Bajrami: Mocioni i votëbesimit të qeverisë dorëzxohet javën e ardhshme

Prishtinë, 14 prill 2017 – Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën Valdete Bajrami, ka deklaruar se nënshkrimi i kërkesës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe se mocioni pritet të dërgohet në Kuvend javën tjetër.

“E kemi inicuar mocionin. Po presim deri në fund të javës së ardhshme ta procedojmë në Kuvend”, ka thënë ajo , pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Mocionin e votëbesimit të qeverisë e ka inicuar javën e kaluar kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Në fillim të kësaj jave, Valdete Bajrami ka njoftuar se partitë opozitare kanë filluar punën në hartimin e tekstit të mocionit. (r.m.)

Comment

*