Avokati Arianit Koci akreditohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë, 13 mars 2018 – Avokati Arianit Koci tashmë ndodhet në listën e avokatëve që Gjykata Speciale në Hagë i ka akredituar për mbrojtjen e të akuzuarve që do të gjykohen në këtë gjykatë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Speciale u kishte bërë thirrje avokatëve të interesuar për mbrojten e të akuzuarve apo të viktimave që të paraqiten për akreditim.

Akreditimi i avokatëve është bërë ndonëse ende nuk janë publikuar emrat e personave tqë do të ballafaqohen me drejtësinë në këtë gjykatë.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Avis Benes, kanë deklaruar se aktakuzat janë në fazën e hartimit, por nuk kanë dhënë ndonjë kohë kur ato mund të ngriten. Por, në medie ka pasur raportime se aktakuzat e parë do të ngriteshin qysh në fillim të vitit.

Në muajin janar, mu në kohën ishte parashikuar të ngriteshin aktakuzat e para, ka ndodhur diçka krejt e papritur. Kryeprokurori David Schëendiman ka njoftuar se në fund të muajit mars do të largohet nga kjo pozitë. Tani barra e ngritjes së aktakuzave do të bie mbi Kryeprokurorin e ri, i cili pritet të emërohet nga Bashkimi Evropian.

David Schëendiman, i cili do ta lë këtë detyrë në fund të këtij muaji, ka siguruar se kryeprokurori që do ta zëvendësojë atë do ta vazhdojë punën ku ai e ka lënë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se kur mund të ngriten aktakuzat e para të Prokurorisë së Specializuar. (r.m.)

Comment

*