Basha: Edi Rama është në krye të një terrorizmi shtetëror

BASHKEBISEDIMI I PLOTE I KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA, ME GAZETARET

Mirëdita të nderuar gazetarë!

Para se të diskutojmë në detaje situatën e pandemisë, dua të dënoj maskaradën që po zhvillohet aktualisht në Parlament, ku ministrja e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Edi Ramës me koronavirusin.

Sot që flasim, vetëm sipas statistikave zyrtare, kemi 493 të vdekur, ditën e djeshme 6 të vdekur sipas statistikave zyrtare, të cilat siç e dini ju fare mirë dhe siç e di çdo shqiptar, nuk shfaqin ë vërtetën.

Ka disa mënyra se si fshihet e vërteta.

Unë vetë jam në dijeni të disa rasteve të rrethit të gjerë familjarë dhe rrethit miqësor, të personave të ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit, që kurrë nuk u raportuan si të tillë nga organet shtetërore.

Me disa prej jush, kemi ndarë të njëjtin shqetësim gjatë këtyre muajve. Nuk ka shqiptar që mos ta di, se një familje apo një familje tjetër, një i ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit, nuk është bërë kurrë pjesë e të dhënave zyrtare, me qëllim që ta mbajnë të ulët artificialisht, me qëllim që të gënjejnë numrin e vërtetë të viktimave.

E njëjta vlen edhe për personat e infektuar. Duke qenë se vendi ka një mungesë të theksuar kapacitetesh testuese, problemi më i madh që hasim sot njerëzit dhe që pastaj reflektohet në këtë gënjeshtër të statistikave është që, kur dikush ka simtoma dhe kërkon të bëjë testin, i duhet të presë tre, katër, pesë, gjashtë ditë për të bërë testin. Dhe të paktën dy, nganjëherë tre, katër ditë për të marrë përgjigjen. Ky është realiteti në Tiranë, edhe më keq jashtë Tirane.

Pra, nga momenti që dikush fillon dhe zhvillon simptomat e virusit të infektimit, deri në momentin kur i bëhet tamponi kalojnë minimalisht, katër, pesë deri në gjashtë ditë. Dhe të paktën tre ditë për të ardhur përgjigja. Në këtë mënyrë, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët, por edhe më keq se kaq përmasa e vërtet e infenksionit në Shqipëri mbahet e fshehtë.

Arsyeja se pse mbahet e fshehtë është sepse Edi Rama ka humbur kontrollin e situatës, sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Numri i lartë i infeksioneve që rriten nga dita në ditë, ka si shkak kryesor mosmarrjen e masave detektuese dhe parandaluese. Gënjehet pa pikën e turpit, me papërgjegjshmëri kriminale, kur thuhet e kundërta.

Fshihen pas sakrificës së mjekëve dhe të infermierëve, Edi Rama dhe Manastirliu, të tenderave sekretë, të cilët edhe sot që flasim, vazhdojnë të jenë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve në Europë.

Dhe kur nuk teston, natyrisht që nuk zbulon, nuk izolon, nuk ndërpret zinxhirin e infektimeve. Që do të thotë, sot me siguri numri në rritje  e infeksioneve dhe numri në rritje e viktimave, është në masë të madhe për shkak të Edi Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë.

Nëse paratë e shqiptarëve do kishin shkuar për të blerë më shumë teste në kohën e duhur atëherë kur jua kërkonim, atëherë nuk do të duhej të pritej siç pret sot pesë, gjashtë deri në nëntë ditë qytetari për t’u testuar dhe për të marrë rezultat.

Nuk do të duhej një kohë kaq e gjatë për të izoluar kontaktet e infektuara, dhe në këtë mënyrë infeksioni do të kontrollohej, nuk do të përhapej në këto përmasa që po përhapet. E lehtë t’ia japësh përgjegjësinë qytetarit. E lehtë të fshihesh pas maskës dhe pas gjobave për maska. E lehtë t’ju thurësh poezi mjekëve që vazhdojnë të humbasin jetën në krye të detyrës, kur vetë nuk ke bërë asgjë, s’ke marrë asnjë masë, përkundrazi vazhdon të paguash mafies, Elda. Mafies së inceneratorëve i kanë paguar 565 mijë euro dje.

Po të shikoni, nëse është bërë gati tabela e Thesarit të Shtetit, ja ku e keni shumën në lekë. 565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave dje. Me 565 mijë euro, me një kosto mesatare të tamponëve të kitit prej 40 eurosh, mund të ishin bërë 14 mijë tamponime. 14 mijë tamponime me këto para që u kanë paguar dje, mafies së plehrave.

A e dini sa tamponime janë bërë dje?

Dëgjojeni pak se çfarë ndodh në Durrës. Dëgjojeni se çfarë thonë në Durrës dhe krahasojeni me mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës dhe të Manastirliut.

Kjo është e vërteta! As mashtrimet e Edi Ramës, as mashtrimet e Manastirliut. Ky është një mjek që flet. Dhe ky është realiteti në të gjithë vendin.

Shikoni, Durrësi kishte nevojë për 60 tamponë thotë dhe sollën 15. Mbetën afro 50 për sot. Sot kishim nevojë për 100, sollën 23.

Kaq tamponë ka çuar Edi Rama dhe Manastirliu, hajdutët e tenderave sekret. Prandaj jemi në këtë pikë sot.

Ja ku e keni grafikun edhe një herë të numrit të testeve për 1 milion banorë.

Shikojeni ku renditet Shqipëria.

Shikojeni Shqipërinë.

Ky është numri i testeve për banorë, më i ulëti në Europë. Një test për 25 banorë.

Shikojeni sa e kanë të tjerët. S’po flas për Gjermaninë, një test për 4 banorë. Shikojeni rajonin, më keq nga të gjithë është Bosnja, një test për 11 banorë, një test për 25 banorë Shqipëria.

Ja ku janë lekët e shqiptarëve, 14 mijë tamponë mund të ishin blerë me paratë që i ka paguar mafies së plehrave për këtë javë. Këtë javë, 27.10.2020, para dy ditësh kanë marrë mjaftueshëm para sa të blinin 14 mijë tampone.

Ndërkohë, mjeku në Durrës thotë, 15 tamponë pardje dhe 23 tampone dje.

Kjo është e vërteta, ky është realiteti.

Të tjerat janë gënjeshtrat e hajdutëve. Që tani me vjedhjen që vazhdojnë të bëjnë dhe mos blerjen e tamponëve, mosblerjen e testimeve, mospërgatitjen e spitaleve se spitalet po fillojnë të infektohen masivisht si ai i Matit që ju thash para dy ditësh dhe ju e verifikuat. Disa prej mediave treguan që është mbyllur. Janë drejtpërdrejtë produkt i dështimit të Edi Ramës me pandeminë.

Nëse këto masa do të ishin marrë, atëherë Shqipëria nuk do të gjendej në këtë kurbë rritëse të frikshme. Nëse masat do të ishin marrë, nëse testimet do të ishin shtuar, nëse mjekët do të ishin ndihmuar, nëse mjekët e familjes po kështu do të bëheshin pjesë e ndihmës dhe nuk do të mjaftoheshin pas katër javësh që jua kërkoj me dy fije letër protokoll, por do të ishin trajnuar siç duhet, do të ishin mbrojtur siç duhet, do të ishin financuar siç duhet, atëherë nuk do të ishim në këtë gjendje.

Ky është terrorizëm shtetëror.

Edi Rama është në krye të një terrorizmi shtetëror, me anë të të cilit po vret njerëz dhe po sëmurë njerëz. Sepse paratë për t’i testuar, paratë për t’i mjekuar, po ja jep mafies së plehrave.

Ky është terrorizëm shtetëror ndaj popullit tënd. Të vazhdosh të vjedhësh paratë e taksave të shqiptarëve e të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve e ndërkohë i gjithë Durrësi mbahet me 15 tampone. “Asnjë ritestim”,- tha mjeku.

E dëgjuat apo jo? Vaksinat që ua kemi kërkuar që nga korriku, kush prej jush ka kërkuar të bëjë vaksinën këtë javë?

E keni të kotë, sepse ka të paktën një javë që nuk ka më vaksina. Ka të paktën 10 ditë që nuk ka vaksina gripi në qendrat shëndetësore, ndërkohë që Rama dhe Manastirliu na flasin për mbulime me vaksina. Nuk ka në Tiranë. Nuk ka në Fier. Dhe sipas raportimeve që po i vinë ekipit tonë shëndetësisë këtu, situata është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë.

Ku është mbulimi me vaksina e gripit sezonal?

Ku janë vaksinat për grupet vulnerabil, për të moshuarit, për më të ekspozuarit? E njëjta situatë.

Në kulmin e pandemisë, Edi Rama vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve tek mafia e plehrave.

Në kulmin e pandemisë, Edi Rama vazhdon të paguajë shumë të majme, jo për të blerë teste dhe tamponë, jo për të paguar mjekët, jo për të përgatitur spitalet, por për të paguar klientët e tij, oligarkët, koncesionarët, mafien e plehrave.

Prandaj po e them dhe një herë, kjo nuk është më vjedhje, ky nuk është më korrupsion, ky është terrorizëm shtetëror kundër popullit tënd. Kjo do të thotë që ai e ka ndarë mendjen, që këtu të bëhet kërdia dhe të mos ndalë asnjë çast mbushjen e xhepave, të veta dhe të klientëve të tij, ndërkohë që bëhet gati të ikë.

Pra, të batërdisë buxhetin, të plaçkisë taksat e shqiptarëve dhe të lërë në mëshirë të fatit, siç e i ka lënë edhe pacientët e sëmurë më COVID dhe pacientët e tjerë të vdesin trotuareve.

Jeta e humbur e këtyre pacientëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës.

Është përgjegjësi politike. Është përgjegjësi njerëzore. Është përgjegjësi morale. Është përgjegjësi ligjore. E përsëris, po të kishim një drejtësi funksionale, ky është shpërdorimi më i tmerrshëm i pushtetit, shpërdorimi dhe abuzimi më i tmerrshëm i detyrës që mund të bëjë një kryeministër. Ku prej pesë javësh e kemi paralajmëruar të marrë masat e duhura dhe nuk ka marrë asnjë masë. Ku prej pesë javësh dal para jush për të kërkuar katër hapa të thjeshtë që do të ndihmonin për të zbutur shpërhapjen e pandemisë, që janë shtimi i testimeve në 2500 testime në ditë, që është bonusi për mjekët dhe infermieret dhe futja në betejë edhe e mjekëve të familjes, edhe e spitaleve rajonale, edhe e qendrave të tjera shëndetësore, por duke i përgatitur, duke i paguar, duke i mbrojtur me të gjitha pajisjet mbrojtëse dhe duke i dhënë mundësinë të bëjnë detyrën e tyre.

Si mund ta bëjnë mundësinë, si mund ta bëjë detyrën e tij një mjek, kur nuk i jepet mundësia të testojë dhe të ndjekë zinxhirin e infeksionit? Prej katër javësh i kërkoj të rimbursojë paketën e ilaçeve për të trajtuar COVID-in. Dhe i kërkoj të përgatisë të gjithë infrastrukturën shëndetësore për t’i vënë ne dispozicion të pandemisë.

Asnjë hap nuk ka ndërmarrë, asnjë hap. S’ka asnjë ide, asnjë plan asnjë masë. Vetëm flasin, gënjejnë, gënjejnë. Dje 10 minuta gënjente ministrja e parlamentit. Të paktën i merrej goja, do të thotë që e paska një cipë se e dinë dhe që gënjejnë. I merrej goja tek gënjente gënjeshtër pas gënjeshtre, pas gënjeshtre.

Ja ku ku është e vërteta që u tha mjeku në Durrës. Ja ku është e vërteta. Shuma e paguar e cila mjaftonte për të blerë 14 mijë tamponë i është paguar para dy ditësh mafies së plehrave nga thesari i shtetit. Paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nuk jemi më në buzë të humnerës, jemi në humnerë dhe çdo jetë e humbur për shkak të kësaj sjelljeje të Edi Ramës e ngarkon atë më përgjegjësi penale.

Çdo vdekje për shkak të kësaj pakujdesie është vepër e Edi Ramës, vetëm e Edi Ramës sepse pa të nuk do kishte arritur dot kurrë shteti shqiptar të katandisej në këtë bandë kusarësh që ia merr taksat qytetarëve dhe në vend që ti rimbursojë ilaçet, në vend që t’i përgatisë spitalet vazhdon që paguan mafian e plehrave.

Kjo është gjendja.

Çfarëdo cirku të shpikë për të hequr vëmendjen shqiptarët e dinë dhe duhet ta dinë, sot vendi është në kolaps.

Edi Rama ka dështuar në mënyrë të qellimëshme përballjen me krizën COVID, sepse ka vendosur që herët që mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijëve tuaj, mbi shëndetin e prindërve tuaj vendos xhepat e tij dhe të mafias së plehrave dhe te koncesioneve të tjera korruptive në vend. Nëse do kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia  ku është ulur sot, do ta kisha bërë pa humbur asnjë minutë kohë. Po ky instrument për fat të keq do të vonojë deri në 25 prill, dhe në dorë do ta keni të gjithë ju bashkëqytetarë.

Ndaj jam i detyruar sot të bëj atë që mund të bëj me ato mjete që kam në dispozicion, t’i kërkoj t’i japë fund terrorizmit shtetëror, propagandës mashtruese, t’i japë fund pagesave për mafien e plehrave, të mobilizoj çdo qindarkë për t’u përballur me atë që tashmë është fakt, kurbë rekord rritjesh të infeksioneve, që është disa herë më e lartë se statistikat zyrtare, sikundër të vdekurit janë disa herë më lart se statistikat zyrtare.

Ky është detyrimi minimal që ka, ky është detyrimi i çdokujt në këtë betejë dhe në veçanti i njeriut që është përgjegjës për lidhjen e duarve prapa shpine të sistemit shëndetësor. Sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë kur nuk ka mjaftueshëm testime. Sistemi shëndetësor nuk mund të përballojë kur nuk ka financime, sistemi shëndetësor nuk mund të angazhohet në këtë betejë kur armiku që ka përballë nuk është thjesht virusi, po është kryeministri dhe banda që plaçkit vendin.

Sikundër i bëj thirrje dhe njëherë organeve të drejtësisë të nisin urgjentisht hapat për të vënë para drejtësisë lukuninë e të babëziturve, që në kohë pandemie marrin paratë që duhet të shkonin për testime, për të shpëtuar jetët e të moshuarve, të prindërve, të bashkëqytetarëve tanë dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe vuajtjet e të sëmurëve nëpër spitale.

Në mos në emër të detyrës dhe të betimit që keni bërë para Kushtetutës dhe ligjit, të paktën si bij prindërish dhe si prindër fëmijësh bëni detyrën tuaj. Bëni gjithçka që keni në dorë për t’i vënë fre kësaj lukunie vrastare, e cila vazhdon të vrasë shqiptarë me neglizhencën dhe vjedhjen e përditshme të fondeve, që duhet të shkonin vetëm dhe vetëm për t’u përballur me pandeminë dhe pasojat e saj shkatërruese për jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.

 

Pyetje: Z.Basha ju këto ditë keni deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria po fshehin të dhënat për rastet me COVID. Këto janë akuza të rënda. Duke qenë se ju keni thënë se keni fakte, do e çoni këtë çështje në SPAK?

 

Lulzim Basha: SPAK-u nuk ka nevojë t’i çojmë ne fakte sepse ja ku jemi ne në këtë sallë dhe më thoni, kush prej jush nuk ka dëgjuar për raste infeksionesh që nuk raportohen dhe për raste vdekjesh që nuk raportohen. Njëri prej jush të ngrejë dorën dhe të thotë: “Unë nuk kam dëgjuar!”. U bë gjashtë muaj ky muhabet. Dikush të ngrejë dorën këtu nga gazetarët dhe të thotë :“unë nuk kam dëgjuar raste infeksionesh që nuk raportohen nga qeveria”, “nuk kam dëgjuar raste vdekjesh që nuk raportohen nga qeveria,” dhe nuk kam ndërmend të fshihem pas gishtit apo t’i lejoj SPAK-ut apo drejtësisë të fshihet pas gishtit.

 

Kjo është një vepër e rëndë kriminale, paratë po vidhen, testimet janë më të ulëtat në Europë. Shifrat i patë. Kjo është arsyeja pse vendi ka dështuar në përballjen e pandemisë. Edi Rama e ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka çuar testimet në nivelin më të ulët dhe nuk ka nevojë as për recetën time, as për faktet e mia. Një drejtësi me një ndërgjegje minimale që të nisë urgjentisht hetimet në radhë të parë për këtë që kemi treguar tash dy javë këtu; për milionat që iu shkojnë inceneratorëve. E kanë kyçur gojën. Shpresoj nuk ua kanë mbyllur inceneratorët gojën.

 

Kjo është çështje emergjence kombëtare. Unë e kuptoj që ky proces penal mund të zgjasë, por që të mos i hyjë gjemb në këmbë hajdutëve të parave të shqiptarëve, në kulmin e pandemisë, dhe të vazhdojë të vidhen paratë që duhet të shkojnë për testime, për kurim, për rimbursim, për pacientët që vdesin trotuareve. Këtë nuk e pranoj kurrë. Kurrë nuk e pranoj.

 

Prandaj të hapin gojën ose të hapin krahun, se nuk janë aty për të përpirë taksat e shqiptarëve, për të qëndruar të paralizuar nga mafia e plehrave, por janë aty për t’iu thënë shqiptarëve me fakte se çfarë po bëjnë për të ndalur këtë hemorragji fondesh.

 

Shikoni çfarë ndodh.

 

Iu kam thënë, mosveprimi i tyre inkurajon hajdutët.

 

Shikoni, ja hajdutët prapë kanë marrë 600 e ca mijë euro, para dy ditësh. Ja ku i keni lekët. Ja ku janë paratë e shqiptarëve.

 

E dëgjuat mjekun çfarë tha :“15 testime për Durrësin”.

 

Flet vetë kjo, nuk ka nevojë të bëjë tjetër denoncim as unë, as PD, as opozita. Thjesht kanë nevojë të bëjnë detyrën ose të hapin krahun, të thonë: “nuk e bëjmë dot detyrën, se na ka kapur mafia e plehrave, se na ka kapur Edi Rama apo Engjëll Agaçi apo Tom Doshi, se nuk na e mban të bëjmë detyrën”, do të ishte më e ndershëm para shqiptarëve.

 

Edhe para atyre gjashtë të ndjerëve që janë ndarë nga jeta dje, që janë raportuar dhe të tjerë që nuk janë raportuar dje, edhe para mijëra të infektuarve të tjerë.

 

Nuk ka nevojë të presin për një tjetër kallëzim, se janë deri këtu me kallëzime, por të hedhin hapat për të cilat paguhen dhe për të cilat janë krijuar. T’i marrin në pyetje nga i pari tek i fundit grupin e strukturuar kriminal, që vazhdon paguan mafien e plehrave dhe nuk paguan testimet për qytetarët.

 

Edhe një herë po ju them, 14 mijë tamponë mund të ishin blerë me paratë që iu kanë dhënë dje, 14 mijë tamponë. E kuptoni apo jo, 14 mijë tamponë, ndërkohë që 15 tampone i kanë çuar Durrësit. 1000 herë aq tamponë mund të ishin blerë me paratë që iu kanë vjedhur dje shqiptarëve për mafien e plehrave.

 

Këto fakte flasin vetë, siç flet e ulërin edhe heshtja e SPAK-ut.

 

Pyetje: Në seancën plenare zonja Manastirliu e nisi fjalën e saj duke hedhur akuza ndaj opozitës që po politizon çështjen?

 

Lulzim Basha: Pse çfarë do që të bëj unë?! Të mbyll gojën ndërsa vdesin shqiptarët trotuareve?! Të duartrokas propagandën e mashtruesve dhe hajdutëve?! Po sigurisht do të mbroj interesin publik, opozitat prandaj ekzistojnë.

Opozita është armiku këtu?!

Opozita i mori paratë e plehrave dhe i mori paratë e qytetarëve dhe i çoi tek plehrat, në vend që të blejë tamponët?!

Opozita ka 5 javë, jam lutur. Keni qenë me mua në Elbasan kur i kam thënë: të lus zbatoje planin me 5 pika.

Por kur janë kapur me presh në duar duke vjedhur me mafien e plehrave dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve në trotuar, tamam të vdesin rrugëve, dhe i lënë mjekët në pikën e dëshpërimit, e pe atë që thotë 15 tampone, shkoni merrini mjekët e tjerë dhe pyetini si është situata, si ngelët gjë surratsëzëve përveç se të ngrenë gishtin tek opozita.

Pse, ne e kemi fajin për këtë situatë?!

Apo të mbyllim gojën edhe ne para kësaj hajdutërie kriminale, terrorizmi shtetëror?!

Kë bind ajo me sulmet e opozitës? Të shkojë të bëjë detyrën e vet. Po të kishte një fije dinjiteti të jepte dorëheqjen se ka testimet më të ulëta në Europë.

Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Çekiri po të kishte një fije integriteti.

Por janë një bandë hajdutësh që vjedhin paratë e shqiptarëve në kohë pandemie, sa me tendera sekretë sa me maska të s’kaduara në fillim të pandemisë. Dhe tani që kanë 6 muaj dhe s’kanë marrë asnjë masë, ne kemi 5 javë që i themi ditë për ditë; ja ku e ke planin, thonë e paska fajin opozita?

Për çfarë e ka fajin opozita?

Fajin e ka opozita, fajin e ka media, vetëm hajdutët se kanë fajin asnjëherë.

 

Pyetje: Një ditë më parë ish-nënkryetarja e PD, zonja Jozefina Topalli ka zyrtarizuar lëvizjen më të re, Lëvizjen për Ndryshim, duke u bërë pjesë aktive e politikës. A i trembeni ju një përballje me atë që dje është cilësuar si zonja e hekurt në selinë blu, në garën elektorale të 25 prillit, pasi në fjalën e saj mbrëmë zonja Topalli ju shpalli luftë të hapur edhe ju si lider i opozitës?

 

Lulzim Basha: Jo! Pyetja e dytë.

 

Pyetje: A besoni ju vërtet zoti Basha, sikundër gazeta e partisë tuaj RD, se lëvizja e zonjës Topalli apo partia e zotit Patozi janë vërtet parti kukulla të Edi Ramës?

 

Lulzim Basha: Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person. Kam prioritete të tjera.

Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, nuk i përcakton askush tjetër.

 

Pyetje: Kur do të caktojë PD drejtuesit e qarqeve?

 

Lulzim Basha: Kur ti caktojmë do ti shpall.

 

Pyetje: Nga fjala juaj kuptuam se keni qenë duke ndjekur seancën plenare, sot në Kuvend mazhoranca …

 

Lulzim Basha: Nuk kam qenë duke e ndjekur aspak, por e kam të zbardhur nga zyra e shtypit deklaratën kriminale të ministres së shëndetësisë që u mor me opozitën, ndërkohë që duhet t’u shpjegojë shqiptarëve përse nuk ka testime, përse Durrësi ka marrë 15 testime pardje dhe 23 sot? Përse nuk jep dorëheqjen kur mund të blinte 14 mijë tampone me ato 565 mijë që mafia e plehrave i ka gllabëruar?

 

Pyetje: Krahas çështjes shumë të rëndësishme si ajo që lidhet me shëndetin, sot pritet të merret një vendim politik i mazhorancës, i fundit për sa i takon Kodit Zgjedhor. Pavarësisht apelit që faktori ndërkombëtar ka bërë, kryeministri është zotuar se mazhoranca dhe parlamenti do ta kalojnë sot. Cili do të jetë hapi I rradhës që opozita do të ndërmarrë?

 

Lulzim Basha: Problemi kryesor me këtë vend është që në krye të qeverisë është një armik I qytetarëve shqiptarë.

Një njeri që sakrifikon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, po sakrifikon edhe të ardhmen europiane të shqiptarëve. Rruga e vetme është për ta larguar një orë e më parë. Rasti më i parë institucional, janë zgjedhjet e 25 prillit dhe ju siguroj që do të bëjmë gjithçka për t’ia shkurtuar orët një njeriu që shkel mbi shëndetin e shqiptarëve, mbi jetën e shqiptarëve, mbi lotët e nënave të naftëtarëve e grave të naftëtarëve, dhe pa pikë diskutimi shkel edhe mbi të ardhmen tonë europiane.

Jua thash edhe herën e fundit dhe po jua them prapë, është një armik I dëshmuar I integrimit të Shqipërisë. Kur po fusnim vendin në NATO, bënte demonstrata, se ndoshta të rinjtë që na ndjekin nuk e dinë. Bënte demostrata. Kur bëheshim gati për të hequr vizat për shqiptarët, u çonte letër, u thoshte, mos i hiqni se do ju vijnë azilantë. Kur ishim gati të merrnim Statusin Kandidat, bllokoi tre ligjet e famshme, i mani mend.

Dhe tani po bllokon, siç do të ndodhë me siguri nëse i shkon marrëzisë deri në fund, po bllokon çeljen zyrtare të negociatave, që është konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të makthit që e ka kapluar. Një gjë duhet ta them. Makthin nuk e ka kot. E pret humbja më e thellë dhe ndëshkimi më shembullor dhe zotimi im para çdo shqiptari, edhe një herë sot, t’I jap fund kulturës së pandëshkueshmërisë. Dhe për gjithçka, gjithçka, çdo zullum, çdo krim që ka kryer ndaj shëndetit, jetës dhe pronës së shqiptarëve, do të japë përgjegjësi para drejtësisë. Dhe unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që drjtësia të bëjë drejtësi.

 

Pyetje: Z. Basha, sipas ekspertëve të zgjedhjeve, përpjekjet e njëanshme të mazhorancës për Kodin Zgjedhor konsiderohen si përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme, çfarë veprimesh do të marrë opozita për mbrojtjen e zgjedhjeve?

 

Lulzim Basha: Nuk formulë që e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor. Këtë jua kam thënë dhe jua përsëris. Nuk ka formulë. Sigurisht akti i vetëm i përgjegjshëm do të kishte qenë të organizonte zgjedhje normale dhe t’i kursente shqiptarëve faturën e një krize të përshkallëzuar por sido që ta ketë, sido që ta dojë, hakun do ta marrë. Uroj ta lënë punën që ta marrë hakun vetëm me votë. Hakut të shqiptarëve nuk ka për t’i ikur, për këtë të garantoj.

Comment

*