Baliq: Më shkarkuan bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit

Prishtinë, 22 janar 2018 – Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliqi, i cili u shkarkua sot nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ai u shkarkua nga “bashkëpunëtorë” të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Baliq, pjesëtar i komunitetit boshnjak, ka thënë se ata që janë ankuar për të nuk janë boshnjakë.

“Pohoj kategorikisht se, një, ata e flasin gjuhen maqedone-sllave dhe, dy, ata janë torbeshë dhe goranë”, ka thënë Baliqi, për Insajderin.

Ai ka thënë se ata që kanë kërkuar shkarkimin e tij kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte i akuzyuar për krime lufte në Kosovë.

“Ata që më akuzuan janë bashkëpunëtorë të Millosheviqit dhe bashkëpunëtorë të njohur të regjimit serb: Dzezair Murati, Usmen Baldzi, Rasim Demiri, Duda Balje, Cerim Bajrami”, ka shtuar ai.

Baliqi është zëvendësministri i dytë i shkarkuar në Qeverinë Haradinaj.

Në fund të vitit të kaluar, Haradinaj e kishte shkarkuar zëvendësministrin për Zhvillim Ekonomik, Fatir Berzati. Arsyet për shkarkimin e tij nuk janë dhënë.

Vetë Berzati  ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kryetarit të Partisë Gorane, Adem Hoxha dhe Listës Serbe. Por, drejtues të Partisë Gorane dhe të Listës Serbe kanë drejtuar akuza në adresë të Berzatit. (r.m.)

One Response to “Baliq: Më shkarkuan bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit”

Read below or add a comment...

  1. Sejdi Veseli says:

    Kujtojë, se këtë deklaratë të intelektualit boshnjak ,Numan Baliq, nuk duhet kuptuar si një kundër-akuzë, të hartuar vetëm e vetëm për qëllime të shfajësimit të vetës. Sepse ajo është diçka shumë më rëndësishme për të përgjithshmen tonë . Shkurt, ajo është një rrëfim i një të vërtete të hidhur, se është duke na u përsëritur historia, të cilën nuk po e shohin apo nuk po duanë ta shohin ata që marrin vendime!
    Do të ishte infantilizëm socio-politik dhe psikik, të presësh nga ata që i bëjnë homazhe të njëkohshme një luftëtari të lirisë, Jonuz Musliut dhe Oliver Ivanoviqi, një të dyshuari me bazë për krime lufte dhe të pas luftës ndaj popullatës shqiptare, që të mos t’i pengoi Numani.
    Numanin e njoh që para lufte, si një veprimtar të përkushtuar për vetëvendosjen e lirshme të popullatës boshnjake për të ardhmen e saj. Përveç kësaj, Numani është përpjekur, jo pak edhe në të mirë të kauzës shqiptare!
    Duhet theksuar, se krejt çfarë është biseduar me Numanin, asgjë nuk ka depërtuar aty, ku nuk duhej! Andaj edhe nuk është për t’u çuditur, se ish ata që e konsideronin kasapin Milloseviq prijës të tyre dhe ata që e vazhdojnë (jo haptas) ta kanë për zemër, Numanin me doemos e kanë halë në sy. Sepse, Ai, qysh me kohë e hodhi në koshin e plehrave politikën serbo-çetnike të idolit të tyre dhe luftoi dhe do të luftojë me aq sa edhe i lejojë mundësit!
    Sejdi Veseli [email protected]
    +377 44 137 463
    Prishtinë

Comment

*