Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve për bashkimet familjare të shtetasve amerikanë

Çështje të  Emigracionit

Pyetje :

 A mund ta kthej vëllanë tim sërish në SHBA? Ai kishte green card, por shkoi në Shqipëri tre vjet më parë kur babai ynë ishte i sëmurë dhe nuk u kthye dot brenda afatit të caktuar. Unë  vetë kam shtetësi amerikane.

 BT

Astoria, NY

 

Përgjigje:

  Green card-a nuk konsiderohet më e vlefshme për rihyrje, nëse individi ka qenë jashtë Shteteve të Bashkuara për më shumë se një vit. Nëse një person me banim të përhershëm ka ndërmend të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë, ai duhet të aplikojë për leje  rihyrje përpara se të largohet nga SHBA. Nëse personi planifikon një udhëtim të shkurtër dhe pastaj ndodh diçka e papritur që e detyron të qëndrojë më gjatë, do t’i duhet të dëshmojë se nuk e ka braktisur vendbanimin e tij të përhershëm në SHBA. Nëse ka mbetur  në Shqipëri për një vit ose më shumë, ai mund të aplikojë në Ambasadën Amerikane për një vizë të veçantë. Kur hyn në aeroport ose në çdo pikë tjetër të hyrjes në SHBA , ai duhet të bindë inspektorin e Emigracionit që ai nuk e braktisi vendbanimin e tij . Dëshmi të tilla si pronësia e pronës në SHBA, familja, llogaritë bankare dhe lidhjet e tjera mund të jenë të dobishme.

 

Pyetje:

Kam ardhur në SHBA si student në vitin 2013. Nuk munda të gjeja një sponsor për një vizë pune, dhe nuk u ktheva në vendin tim. Statusi im i emigracionit ka skaduar. Gruaja ime ka green card dhe ajo bëri kërkesë për mua. Ajo mund të aplikojë për t’u bërë shtetase amerikane për 8 muaj. A jam i lejuar të punoj legalisht?

 AB

 

Përgjigje:

Për fat të keq, ju nuk mund të bëni  kërkesë për autorizim punësimi derisa gruaja juaj të bëhet shtetase amerikane. Aplikimi që gruaja jote paraqiti i përgjigjet Formulari I-130. Kur ajo të bëhet shtetase, ju hyni ne kategorinë e parë të bashkimeve familjare si bashkëshorti i shtetases amerikane. Tani për tani, rasti juaj është në kategorinë e preferencës F2A (Bashkëshortët dhe fëmijët e banorëve të përhershëm). Statusi me I-130 nuk u jep ndonjë përfitime nga emigracioni. Thjesht u ve në radhë për kategorinë e preferencave. Një person mund të marrë green card ( të rregullojë statusin) në SHBA nëpërmjet martesës me një banor të përhershëm të ligjshëm vetëm nëse ai ka patur status ligjor gjatë gjithë periudhës që ai ka qenë në SHBA.

Në situatën tuaj të tanishme, kur  ju keni dalë nga statusi dhe gruaja juaj nuk është shtetase, ju duhet të largoheni nga SHBA dhe të merreni vizën e emigrantit në një konsullatë jashtë vendit. Pastaj duhet të kaloni pasojat e tejkalimit të vizës tuaj. Duhet ta bindni zyrtarin e emigracionit se për gruan tuaj do të ketë vështirësi ekstreme, nëse nuk ju lejoheni të rihyni në SHBA. Kur gruaja jote bëhet shtetase amerikane, ndryshon puna. Ju mund të paraqisni aplikimin për të rregulluar statusin (Formulari I-485) si dhe kërkesën  për Autorizim Punësimi (Formulari I-765).

Ky është hapi  i parë drejt statusit tuaj ligjor. Ju mund të aplikoni për autorizim punësimi sapo të gëzoni të  drejtën për green card kur gruaja juaj të bëhet shtetase amerikane. Kur ajo të bëhet shtetase, rasti shndërrohet në një kërkesë e shtetasit amerikan per bashkëshortin/en e huaj. 

Do të lejoheni të punoni gjatë kohës që jeni duke pritur që I-485 të përpunohet dhe të caktohet për intervistë.

 

Letër.

Unë jam e martuar me një shtetas amerikan dhe kam pasur  kartë të gjelbër për tre vjet. Aplikova për shtetase amerikane. Nëse bashkëshorti im dhe unë ndahemi, a do të ndikojë në mundësinë time për t’u bërë qytetare amerikane?

 JD

Huntington, NY

 

Përgjigje:

 Nëse ju dhe burri juaj do të divorcoheni, do t’ju duhet pesë vjet qëndrimi të përhershëm (dmth me green card)për t’u kualifikuar për t’u bërë shtetase amerikane . Për t’u kualifikuar për natyralizim pas vetëm tre vjet qëndrimi bazuar në martesë me një shtetas amerikan, duhet të keni qenë emartuar dhe jetoni me atë shtetas për tre vjet.

 Letër:

Unë jam banor i përhershëm i SHBA. U martova me një grua në Shqipëri në gushtin e kaluar dhe unë mezi pres që ta sjell  këtu . A duhet të paraqes peticionin për të tani apo të pres derisa të bëhem shtetas?

 BR

Camden, NJ

 

Ju mund të paraqisni aplikimin për të tani dhe pastaj ta “freskoni” atë kur të naturalizoheni dmth  kur të bëheni shtetas amerikan

 Lexuesit  mund të gjejnë gjithashtu informacion shtesë  në faqen e internetit te Emigracionit (USCIS) në www.uscis.gov ose në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara (DOS) në www.travel.state.gov/

 Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar dhe emigrantët me informacion që të kërkojnë ndihmë të pavarur.

Inkurajojmë pyetjet tuaja. Ne ju falënderojmë për komentet dhe pyetjet tuaja të vazhdueshme dhe ne do të përpiqemi t’u përgjigjem sa më shumë prej tyre në të ardhmen. I Ftojmë  ato në adresën tonë e-mail tek [email protected]

3 Responses to “Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve për bashkimet familjare të shtetasve amerikanë”

Read below or add a comment...

  1. Julian says:

    Mirdita. Jam martuar me nje shtetase americane. E kam mare green Cardin per dy vjet. Dhe gjat ktyne dy vjetesh kam pasur shum probleme me kte shtetasen Durham bashkeshorten. E ka liken e keqe dhe sa here pije me nxjerr perjashta ne rruge. Rrogen e depositoj ne banke te perbashket por ajo e trasferimento te gjo then ne nje conto tjeter. Po ti them ndonjeher gje që me abusing menderisht dhe me ben presjon se Po te ndahem i do me dergojn ne shiperi. Kam kerkuar ndime ne polici dhe me Rhône se te posh alkol nuk esht Kein. Ne dy vjet me la bere mbi 6-7 urdherin protection dhe pastaj i heq. Me ka cuar dy here ne burg dhe pass I del pika shkon me gjykate thot sme beri gje. Tani ne mars me skadian documentary dhe emigrimi me ka derguar nje Peter duke thene se ma kam shtyre kushtin dhe nje vit tjeter. Some thene dhe nje vit te vras veten duke situar kte që me perdor ne shtepi si skllav. Rrogen e mere te terme e skam ku te mbytem. Dikur ti drejtohem ndonjeher Avocati o ku ta dij. Dhe ka calura nje musk nga scadono i green card it as ate per nje mush sma kam sjell.
    Nese kjo me kerkoj divorcing mia ma heqin fare green Cardin app skam faj un që amerikanja don te ndahem? Nuk dij ku te perplasem e te kerkoj ndime. Vetem Po mbaj a shprese se pas dy vjetesh ma heqin kushtin dhe jam i lore te punoj e Cronin jete te qete vet. Ne emigracjon Kur djath shenjat e gishtave ajo oficeri a e emigrimit me tha se per mendimin tim do e martedì direkt per 10 vjet dhe do te thirr se sje me kusht. E nese te vjen per 1 vit pas 5-6 muajsh bej kerkuar te heqesh kushtin.
    Me thoni ndonjeher gje aman per kte tasting tim se Po Liam mendsh

    • Raimonda says:

      Pershendetje Av. Kieran
      Te falenderoj per te gjitha sqarimet e gadishmerine tuaj. Kam edhe une nje problem : Bashkeshorti ka perfituar lotorine amerikane dhe une si bashkeshortja e djali kemi perfituar nga kjo, ku kemi shkuar ne Sh.B.A dhe jemi paisur me green card.
      Ne trungun tim familjar eshte edhe vajza por ne kohen qe ne perfituan lotorine ajo ishte mbi 21 vjece. Theksoj se vajza eshte e pamartuar.
      Kemi paraqitur dokumentacionin per te bere bashkim familjar me vajzen, por sipas buletinit te vizave une duhet te pres 5 ose 7 vjet te bashkohem me vajzen ne amerike.
      Kjo ne si familje na duket e padrejte pasi si eshte mundur qe nuk ka ndonje prioritet per keto femije, pse duhet qe familja ime te jete e ndare. Per kete fakt ne si familje jemi shume te shqetesuar e nuk dime ku te gjejme nje zgjidhje.
      Ju lutem nese eshte e mundur te na ndihmoni qe te gjejme nje zgjidhje.
      Mbetem ne pritje te sqarimeve tuaja.

  2. Xhulioo says:

    Pershendetje Z.Avokat
    Gruaja ime ka shtetesi amerikane dhe do tme beje bashkimin familjar dmth mua te lutem mund te me thuash se sa kohe zgjat ky proces
    Ju faleminderit.

Comment

*