Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

Lubjanë (Slloveni), 15 prill 2019 – Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, kërkoi që Komisioni Evropian të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes Raportit Priebe.

Basha, i cili ishte i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, tha se ky projekt i Komisionit Evropian ka ndihmuar në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni, kurse tani po e monitoron sistemin e sundimit të ligjit në Bosnjë e Herzegovinë.

“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni, në voton 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Komisionit Priebe për të monitoruar gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnjë e Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, ka thënë Basha. (r.m.)

Comment

*