Banka Botërore i sugjeron Shqipërisë ta ulë borxhin publik

Uashington, 22 gusht 2019 – Shqipërisë do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që sigurojnë uljen e borxhit publik apo mbajtjen nën kontroll të deficitit.

Një dokument i Bankës Botërore që trajton rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor, vw nw pah se Shqipwria dhe Serbia janw kampionw nw rajon pwr borxhin publik.

Shqipëria ka rregullin kryesor që të ulë borxhin publik në nivelin 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky rregull plotësohet nga të tjera rregulla siç është ai për nivelin e deficitit që, në rast të një rritje 5 për qind të ekonomisë, nuk duhet të kalojë 2 për qind të PBB-së si dhe një tjetër rregull për shpenzimet korrente apo 0.7 për qindëshi që buxhetohet në kontigjenca. Ashtu siç ka një rregull për shpenzimet që nënvizon se deficiti për 3 mujorin e parë të vitit nuk mund të tejkalojë 30 për qind të defiçitit të planifikuar për gjithë vitin.

“Objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt këtij targeti. Që të bëhet progres i mirë do të duhet të bëhet më shumë sesa thjesht të zbatohet rregulli gjatë viteve. Nga ana tjetër rregulli mund të jetë shumë kërkues gjatë recesioneve që nuk janë aq të rënda sa për të anashkaluar klauzolat.

Analizat tregojnë se në disa vende përmbushja minimale me rregullin e deficitit nuk do ta ulë borxhin në nivele që konsiderohen të matura apo të kujdesshme. Shqipërisë do t’i duhet që të ketë një suficit prej 0.8 për qind të PBB-së çdo vit për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45 për qind deri në vitin 2025  çka është shumë më tepër sesa kërkohet nga rregulli i dificitit” thuhet në dokument, citon Monitor. (r.m.)

Comment

*