Basha: Kompania nga Elbasani me 90 tendera nyje e trafikut të heroinës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në replikë me kryeministrin për koncesionet në shëndetësisë, tha se shteti nuk përfiton asgjë pasi edhe investimet në infrastrukturën e sterilizimit janë paguar 15 mln euro nga shqiptarët. Ai hodhi edhe një akuzë për një kompani në Elbasan që ka përfituar 90 tendera dhe që sipas Bashës është nyje e trafikut të heroinës.

Basha: Shkalla më e rëndë e degradimit të një njeriu është kur i thotë gënjeshtrat pa iu dridhur buza, jo një, dhjetë por qindra mijëra shqiptarëve. Investimi tha ju mbetet shqiptarëve. Sterilizimi. Infrastrukturën e blen privati. Të thuash se e ka nga injoranca është një dalje e lehtë për Edi Ramën, të thuash se nuk e informonte kryehajduti i shëndetësisë do të ishte po kështu rrugëdalje. Se di unë që mbillet drogë, e ka fajin Saimiri. Investimi është bërë nga banka e Këshillit të Evropës. Është paguar nga taksa-paguesit shqiptar prej 15 mln euro.

Nuk e ka falas. Kush e fitoi sterilizimin? Ndërtuesi me 1 mijë euro në Itali dhe fotografi me Ilir Beqajn dhe Edi Ramën dhe ia dha vetes së tij. Paratë që dalin nga buxheti i shtetit dhe paguan ky i ndan me muratorin e Bolonjës. Kjo është e vërteta. E di ky. Prandaj vjen këtu dhe vjell mashtrime nga më të çuditshme. Vetëm lekët në xhepin e tij justifikojnë broçkulla. Si funksionojnë koncesionet, ta thonë mjekët. Hapin 4-5 paketa. Për një operacion hapin 5-6 paketa sepse injorantët që ka marrë muratori i Bolonjës që i keqpaguan që të vijnë para sa më shumë në xhepin tënd, nuk dinë ti rendisin pajisjet. Sa më e madhe fatura, aq më shumë fiton ti. Nuk është as e ndërlikuar sa ajo vjedhja e famshme e Shalsit. Është vjedhje hasha.

Check-up falas? Falas? Po lekët që dalin nga buxheti? Sa i paguan Vilma Nushin? Burra me barrë, gra me prostatë, edhe me të vdekur. Sepse lekët t’i sjellë ty. Çfarë infrastrukture ka Vilma? Në ambiente publike, me punonjës publik dhe paketa që i shet 10 herë më shtrenjtë se në treg. Çfarë i mbetet shtetit? Burra me barrë, gra me prostatë. Duke qenë si bëjnë analizat kot, qytetarët detyrohen t’i bëjnë prapë.

Rrisqet e koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme e ka privati. Koncesioni prodhon energji dhe shteti përfiton. Ti çfarë do t’i lësh shtetit? Pajisjen që ka përdorur muratori i Ilir Beqajt? Ke një përfitim ti nga krimi.

Cila kompani në qarkun e Elbasanit ka fituar 90 tendera, 20 mln euro nga të cilat 15 me negocim pa shpallje, dy tendera në muaj, çdo javë nga një tendër. Kush e ka këtë kompani? Pyete Qazon se ta thotë. Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës. E di? Po raportin e Këshillit të Evropës? Apo e nxori Top-Kazani dhe nuk merresh më.OraNews

###

Buxheti 2018 në shërbim të krimit dhe klientëve nëpërmjet 3 propozimeve: Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, që Olsi Rama të marrë konçesionin e kontrollit të pagesës së TVSH-së; ulja e taksave për hotelet luksoze për pastrimin e parave; Programi 1 miliard i 3 P-ve: Pastrimi i Parave të Pista

 

Ishte një herëe një kohë kur Edi Rama nuk linte fjalim e rast pa cituar Papa Françeskun.Ishte koha kur donte t’i mbushte mendjen botës qëecte në rrugën e Zotit dhe të Atit të Shenjtë.

Por si gjithçka tjetër edhe kjo ishte thjesht fasadë.Shpejt e harroi Papën dhe marshoi në rrugën e të keqes, krah për krah me Elvis Roshin, Saimir Tahirin dhe shokë.

Ndaj sot unë dua t’i kujtoj Edi Ramës paralajmërimin e Papa Françeskutpër politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para, tëcilat i arrijnëduke shkelur mbi njerëzit, mbi jetën dhe diinjitetin e tyre.

Pak javë më parë, duke folur kundër tundimit të“oportunizmit, dredhive dhe mashtrimit, të cilat bëhen më të rrezikshme nga refuzimi i tyre për të folur për to.” Papa ju drejtua politikanëve me këto fjalë:“Kur mjaftohesh me vetveten, është e thjeshtë të biesh nëvetëkënaqësi dhe tëpretendosh se ti je standardi i çdo gjëje dhe i çdo njeriu. Kjo është shenja e politikës perverse, e cila është e lidhur me interesat e një pakice dhe ngrihet mbi marrëveshje të errëta.Kështu,mbytet ndërgjegjegjia, banalizohet e keqja, zëvendësohet e vërteta me gënjeshtrën, ndërsa përgjegjësia publike kthehet në mjet përfitimi.”

Papa ka folur sikur të kishte përpara EdI Ramën: dredharak, manipulator, përherë duke u përpjekur ta shesë të keqen për të mirë, përherëi mbushur me veten dhe i bindur që ai dhe vetëm ai ështëstandardii të vërtetës dhe të drejtës, duke refuzuar të dëgjojë.

Pak ditë më parëEdi Rama u shfaq në shtëpinë e një familje tëthjeshtë tëBulqizës. Para atyre njerëzve tëmirë dhe të varfër, me arrogancën e njeriut qëe mendon veten si e vetmja e vërtetë, ai gënjeu para gjithëshqiptarëve duke i fshirëvuajtjet e fëmijëve tëtë Bulqizës, të cilët mjerimi i ka kthyer nëskllevër të kromit për të siguruar bukën e përditshme të familjes. “Sajesë kazanësh mediatikë të Italisë” e quajti të vërtetën e dhimbshme tëfëmijëve të Bulqizës.

A ka dramë më të madhe për një vend se sakur një gazetare e huaj i përgjërohet Kryeministrit të bëjë diçka për fëmijët e vendit të tij ky i fundit t’i përvishet e ta quajë kazan!

Këtëe bën vetëm ai njeriu i pashpirt qëështë shkëputur nga realiteti dhe siç thotëPapa Franceskuështëizoluar nëbotën e tijdhe e quan atë botën e të gjithëve.

Atë ditë, një qytetar i Bulqizës, më shkruajti i revoltuar se Edi Rama shkoi në Bulqizë por karriket i kishte sjellë me vete nga Tirana. Sepse për të Bulqiza ëshë një shfaqje, ështëvetëm një skenë ku ai intepreton shfaqjen e rradhës.Për të çdo gjëështë teatër, ndaj kudo ku shkon merr me vetekamerat, prozhektorët, kolltuqet, skenat, figurantët, tëgjitha të kuruara me kujdes nga skenaristët e propagandës së mashtrimit dhe vetëkënaqësisë.

Vërtet ky ishte nëBulqizë,por atje nuk pa varfërinë, nuk pa shtëpitë e mjeruara, nuk pa fëmijët që punojnë si skllevër,ashtu siç i zbuluan para gjithë botës gazetarët italianë.

Realiteti i tij është i shkëputur nga njerëzit e thjeshtëtë Bulqizës, të Shkodrës, tëDibrës, të Librazhdit, Elbasanit, Korcës, Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë.

Nuk ka shprehje më tëqartëtëkësaj shkëputje totale nga njerëzit se saprojekt-buxheti 2018.

Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës, fëmijët e Shqipërisë.Nuk ka asnjë politikë kundër varfërisë, nuk ka asnjë politikëpër zhvillimin ekonomik, për infrastrukturën, nuk ka asgjëpër shqiptarët e ndershëm, nuk ka asnjë shpresë për të ardhmen e vendit.Është një buxhet i ndërtuar vetëm me një qëllim: sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe të klientëve.

Tre propozime kryesore ka i gjithë buxheti.Të treja në shërbim të krimit dhe klientëvë.

  1. I pari është detyrimi pothuajse i çdo biznesi të vogël për tëlëshuar faturë me TVSH.Është njëmasë që nuk do sjellë asnjë përfitim buxhetor, përkundrazi vetëm do të rrisëkostonpër bizneset e vogla dhe shumë prej tyre do t’i çojë drejt falimentimit. Është njëpolitikë që do dëmtojëmirëqenien e qytetarëve. Pandaj ajo është kundërshtuar nga të gjithë: nga FMN dhe Banka Botërore, nga ekonomistët dhe ekspertët e politikave publike, nga sipërmarrësit e vegjël dhe nga vetëqytetarët.

Po çfarëmund ta shtyjëatëherënjëKryeministër, tëndërmarrë njëpolitikëqë dëmton pothuajse këdo e nuk sjell përfitim për askënd dhe që kundërshtohet nga të gjithë?

Përgjigjia është e thjeshtë.Interesat e familjes dhe të klientëve.Olsi Rama ka dy vjet që bashkë me disa klientëpërpiqet tëmarrëme koncesion kontrollin e pagesës sëTVSH-së.

Rama thuajse e bëri fakt këtë koncesion, por FMN u bë pengesë e pakalueshme. Ndaj tani ka gjetur dredhinë e duhur: duke futur në skemën e TVSH-së gati 100 mijë biznese, kreyministri do justifikohet se shteti nuk ka mundësi dhe kapacitete tëmbikqyrënjë numër kaq tëmadh biznesesh,prandaj mbikqyrja e mbledhjes së TVSH-së duhet të jepet me koncesion.

Për pasurimin e tij dhe për klientët e tij, Edi Rama po dënon qindra mijëra familje shqiptare.Mjerimi u takon tëpapunëvetë Bulqizës dhe fëmijëve të tyre.Ndërsa për vëllain dhe miqtë eKryeministrit përgatiten koncesione dhe pazare, nga zonat e lira ekonomike, tek kullat e larta me stadium në mes të Tiranës, tek koncesioni i TVSH-së.

Shqiptarët e papunë aplikojnë për llotarinë amerikane për të ikur nga sundimi i pashpresë i të vëllait, kurse Olsi Rama la Amerikën për të ardhur dhe jetuar si i papunë në Shqipëri, sapo i vëllai u bë Kryeministër!Kyështë ndryshimi mes shqiptarëve të thjeshtë dhe Edi ramës dhe rrethit të tij të ngushtë.

  1. Masa e dytëe rëndësishme e buxhetitështëheqja e tatimit për ndërtimin, heqja e tatimit mbi fitimin dhe ulja e TVSH-së në 6 për qind për të gjitha hotelet luksoze. Natyrisht, se cilët janë hotelet luksoze që do përfitojnë do e caktojë me vendim vetë Kryeministri.

Edhe kjo politikënuk ka asnjë përfitim ekonomik, edhe kjo politikë ka vetëm kosto.Edhe këtë politikë e ka kundërshtuar FMN-ja dhe Banka Botërore dhe të gjithë ekonomistët dhe ekspertët.

Po pse e ndërmerr Edi Rama këtëpolitikë?

Përgjigjja është e thjeshtë: Po e merr për të mbështetur Santa Kuarantat e parave të drogës të Balilajve me shokë.

Heqja e taksave për hotelet e luksit do t’i hapë rrugë evazionit fiskal tëoligarkëve dhe pastrimit tëparave të drogës e krimit. Në këtë mënyrë paratë e pista mund të investohen në ndërtim dhe administrimhotelesh dhe për to nuk do ketë asnjëmbikqyrjeje dhe asnjë detyrim fiskal.

Thelbi i ështëky: një familje e thjeshtë në Valbonë, Orikum apo në Dardhë, e cila e jep me qira njëdhomë të shtëpisë për turistëtpaguan 20 për qind TVSH dhe çdoqindarkë tëtaksave të tjera, kurse hoteli i Klement Balilit,i ndërtuar me miliona euro të drogës, nuk do tëpaguajë thuajse asnjë taksë.

  1. Masa e tretëdhe më shkatërruesja e buxhetit është programi 1 miliardë i PPP-ve. Tingëllon ironike, por në fakt tre P-të përshkruajnë thelbin e programit: Pastrimi i Parave të Pista.

Ky program ka dy qëllime kryesore:

  • Pastrimin e parave të drogës, të krimit dhe të korrupsionit dhe duke vendosur kështu kontrollin e krimit mbi ekonominë
  • Privatizimin dhe përqëndrimin e infrastrukturës ekonomike dhe shoqërore të vendit në pak duar. Me këtëprogram do të privatizohen praktikisht spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo infrastikturë që do t’i vijë në mendje kryeministrit.

Kanabizimi i vendit ky projekt i qëllimshëm i Edi Ramës ishte mekanizmi që Edi Rama krijoi për të blerë pushtetin dhe për të privatizuar politikën.

Është mishërimi i modelit të tij politik: blerja e pushtetit me para. Edi Rama erdhi në krye të PS-së dhe në krye të qeverisë duke e blerë pushtetin me paratë e lejeve të ndërtimit, dhe paravetë krimit që pastroheshin me ndërtimet në Tiranë.

Me t’u bërë kryeministër, këtëskemë e zbatoi në të gjithë Shqipërinë.

Kanabizimi i vendit është vetëm faza e parë e planit. Për 3 vjet në Shqipëri u prodhua kanabis sa për të furnizuar Evropën për 5 vjet. Sic po shikohet, cdo ditë kapen tonelata me drogë. Ka një vit trafikim pa ndërpreje në sasi të mëdha të drogës, dhe nuk ka të mbaruar.

Tani ka filluar faza e dytë:përdorimi i parave të drogës për tëfutur në dorë ekonominë, duke shkrirë në njëkrimin, politikën dhe biznesin.Është objektivi final që synon çdo organizatë kriminale: legalizimin në ekonomi dhe nëpolitikë.

Edi Rama i futi Shqipërisë kancerin e trafikut të drogës dhe tani po mundohet takthejë paranë e drogës në një aktivitet fitimprurës ekonomik.

Prandaj sot në Shqipëri kabankapronarët etë cilave nuk dihen, sepsefshihen nëparajsa fiskale. Sikurse kakoncesione me pronarëtë fshehur në parajsa fiskale.Siç ka kontrata publike që mbahen sekret ndaj publikut edhe pse paguhen me paratë publike.

Prandaj sot Kryeministri u bën thirrjeve bankave të bëhen pjesë e marrëzisë së tij kriminale, edhe pse mafia i vret bankierët në mes të qytetit për të pastruar paratë e krimit.

Këtë realitet Edi Rama po mundohet ta fshehëme metodën që paralajmëronPapa: duke e banalizuar të keqen, duke e bërë atë të duket e parëndësishme, duke u përpjekur tëbindë se ajo nuk ekziton.

Ashtu siç bëri me kriminelët në politikë, ashtu siç bëri me kanabisin, duke mohuar, duke përqeshur, duke tallur dhe të gjithë ata që guxuan ta denoncojnë, njësoj tani ai përpiqet të përqeshë ata që denoncojnë pastrimin e parave dhe kapjen e ekonomisë nga krimi.

Nëse në vend të këtyre përpjekjeve, ne do të zgjedhim të qeshim, sic kërkon me djallëzi Edi Rama, kjo do të sjellë shkatërrim sot, dhe për shumë vite të tjera në të ardhmen.

Çdo lloj hezitimi përballë të keqes, cdo lloj relativizimi i të keqes, çdo lloj justifikimi i saj, çdo lloj barazimi i drogës dhe krimit me gabimet e zakonshme të politikanëve është shërbim ndaj krimit.Ne të gjithë kemi mëkatet tona, ne të gjithë kemi gabimet tona, por vetëm Edi Rama zgjodhi të qeverisë me krimin.

Sot dallimi është i qartë, ndaj gjuha jonë duhet të jete e qartë dhe zgjedhja jonë e thjeshtë: ne duhet të ndahemi një herë e mirë nga krimi, nga droga dhe nga rruga e vetëshkatërrimit shoqëror.

Edi Rama më në fund u detyrua të pranojë të vërtetën që Shqipëria ishte bërë fabrikë e drogës. Por ka harruar të japë një përgjigje:

Ku shkuan paratë e drogës?Po kriminelët që bënë drogën ku janë?

Ky po përpiqet të na mbushë mendjen se kriminelët dhe qindra miliona që atë bënë me drogë janë zhdukur pa lënë gjurmë si me magji!

Por asgjë nuk është zhdukur.Thjesht krimi dhe kriminelët kanë evoluar.Tani krimi nuk është më në plantacionet e kanabisit në male, por ështënë sheshet e ndërtimit, në koncesionet publike, duke qarkulluar paratë përmes sistemit bankar.

Ky lloj krimi është më i rrezikshëm. Sepse nëse krimi i rrugës është direkt i prekshëm dhe i godtishëm, nëse plantacionet e kanabisit mund tëzbulohen me helikopterë dhe të shkatërrohen me policë, krimi qëzapton ekonominë dhe politikën bëhet vetë pushteti dhe sundon mbi çdo gjë.

Në fakt kyështë projekti i Edi Ramës. Kjo është ajo qëne duhet të ndalojmë.

Edi Rama është i mbaruar politikisht.Ai e di se ka humbur cdo lloj legjitimiteti dhe çdo lloj kapacitetipër të qeverisur.

Tashmë, ai qëndron në pushtet vetëm për tëmbajtur pushtetin me cdo kusht.

Nëse lejohet të qëndrojë ai vetëm do të rrisë faturën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj unë ju ftoj që ta ndalojmëkëtë buxhet që thellon varfërinë dhe fuqizon të keqen.Të ndalojmë projektin kriminal të pastrimit të1 miliardë eurove.

Të ndalojmë krimin ekonomik dhe financiar dhe të bëjmë transparencën e koncesioneve dhe të gjitha politikave publike.Kjo do t’i presërrugën depërtimit tëmafies dhe krimit në ekonomi dhe shoqëri.

Comment

*