Basha me prodhuesit shqiptarë: Taksë e sheshtë 9%, ulje e kontributeve shoqërore në 18%

Kryetari demokrat Lulzim Bashatha se me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale ku vijoi turin e takimeve për të ndarë me grupet e interesit programin e tij qeverisës, Shqipëria Fiton. Në një bisedë të hapur me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar, shpalosi detajet e programit, në veçanti atij ekonomik dhe efektet që do të ketë ai për biznesin në përgjithësi e për prodhuesit shqiptar në veçanti.  

Lulzim Basha: Uroj dhe kam bindjen që do të gjeni në këto propozimet tona shumë prej shqetësimeve që keni ngritur dhe shumë prej problemeve me të cilat jeni përballur gjatë këtyre viteve. Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%. Sikundër, uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë. Sipërmarrjet shqiptare në radhë të parë, është një ndihmë e konsiderueshme financiare, është në fakt një akt i cili lë në xhepat dhe në kontot tuaja një pjesë të parave tuaja, se nuk është ndihmë, është thjeshtë mos t’ju fusim dorën në xhep aq thellë saç u është futur në këto 8 vite. Në këtë mënyrë ju keni një stimulues për të stabilizuar gjendjen ekonomike e cila ka qenë e vështirë, është e vështirësuar edhe më shumë këto vitet e fundit. Kemi një stimulues për të investuar dhe për të punësuar, dhe këtu vjen pala e dytë fituese e këtij propozimi që janë të punësuarit. Punësimi si objektiv kryesor ju jeni dhe ne besojmë se me të gjitha hapat që do të hidhen rezultati përfundimtar në krye të katër viteve do të jetë hapja e të paktën 110 mijë vendeve të reja të punës për ekonominë shqiptare në të gjitha sektorët, jo vetëm në sektorin e prodhimit. Dhe pa diskutim që dhe shteti do të fitojë dhe ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë apo e shesin si paradoks duhet ta kenë fare të qartë; taksa 15% në tërësi ambienti fiskal, klima e tmerrshme e krijuar kundër biznesit ka çuar në skenarin më të mirë uljen e fitimeve të biznesit, në skenarin më të keq falimentimin e biznesit. Kur biznesit i ulen fitimet, edhe arka e shtetit është bosh. Po kaq bosh dhe më bosh është në qoftë se biznesi falimenton. Ndërsa me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit. Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale. Fiton sipërmarrja, fitojnë të punësuarit, hapen vende të reja pune, pa diskutim përfiton dhe arka e shtetit e cila, buxheti i shtetit, të ardhurat publike të cilat sigurisht duhet të destinohen me mençuri, me zgjuarsi për t’u përballur edhe me sfidat aktuale, por edhe për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik dhe jo të keqpërdoren duke ia dhënë paratë një grushti njerëzish, ortakësh të qeverisë apo duke bërë investime pa efiçiencë, zbukurime dhe buzëkuq elektoral i cili nuk ndihmon ekonominë, nuk ndihmon infrastrukturën, nuk ndihmon aspekte të tjera për standardin e jetesës siç janë uji i pijshëm, energjia, etj, etj-ra.

Kreu demokrat tregoi edhe angazhimet e tij sa i përket aspektit fiskal, ku sipas tij fiton biznesi, por fiton edhe shteti. Ai  përsëriti edhe njëherë premtimin për heqjen e taksës Rama mbi karburantit dhe një sërë masash të tjera që do i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit.

Lulzim Basha: Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, ulja e çmimit të karburantit, e patë besoj studimin e fundit, ju nuk jeni habitur, as ne nuk jemi habitur sepse ne kemi 3-4 vite që e kemi betejë të përditshme por shumë kush mund të jetë habitur kur e ka parë Shqipërinë në krye të tre vendeve të botës për çmimin e karburantit, krahë për krahë Singaporit dhe Suedisë. Imagjinoni tani shqiptarin pronar automjeti apo përdorues transporti apo sektorin ekonomik që e kanë karburantin gjakun e ekonomisë, me vështirësitë që përballeni, me të ardhurat që keni me sfidat që duhet të kapërceni, dhe karburantin e paguani aq shtrenjtë sa dy nga vendet me standardin më të lartë në botë – Singapori dhe Suedia, që janë ka 30 vjet që janë ndër vendet me standardin më të lartë të jetesës në botë. Ulja e çmimit të karburantit do të vijë nëpërmjet eleminimit të taksës Rama, 240 lekë të vjetra, 24 lekë të reja për çdo litër, taksë e cila u aplikua, vit pas viti që nga vitit 2014 dhe 2015 dhe që e bëri karburantin shqiptar më të shtrenjtin në Ballkan, në Europë, dhe ndër më të shtrenjtët në botë. Pa duskutim këto janë hapa të prekshëm financiar të cilët drejtpërdrejtë do t’i ndjeni si lehtësim në xhepat tuaja, në kontot tuaja, në aftësinë tuaj për të qarkulluar kapitalin, për të marrë kredi, për të rritur investimet, për të hapur vende punës. Pa diskutim një sërë probleme të tjera që ju keni ngritur kanë marrë zgjidhje në angazhimet tona ku është dhe gangrena e stërzgjatur e rimbursimeve të TVSH-së, që prej absolutisht çdo sektor dhe në veçanti sektorin e prodhimit. Të gjitha këto do të ndodhin përmes lehtësimit të bazës ligjore, përmes përmbledhës së të gjitha rregullave në një kod të thjeshtë tatimor, përmes eliminimit të një numri shumë të madh autorizimesh, lejesh, licencash, ku sot mbi 1000 zyrtarë të shtetit kanë vulë dhe firmë dhe do të kalosh nga 1 mijë zyrtarë të shtetit me vulë dhe me firmë, por para se të ecësh apo të hedhësh një hap përpara në sipërmarrje, në biznes apo edhe për qytetarin e thjeshtë për të ndërmarrë një akt të veçantë që ka lidhje me jetën e tij apo me jetën e saj të përditshme. Pjesë e kësaj paketë, nuk dua të zgjatëm me detaje sepse mund  të jetë pjesë e bashkëbisedimit është edhe  reforma tërësore e inspektoriateve. Bashkërisht kemi diskutuar edhe kur kam qenë në ambiente e juaja kam parë se si inspektoriatet janë kthyer në një  gangrenë e cila vetëm merr kohë, energji, krijon stres dhe është një burim i pashtershëm ryshfeti që rëndon xhepat tuaja dhe pastaj natyrisht edhe në xhepat e atyre që ju punësoni dhe në kurrizin tuaj, në shumicën e shqiptarëve dhe lulëzon pra një nivel korrupsioni i cili sipas të gjitha të dhënave që kemi parë ka  shkuar nga viti në vit lart e më lart. Një faturë korrupsioni që pot ë shohim vetëm konstatimet e KLSH-së shkon 7.2 miliardë euro për këtë  periudhë 7-vjeçare, 7 vjet e gjysmë. Ndoshta qytetarët e thjeshtë e kanë të vështirë ta kuptojnë se  çfarë do të thotë kjo, por ju si sipërmarrës e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Para që mund të kishin shkuar për zhvillimin e infrastrukturës, për investime të reja në infrastrukturë ku siç e dini këto 8-vite nuk ka pasur një investim serioz në infrastrukturë. Para që mund të kishin shkuar për të ndihmuar….  Duke filluar me infrastrukturën e autostradës Tiranë-Durrës ku akoma qelbën kanalizimet e ujërave të zeza, furnizimi me ujë, rrugët e aksesit dhe ku janë faktikisht 40% apo 50% e taksapaguesve shqiptarë në atë autostradë. Për të mos folur pastaj për infrastrukturën në tërësi, etj.  Pra, po kthehem edhe njëherë tek një nga burimet e korrupsionit që janë inspektoriatet. Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor. Gjatë kësaj kohe do të bëhet reforma totale  sipas standardeve europiane, plotësisht e mundur. Mjafton të shohim si e kanë bërë vendet e rajonit, vendet kufitare me ne. Nuk ka nevojë të shkojmë në vendet e Bashkimit Europian. Rezultati i kësaj reforme do të jetë që njësoj si më standardin europian që po aplikohet edhe në Ballkan 7 deri në 10% e biznesit kontrollohet çdo vit, sipas analizës së riskut. Jo të ngryset edhe të gdhihet inspektori tek dera e biznesit duke e kthyer këtë në një stres, në një ngërç dhe të jashtëzakonshëm duke shkatërruar klimën e biznesit dhe duke u kthyer pra në një pengesë serioze për investimet e brendshme, pa diskutim tregues që shkatërrojnë edhe investimet e huaja sepse ne e dimë të gjithë që këto 8 vite nuk kanë shënuar një investim të vetëm madhor, strategji në Shqipëri. E dimë të gjithë se  7 në 10 të punësuar investimet e huaja në Shqipëri  janë akoma me investimet  e 2010, 2011, 2012-tës, të cilat për fat të keq  në një moment do përfundojnë. Ju e dini që edhe përgatitja e një investimi modest kërkon kohë, jo më përgatitja e një investimi serioz të huaj. Reforma e inspektoriateve do ta heqë përgjithmonë  këtë ngërç dhe këtë lak në fytin e biznesit  shqiptar dhe nga ana tjetër pa diskutim do të garantojë  drejtësi, rigorozitet në ushtrimin e kontrolleve  dhe zbatimin e ligjit pa dëmtuar interesin bazë që është që të kemi një sipërmarrje të fortë, që investon, që prodhon, që punëson  dhe që ndihmon në krijimin e mirëqenies për çdo shqiptar. Tani dua të ndal se pastaj futemi në të gjitha fushat e tjera  dhe diskutojmë  gjithë planin tonë ekonomik. Do na duhet orë të tëra e ta fokusojmë sipas  çështjeve që ju dëshironi t’i ngrini në përparësi, qoftë nga perspektiva e përgjithshme e biznesit, qoftë nga  perspektiva juaj si përfaqësues të Unionit Shqiptar të Prodhuesve, Unionit të Prodhuesve Shqiptar.

Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë shprehen vlerësimet e tyre për programin si dhe shpalosen propozimet e tyre veçananti nevojën për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme.

Sipërmarrës: Unë mund të them që Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar që në fillim, që në krye të herës, qëkur u krijua pati një reflektim të brendshëm se për çfarë neve do qëndrojmë fort dhe për çfarë ne qëndrojmë fort  dhe vazhdojmë të qëndrojmë fort është rritja e konkurueshmërisë. Ne fillojmë fillimisht, janë 6 komponentë. E fillojmë fillimisht me dialogun publik privat. Është një dialog i munguar gjatë gjithë këtyre viteve, nga e gjithë politika dhe konsolidimi i këtij dialogu  do ishte një nga hapat kryesorë dhe të parë që duhet të  bëjë jo vetëm ekzekutivi, por edhe e gjithë politika, por edhe opozita përfshirë.

Komponenti i dytë për të cilin neve mendojmë që  e rrit konkurueshmërinë ose e konsolidon rritjen  ka të bëjë me harmonizimin e legjislacionit dhe sigurinë ligjore.

Shpesh kemi momente kur ne shohim që kalon në legjislacion i pa konsultuar por dhe i pa harmonizuar dhe padyshim që e cenon sigurinë ligjore të biznesit sidomos atij prodhues vendas.

Së treti, një nga që ju e përmendët por, e kemi pasur qenë krye të herës  ka të bëjë me  lehtësimin procedurial. Ju shpesh artikuloni taksat por nga njëherë duhet të  kuptoni që  biznesi sidomos  prodhues paguan më shumë  tarifa dhe burokraci dhe  energji sesa taksa. Së katërti, është shumë e rëndësishme që neve të ndalemi dhe tek lehtësirat fiskale por të ndalemi në mënyrë të zgjuar tek lehtësirat fiskale. Të artikulosh vetëm ulje të disa taksave por nga ana tjetër mund të kemi disa ndërhyrje të tjera që besoj kolegët do ti përmendin, janë më shumë favorizuese sidomos për industritë tonë. Së pesti, ne duam fort që të luajmë për rritjen e eksporteve. Pandemia na tregoi që mekanizmi që ne kemi sot në Shqipëri është shumë vulnerabël për sa i përket nxitjes së eksporteve dhe kjo na kthen në një situatë jo fort të mirë dhe për këtë arsye rritja e eksporteve do ishte me shumë vend. Dhe si komponent i gjashtë ne mendojmë që  padyshim që duhet të kemi një marrëdhënie edhe me integrimin europian edhe me disa elemente të tjerë qoftë inovacioni e me radhë të cilat ndikojnë fort dhe shumë tek industria prodhuese.

 

Sipërmarrës: Lidhur me programin, për pjesën ekonomike të tij ne e gjykojmë shumë pozitive. Jemi të bindur që politika e taksave të ulëta gjeneron rritje ekonomike, punësim dhe benefite të tjera. Së pari njëherë, po ta them me fjalë të thjeshta shteti të na lërë të punojmë, e përkthyer në gjuhë programi një reformë derregullimi e plotë, të mos ketë pengesa të panevojshme. Dakord, të na ndihmojë shteti aq sa mundet por në radhë të parë të na lejojë të punojmë, të mos pengohemi. Unë do të isha që për sektorin prodhues zero taksë pasurie, të thuhet faleminderit që investove në makineri, sakrifikove sepse janë sektorët e tjerë unë i di, shërbimet e tjera, por risqet që merr sektori i prodhimit në investime janë shumë më të mëdha sepse investimet kapitale janë të mëdha. Atëherë pse duhet që në fillimet të përballohemi me taksa pasurie?

 

Lulzim Basha: Për të gjitha këto plani ka angazhime konkrete. Sepse asnjë nga problemet që i ngritët tani nuk është se po i ngrini për herë të parë. Dhe siç e thatë ne me të vërtetë kemi bërë një bilanc të ekonomisë në kuptimin e të ardhurave dhe të shpenzimeve, por e kemi bërë në kuadrin e një rritje ekonomike që do të sjellin këto politika dhe në bazën e këtij projeksioni kemi sjellë zgjidhje realiste për këto probleme, jo premtime boshe. Parimi kryesor i këtij plani është që këto janë angazhime të zbatueshme. Dhe se sa të zbatueshme janë të futet në detaje zonja Tabaku për disa prej çështjeve që preken të tre dhe pastaj vazhdojmë diskutimin dhe me çështje të tjera.

Jorida Tabaku: Edhe unë shkurtimisht, takimin që e bëmë me ju ne e kemi bërë me 60 grupe interesi. U përmend këtu që ne duam që shteti të na lerë të qetë të punojmë. Ne kemi një reformë të plotë derregulluese me parimin bazë biznesi në qendër jo shteti, roli i vogël i shtetit dhe kjo merr parasysh mbi lehtësimin e 100 procedurave të cilat do të bëjnë të mundur që në derën tënde që kur merr lejen e kapanonit dhe deri kur e nxjerr produktin të kesh lehtësinë maksimale dhe të mos kesh asnjë zyrtar shteti që vjen dhe të pengon. U përmend dialogu me biznesin, 3 instrumenta kemi ndërmend që të ngremë. E para, kodi tatimor që përfshin të gjithë legjislacionin fiskal. 60-të ndryshime fiskale dhe 170-të urdhra ministrash ka pasur në 8 vite. Do të heqim diskrecionin që i ka dhënë qeveria ministrave.

Comment

*