Basha: Beteja e opozitës – ta largojë qeverinë Rama

Tiranë, 30 maj 2018  – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se opozita po lufton për rrëzimin e Qeverisë Rama dhe jo vetem të ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Beteja e opozitës nuk është vetëm kundër ministrit të Brendshëm, por për të larguar qeverinë që po e pengon integrimin e Shqipërisë në BE, vetëm për të mbrojtur Agron dhe Fatmir Xhafajn dhe për të liruar Tahirin”, ka deklaruar Basha, transmeton ATSH.

“Sot është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët që të kuptojmë se ka ardhur koha të flakim tutje këtë qeveri, sepse nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve, por interesat e mafies dhe që është pengesa për jetë më të mirë të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë europiane”, ka theksuar ai.

Kryetari i PD-së e ka bërë këtë deklaratë në Spitalin Ushtarak, ku e ka vizituar minatorin e plagosur në minierën e Bulqizës, Selim Zeneli.

Basha ka treguar se gjendja e minatorit duke e mirë dhe se mjekët kërkojnë t’i bëjnë një ekzaminim më të hollësishëm.

Ai ka thënë se ministri Damian Gjiknuri është përgjegjës për vdekjet e 40 minatorëve gjatë 5 vjetëve të qeverisjes socialiste.

“Aksidenti i djeshëm dhe plagosja e dy minatorëve në Bulqizë, vjen pas një sërë aksidentesh që kanë kushtuar jetë e 7 minatorëve në pak muaj. Katër minatorë kanë qenë bashkëqytetarë tanë dhe katër minatorë kanë qenë kinez, që kanë vdekur në pak muaj në minierat e Bulqizës. Këto janë faturat dhe kostot e korrupsionit qeveritar, të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeveri të Damian Gjiknurit të cilit i është mbyllur goja me milionat e minierës së kromit, i cili është përgjegjës kryesor për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve të qeverisjes socialite”, ka thënë Basha

“Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kjo duhet të ndalet dhe që të ndalet duhet t’i japim fund një qeverisjeje të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni. Ashtu, si krimi e ka marrë peng ministrin e Brendshëm që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani me Agron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn, ashtu mafia e kromit dhe mafia e lojërave të fatit, kanë marrë peng Arben Ahmetaj, Damina Gjiknuirin”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*