Basha e fton Ramën në debat publik

Tiranë, 2 tetor 2020 – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar në debat publik kryeministrin Edi Rama. Ai deklaroi në Syri Tv se është gati që të përballet në debat me Edi Ramën deri më 25 prill, kur do të jetë “dita e gjykimit nga zgjedhësit”.

“Prej 2006 e kam ftuar z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000. Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat” tha ai.

(Abcnews.al)

Comment

*