Banorët e Astirit protestuan përsëri, policia nuk lejoi bllokimin e rrugës

Tiranë, 12 tetor 2019 – Banorët e “Astirit”, në Tiranë, kanë protestuar përsëri të shtunën kundër projektit të Unazës së Re, realizimi i tëcilit nënkupton rrënimin e shtëpive dhe pronave të tyre, pa dëmshpërblim nga shteti.

Por, policia nuk ka lejuar që protestuesit të bllokojnë  rrugën. Forca të mëdha të policisë i kanë barrikaduar të dy anët e rrugës.

Pavarësisht kësaj protesta u zhvillua në trotuarin e njërës anë të rrugës. Një pjesë e tyre, kryesisht gra, i kishin lidhur bashkë duart me zingjirë, kurse disa prej tyre e kishin mbyllur edhe gojën. Ata  e kanë shprehur kështu, në mënyrë simbolike, protestën e tyre kundër arrestimit të banorëve të zonës qëpo protestojnë.

Pjesëmarrësit kanë thënë se do të jenë rezistojnë në mbrojtje të banesavedhe pronave të tyre dhe kanë kërkuar dëmshpërblim për objektet që do të shemben për të zbatuar projektin.

Të shtunën paradite, policia i ka arrestuar edhe 3 banorë të tjerë të Unazës së Re. Eduard Ferhat, 27 vjeç, Tomorr Gjata, 56 vjeç dhe Ruzhdi Daci, 54 vjeç, të tre banues në zonën e Astirit, akuzohen për bllokimin e rrugës “Teodor Keko”, gjatë protestës së të premtes.

Ky është rasti i dytë e arrestimit të banorëve të Unazës së Re. Pak ditë më parë u vunë në pranga 3 protestues të tjerë, të cilëve u vihen barrë të njëjtat akuza.

Partia Demokartike e ka cilësuar si provokim për banorët e zonës praninë kaq të madhe të policisë dhe për këtë e kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e policisë.

“I garantojë këta policë se do të mbajnë përgjegjësi. I përshëndes banorët që nuk pranuan gjakderdhjen. I përshëndes për vendimin e tyre stoik që nuk bien pre e provokimeve të Ramës për gjakderdhje. Turp për ata që sot nuk u dalin në mbështetje këtyre qytetarëve” ,ka thënë Balliu.

Ish deputeti Gent Strazimiri ka bërë të ditur se PD-ja ka paditur drejtuesit e policisë së Tiranës për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

“PD ka dorëzuar sot një padi kundër Policisë së Shtetit, e cila prej 350 ditësh po sillet si një bandë me banorët e Unazës së Re”, ka thënë Strazimiri.

Ish-deputetja Albana Vokshi e ka cilësuar si akt kriminal sjelljen e policisë edhe me gazetarët.

“Dhjetra policë me uniformë apo  të veshur civilë kanë kryer një akt tjetër të pashembullt, një akt që unë do ta konsideroja kriminal ndaj punonjësve të medias.

Ish-deputeti Balliu ka thënë se PD-ja do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë banorëve të Astirit,m gjatë protestave të tyre të ardhshme. (r.m.)

protesta3

protesta1protesta 2

balliu

Comment

*