Avionit rusë “MIG”, shumë shpejt në Serbi

Beograd, 16 qershor 2017 – Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, ka deklaruar se avionët luftarakë rusë të tipit “MIG” do të jenë shumë shpjet në Serbi, transmeton Koha.net.

Gjorgjeviq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse avionët luftarakë rusë do të jenë në Serbi më 28 qershor, në ditën kur edhe një fabrike a armatimit në Uzhicë, në televizionin publik të Serbisë ka shtuar se deri më tash ka thënë se avionët do të arrijnë me kohë, ndërsa ka saktësuar se “arritja me kohë e avionëve është shpejt, shumë shpejt”.

Duke komentuar shqetësimin e SHBA-së për qendrën ruse në Nish, Gjorgjeviq ka thënë se Serbia është ushtarakisht neutrale.

Gjorgjeviq ka rikujtuar se Serbia nga shitja e armatimit sivjet prite të marrë mbi 1 miliard dollarë. (r.m.)

Comment

*