Basha kërcënon Ramën: Rrugët politike janë shteruar

Tiranë, 9 shkurt 2019 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë takimit me qytetarë në Rrëshen, ia ka përcjellë një mesazh të fuqishëm kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se rrugët politike janë shteruar, prandaj fatin e vendit do ta marrin në dorë vegtë qytetarët, më 16 shkurt, në Tiranë.

“Rrugët politike po shterohen dhe Rama nuk reflekton për përgjegjësitë që ka ndaj shqiptarëve. Ju bëj thirrje juve që të shprehni vullnetin tuaj të lirë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me datë 16 shkurt. Ta shembim këtë shtet të kalbur!”, është shprehur Basha, citon Gazeta Shqip.

“Ju garantoj se do bëhen zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore. Ju e njihni dosjen ‘339’ që është vetëm maja e Ajsbergut. Tani është në dorën tuaj dhe më 16 shkurt zëri i vetëm dhe verdikti i vetëm që do dëgjohet nuk do jenë fjalimet. Është vendimi i popullit për të protestuar”, ka thënë Basha. (r.m.)

One Response to “Basha kërcënon Ramën: Rrugët politike janë shteruar”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    demokratci,Ka ketu diç kombetare,Ka ketu diç njerezore.Keten kercnime t rishtuese qe po kercnojne shqiptaret dhe Shqiperine, nuk kane asnje elemete te natyr shmerise.RRuga nuk eshte vend nga ku merret besimi I sovranit per t’i sherbyer.Rruga,dhuna sjellin vetem shkaterrime,urrejtje e mosbesim deri ne injorim.besim8in e sovranit e fiton vetem ai-klan subject garues normel duke kekruar voten,besimin sepse ka shenja premtuese se do te jete sherbyes I pergjegjeshem dhe do kryeje obligimin me ndergjegje te larte ndaj arbitrit qe I ka dhene besim.Jo rruga,Jo Dhuna,Shqiperia e Shqiptarevet.

Comment

*