Banka Botërore e mbështet sektorin e energjisë në Kosovë

Prishtinë, 28 mars 2017 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e ka shoqëruar delegacionin e drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore gjatë vizitës që i bënë ata sot termocentraleve “Kosova A” e “Kosova B”, Mihjes së Thëngjilllit në Sibovc dhe hapësirës ku planifikohet të ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”.

Gjatë vizitës, delegacioni i Bankës Botërore është njoftuar për gjendjen aktuale të kapaciteteve gjeneruese të energjisë, për operimin e tyre dhe për punën që është duke u bërë për të mbajtur ato në operim.

Minitri Stavileci e ka zhvilluar edhe një takim pune me delegacionin e bankës Botërore, të cilin e ka informuar me reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe për zhvillimin e sektorit të energjisë, për çka ka marrë mbështetje të plotë të tyre.

Delegacioni i Bankës Botërore po qëndron në vizitë dyditore në Kosovën për të diskutuar me Qeverinë e Kosovës dhe me palët e tjera të interesit mbi prioritetet zhvillimore të Kosovës e, veçanërisht, për rëndësinë e reformave në sektorin e energjisë dhe të integrimit në tregun rajonal të energjisë. (r.m.)

Comment

*