Balla: Çadra e PD s’po flet më për votim elektronik

Deputeti i PS, Taulant Balla tha se në çadrën e PD nuk po flitet më për votim elektronik. Sipas Ballës kjo tregon qartë se ajo është ngritur për të bllokuar vettingun.

Në një postim në Facebook, Balla shkruan se bojkoti i komisionit te reformes zgjedhore, i  Parlamentit, ndoshta edhe i zgjedhjeve, jane instrumenta kunder reformes ne drejtesi per Berishen dhe alibi per humbjen e radhes per Bashen.

Duke u ndaluar tek votimi elektronik, Balla thotë se edhe Franca hoqi dorë nga votimi elektronik për shkak të rrezikut të ndërhyrjeve kibernetike.

Reagimi i Ballës në FB

Shqupi hyri ne cader gjoja per te kerkur votimin elektronik. Por tashme te gjithe e kane kuptuar se cadra u ngrit kunder vetingut dhe votimi elektronik tashme nuk permendet prej tyre. Edhe bojkoti i komisionit te reformes zgjedhore, me pas edhe i Parlamentit, ndoshta edhe i zgjedhjeve, jane instrumenta kunder reformes ne drejtesi per Berishen dhe alibi per humbjen e radhes per Bashen.

Duan te mbajne ne pune prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar, duke genjyer shqiptaret e papune.

Hajdeni ju o te papune te mblidhemi ne cader therret Lulzim Basha dhe Sali Berisha, se vetingu do na heqe nga puna ca miq tanet gjyqtare dhe prokurore te korruptuar.

Duan te sabotojne integrimin europian te Shqiperise, hapjen e negociatave, duke bllokuar vetingun, per hir te pazarit me ca gjyqtare dhe prokurore, ne dem te mundesive te reja qe afrimi me BE u jep shqiptareve.

Pse cadra nuk flet me per votimin elektronik?

Edhe Franca hoqi dore pak dite me pare nga votimi elektronik, per shkak te rrezikut te nderhyrjeve kibernetike.

Ne Maj dhe ne Qershor Franca ka zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Autoritetet franceze qe merren me organizimin e procesit zgjedhor kane vendosur te heqin dore nga votimi elektronik per shkak te rrezikut te nderhyrjeve kibernetike, duke u rikthyer ne format tradicionale te votimit.

Comment

*