AXOS mund t’ia marrë Kosovës deri në 400 milionë euro

Prishtinë, 8 janar 2017 – Kompania gjermane “Axos Capital” e ka paditur Qeverinë e Kosovës, së cilës i kërkon dëmshpërblim për dështimin e ofertës së saj për ta blerë Telekomin e Kosovës.

Sipas “Global Telecoms Bussines”, një kompani e investimeve gjermane që është penguar të blejë Telekomin e Kosovës në vitin 2013 është në kërkim të kompensimit deri në 400 milionë euro (419 milionë dollarë amerikanë) në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit.

Reuters ka raportuar se shuma prej 200-400 milionë eurosh përbën 10-20 për qind të buxhetit të Kosovës për vitin 2017.

Kuvendi i Kosovës e kishte bllokuar shitjen e Telekomit të Kosovës (PTK) kompanisë gjermane ACP Axos Capital për 277 milionë euro në vitin 2013.

Javën e kaluar një gjykatë ndërkombëtare e arbitrimit e ka urdhëruar firmën shtetërore të Telekomit t’ia paguajë 29.6 milionë euro ofruesit të shërbimeve të telefonisë celulare “Z-Mobile”, për shkak të shkeljes së kontratës.

Pasi arriti në 1 miliardë euro, Telekomi i Kosovës vitin e kaluar ra 63 për qind në 600 milionë euro. Kjo tani e bën atë një kompani me humbje.

Telekomi i Kosovës është më i madhi sa i përket telefonisë mobile të vendit, që përbën reth 54 për qind të tregut.

“Global Telecoms Bussines” në fund të tekstit shkruan edhe një prapavijë për Kosovën.

“Kosova është njëra nga vendet më të varfëra në Europë. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë. Ajo ka qëndruar ekonomikisht  vetëm në saje të investimeve të huaja për nëntë vjet, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të tërheqë  më shumë investime të huaja dhe as ta luftojë korrupsionin dhe varfërinë”, shkruan GTB, , transmeton Gazeta Express. (r.m.)

Comment

*