Balla për kthimin e Ligjit për Teatrin: “Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri”

Tiranë, 11 tetor 2018 – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, që të kthejë sërisht për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Balla ka thënë se dekreti i Presidentit do të respektohet dhe Ligji do të shqyrtohet përsëri nga Kuvendi, siç është shprehur ai, “me qetësi dhe dashuri”.

“Presidenti e ka njoftuar pa na i sjellë ne, që do ta thotë ne do ta lexojmë menjëherë dhe sic përcakton procedura e sanksionuar qartë në kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi për shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjëgjë e madhe. Ne jemi seriozë në marrëdhënnie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”, ka deklaruar Balla, pas seancës plenare të Kuvendit. (r.m.)

Comment

*