Basha është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për rastin “Xhisiela”

Tiranë, 12 tetor 2018 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim  Basha, është ftuar të paraqitet në Prokurori Pprokurorinë e Tiranës, në orën 12.

Basha është ftuar në prokurori pas procedimit për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.

Partia Demokratike e paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, paditi për shpifje Bashën dhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është thirrur më herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen “Babalja”.

Comment

*