Balla tregon Bashën me një foto: Larg qoftë të të kërkojmë dorëheqjen!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj me një foto akuzave të kreut të PD-së, Basha, i cili publikoi mbrëmë një foto të Blendi Klosit me një trafikant të kërkuar nga autoritetet italiane. Balla i kërkoi Bashës që të heqë dorë nga foto të tilla dhe nuk mund të shërbenin ato për akuza.

Balla: Nuk po i ikim dot një prirje tërësisht të gabuar e nisur nga kryetari i PD-së. Zt.Kryetar i PD-së, miqësisht po të them edhe si kryetar i grupit të PS hiq dorë nga historia e fotove sepse po fillove historinë e fotove, unë them se del shumë i humbur. Kam bërë një album me foto dhe çdo ditë do të të japë nga një.

Ky personi këtu quhet Flamur Bega. Ky personi është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste bomba mina me sahat. Pse mo Lulzim do të vij këtu dhe të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë? Ky takimi këtu është në takimin e PD-së në Shkodër.

Ky ka hyr në takim dhe pavarësisht se është anëtar i strukturave. Nuk them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këtë, apo me Arben Xibron i kapur me  kg kanabis. Të them unë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Larg qoftë të ta kërkojmë. Rri se je mirë aty. Ti i kërkove dorëheqjen e Klosit, unë të kërkoj dorëheqjen tënde tani?

Le ta impostojmë diskutimin për Kodin Zgjedhor. Fatkeqësisht, PD ka të njëjtin lexim si më 23 qershor. Keni thanë që fajin pse PD është në opozitë e ka populli. Mjaft i lexuat raportet për zgjedhjeve nga vrima e derës së hallit tuaj. Nuk lexohen raportet kështu. Hallin harrojeni se e zgjidhin raportet.

Edhe këto skenarët e bllokimit të kësaj foltores këtu janë hemorragji e problemeve të Partisë Demokratike. Një të enjte e bllokon grupi i Lulit, një të enjten tjetër grupi i Berishës. Shyqyr që nuk na hyri edhe grupi i Zhozefinës, se do e bllokonte edhe të enjten tjetër

Basha: Edi Rama i bashkoi gjithë qelbësirat

Basha: Ju jeni në ditën tuaj më të zezë, krekoseni si gjeli maj plehut. Jenin më këtë ditë se nuk mund të jenë asnjë ditë vetvetja. Kjo nuk është selfie, por darkë me Durim Keçin. Po nuk e ka fajin Blendi, madje as Vangjush Dako.

Arkitekti i kësaj pune është Edi Rama. I bashkoi të gjithë qelbësirat dhe kjo është fatura që paguajnë sot të gjithë, edhe anëtarët e partisë tuaj që dhunohen nga kriminelët, që jo thjesht bëni foto me ta.

/Ora News.tv/

Comment

*