Bajrush Morina do të dëgjohet në polici pas deklaratës rreth vrasjes së Enver Malokut

Prishtinë, 11 jana 2018 – Gazetari Bajrush Morina, me një postim në profilin e tij në Facebook, ku thotë se e di se kush e ka vrarë Enver Malokun, ka shkaktuar reagime të shumta publike, por edhe ka lëvizur nga vendi edhe organet e ndjekjes.

Në 19-vjetorin e vrasjes së gazetarit e fuksionarit të LDK-së, Enver Malokut, Morina ka lënë të kuptohet se i dyshuar për këtë vrasje është një deputet aktual i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

“Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!”, ka shkruar Morina në profilin e tij në Facebook.

Ai nuk ka treguar se për kënd bëhet fjaslë në postim, por pas reagimeve të Facebook, ai ka thënë se i dyshuari nuk është deputet “as i LDK-së dhe as i Vetëvendosjes”.

Për shkak të kësaj deklarate, Bajrush Morina mund të intervistohet të premten nga Policia e Kosovës.

Kështu ka paralajmëruar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku, në një prononcim për kallxo.com

“Sot vonë e kemi pa deklaratën e zotëri Morinës dhe nesër do të autorizojmë policinë që ta dëgjojë Bajrush Morinën se kush është ai deputet dhe gruaja e tij”, ka thënë kryeprokurori Millaku. (r.m.)

Comment

*