Bajram Haxhiu patriot,luftëtar,partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës

Bajram Haxhiu lindi më 3 Maj 1887 në Lushnjë dhe u nda nga jeta më 11 Gusht 1972, patriot luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës.Bajrami vazhdoi shkollen e mesme turqisht, ndërsa shkrim e këndim shqip ka mësuar vet, si shume njerëz të tjerë të këtij fisi. Bajrami mori pjesë gjërësisht në Demonstraten e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane. Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve. Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë. Përkrahu qeverine e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, u ngrit kundër tyre dhe synimeve shoviniste. Pasi e kapën, e internuan në Shkodër bashkë me pjesëmarrës të tjerë të lëvizjes. Pas Luftës së Madhe, u kthye në vendlidnje, ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve të Konferencës së Parisit për copetimin e Shqipërisë. Pavarësia e Shqipërisë qe tronditur shume nga shtetet ndërluftuese si dhe qendrimi i vendeve fqinje. Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun. Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses te tij. Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu. Ai luajti nje rol shumë të rendësishem në letërkembimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera. Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike, ai mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe në LANÇ 1939-1944, gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva.Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu.

Comment

*