Avni Arifi emërohet përfaqësues i Qeverisë në negociatat me Serbinë

Prishtinë, 12 janar 2018 – Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, të jetë përfaqësues i Qeverisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se emërimi i Arifit u bë me kërkesë të Bashkimit Evropian.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë – Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga Presidenti Hashim Thaçi. Është kërkuar nga Qeveria e vendit që të emërojë një shef të negociatave, që do të ishte në gjendje ta përcjellë rrjedhën me vendimmarrësit politikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se për një vendim të tillë është konsultuar edhe me partnerët e koalicionit.

Ai ka thënë se ka ardhur koha për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. (r.m.)

Comment

*