Bakija: Institucionet duhet t’u ofrojnë siguri investitorëve

Prishtinë, 15 prill 2018 – “Institucionet e vendit duhet të krijojnë oferta atraktive për investime të jashtme, siguri të konkurrencës së drejtë dhe luftim të informalitetit, për të rritur shkallën e punësimit”,  ka thënë Jetmir Bakija, hulumtues i politikave sociale në organizatën “Demokracia Plus”, në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”.

Ai ka thënë se ofertat e mira për investitorë të jashtëm, siguria e investimeve, energjia e qëndrueshme, politikat e arsimit sipas kërkesës së tregut të tashëm dhe atij që parashikohet në të ardhmen si edhe luftimi i korrupsionit në gjitha nivelet  janë parakushte për ndryshimin e trendit negativ të gjendjes sociale dhe ekonomike.

Bakija ka thënë se po të kishte seriozitet më të madh të Qeverisë, asetet si Telekomi apo “Trepça” do të mund të kishin ndikim të madh në punësim.

Sipas tij, privatizimi i Brezovicës apo tërheqja e investimeve për një resort dimëror do të mund të ndikonte pozitivisht në punësim.  (r.m.)

Comment

*