Basha: Marrëveshja nuk e zgjidh krizën, duhen zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 14 janar 2020 – Kryetari i Partisë Demokratyike konfirmoi se marrëveshja politike për Reformën Zgjedhorenu arrit me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Ai falënderoi për ndihmë veçanërisht përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar për

“Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar kemi mundësuar një proces. Dua të falenderoj faktorin ndërkombëtar, në veçanti përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti, i cili është vonuar 4 muaj dhe nuk duhet të vonohet më asnjë ditë”, u shpreh Basha pas takimit me aleatët opozitarë, transmeton A2.

Por, Basha theksoi se kjo marrëveshje nuk mjafton për ta quajtur të zgjidhur krizën politike që e ka përfshirë vendin. Ai insistoi se zgjidhje për krizën janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.

“Opozita e bashkuar dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike, që vjen vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë”, u shpreh ai.

Basha nënvizoi tri pikat mbi të cilat duhet të finalizohet marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore:

“Krijimi i një mekanizmi gjithëpërfshirës dhe transparent, me pjesëmarrjen e forcave politike dhe akses të çdo faktori tjetër shoqëror dhe të grupeve të interest; miratimi me konsensus jashtë Parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për Reformën Zgjedhore; kalimi i çdo aspekti të miratuar me konsensus, pa asnjë ndryshim në seancë plenare”, theksoi ai.

Sa i përket sistemit, Basha u shpreh i gatshëm për ta diskutuar atë, por shtoi se problemet e zgjedhjeve në Shqipëri nuk zgjidhen, siç u shpreh ai, “me një palë këpucë të reja”. (r.m.)

Comment

*