekip futbolli, ai i Lushnjes, por ka veshur fanellat e Real Madridit”. E ketu jam dakord me konstatimin e anetarit te nderuar te ONM-se, z.Theo Jacobs.
Ne lidhje me klientin tim, Emiljano Shullazi, ai i eshte servirur opinionit publik si “maja e krimit te organizuar”, e ceshtja kunder tij, u propagandua si “ceshtje flamur” dhe sukses i luftes kunder krimit. Po ne fakt gjithcka ishte propagande, reklame. E, kur ceshtja rrezikoi te deshtonte, ne seancat e fundit gjyqesore, pasi ishte e mbarsur me manipulime e fallsifikime, ish Ministri i Brendshem, qe kishte marre “shpaten” ne luften kunder krimit, angazhoi 100-150 forca policie, te cilet ne tri seancat e fundit gjyqesore, rrethuan gjykaten, zaptuan me snajpere lartesite, per te krijuar idene se kishim te benim me nje grup kriminal qe po organizonte “grusht shteti” kunder gjykates, me elemente te rrezikshem kriminale, qe do te sulmonin gjykaten nga brenda dhe nga jashte godines. U njoftuan per kete edhe perfaqesite diplomatike te akredituara ne Tirane, te cilat derguan perfaqsuesit e tyre ne salle, te cilet me siguri kane mbetur goje hapur, kur kane pare se ne salle ishin vetem avokatet, gazetare te kronikes, prokuroret dhe trupi gjykues! Nuk mjaftoi kjo, por nje nga prokuroret, inskenoi largimin e tij nga ceshtja, per “arsye shendetesore”, dhe, cfare ndodhi me pas ne Prokurorine e Krimeve te Renda, te gjithe e kane mesuar nga mediat.
Grupi prej kater prokuroresh beri nje perfaqsim te dobet dhe konfuz te akuzes, perpjekja e tyre per t’u servirur si “sejmene” te pushtetit, meqenese ndodheshin perpara procesit te Vettingut, duke menduar qe kjo do ti ndihmonte, rezultoi e pasuksesshme. Dy prej tyre u rrezuan duke u larguar perfundimisht nga sistemi dhe dy te tjere jane ende duke u perpelitur.
Historia vazhdon te perseritet me vendimin per zbatimin e regjimit 41-bis per Emiljano Shullazin. Me propagandimin e ketij vendimi, si SPAK-u ashtu dhe ministrja e Drejtesise, nderhyjne haptazi ne vendim marrjen e gjykates se apelit qe ka ne shqyrtim ceshtjen, duke krijuar ate paragjykim te rrezikshem qe e ka shoqeruar procesin qysh ne fillimet e tij. Zgjedhja e Emiljano Shullazit eshte selektive, ne dhunim te parimit te “prezumimit te pafajsise”, pasi ai dhe te pandehurit e tjere ne te njejten ceshtje me te, nuk jane denuar ende me nje vendim te formes se prere, ndonese deshira e dikujt mund te jete e madhe qe ai te denohet. Ndoshta edhe ky vendim i sherben realizimit te kesaj deshire!
Vendimi per zbatimin e regjimit 41-bis per Emiljano Shullazin, nuk na u vu ne dispozicion edhe pse do te ishte korrekte qe perpara se t’u komunikohej mediave, tu jepej te interesuarve. Por sic theksova ne fillim ajo qe u intereson ketyre institucioneve eshte “aksioni propagandistik”!
Sot paradite, ne daten 01.08.2020, nga personeli i IEVP “Jordan Misja” m’u komunikua se eshte vene ne ekzekutim Urdheri Nr.253, date 28.07.2020 i Ministres se Drejtesise “Per vendosjen ne Rregjimin e Posacem te Ushtrimit te te Drejtave ne Burgun e Sigurise se Larte per te Paraburgosurin Emiljano Shullazi” si dhe mu dorezua nje kopje e ketij urdheri.
Si nje urdher i kundraligjshem, arbitrar dhe abuziv, do ta kundershtojme ate, qe diten e hene ne daten 03.08.2020 ne Gjykaten e Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi Emiljano Shullazi dhe kater te bashketepandehurit me te, nuk i permbushin kriteret per te qene subjekte te ligjit per Regjimin e Posaçëm në Burgjet e Sigurisë së Lartë!
Urdheri ne fjale eshte i paarsyetuar dhe i paargumentuar. Arsyet e izolimit te Emiljano Shullazi fshihen pas emertimeve te shkresave, pa u treguar permbajtja e tyre, pasi sic cilesohet ne urdher ato jane te klasifikuara “sekret”.
Po citoj vetem nje pasazh nga urdheri i Ministres : “Gjithashtu jane administruar te dhena dhe informacione te vendosura nga agjensite e tjera ligjzbatuese, te cilat referojne qe subjekti mban komunikime/kontakte me organizaten kriminale ku ben pjese dhe me organizata te tjera, si dhe me te paraburgosurit e tjere, te cilet i perkasin se njejtes organizate dhe organizatave te tjera, me te cilat bashkepunojne”!
E cuditeshme! SPAK-u qe ben propozimin ka dijeni per organizata te tjera kriminale, por nuk ka filluar asnje procedim ndaj tyre, pasi mjafton vetem krijimi dhe ekzistenca e tyre per tu proceduar penalisht!
Asgje nga sa referohet ne urdherin e ministres se Drejtesise nuk eshte e vertete per Emiljano Shullazin! Do ta vertetojme kete perpara gjykates ne ankimin qe do te paraqesim diten e hene, te cilin do tia bejme me dije opinionit publik por dhe perfaqsive diplomatike te huaja te akredituara ne Tirane.
Faleminderit!

Av.Vladimir Meçi

Mbrojtes i E.Shullazit
Tirane, me 01.08 .2020

Comment

*