Basha në Durrës: Nuk ka bonuse qiraje, situata drejt falimentimit

Një muaj e gjysëm pas tërmetit, banorë të Durrësit i thanë kryetarit të opozitës Lulzim Basha se nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë.

“Po e paguajmë vetë dhe kemi hyrë në borxhe”- u shpreh një banor i zonës së plazhit, ku zoti Basha takoi me dhjetëra banorë të pallatave të dëmtuara, që dëshmojnë të njëjtën gjë. Paguam nga 45 mijë lekë për dokumenta tek noteri, hapëm numrin e llogarisë në bankë, siç e kërkuan dhe akoma nuk ka kaluar asnjë lek”- thotë një kryefamiljar tjetër.

Duke vënë në dukje dështimin e qeverisë për të menaxhuar situatën pas tërmetit, kreu i opozitës theksoi se situata është në përkeqësim, pavarësisht  se qeveria mori sërish kohë për të vepruar si në kushte emergjence.

“Këta e zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme, por asgjë nuk po bëjnë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.”- u shpreh zoti Basha.

Të njëjtën situatë pohuan shumë prej punëtoreve të një fasonerie që vizitoi në zonën e Durrësit. As ato nuk e kanë marrë ende bonusin e qerasë nga Bashkia e Durrësit, gjë që ua ka rënduar edhe më shumë jetën.

“Nuk të shikojnë me sy, nuk të hapin dyert për asnjë gjë. Të përcjellin duke gënjyer. Ku të vemi të përplasemi, sepse nuk dimë ku të përplasemi.”- u shpreh e revoltuar një nga punëtoret e fasonerisë.

Përveç mungesës së bonusit së qerasë, kryetari Basha u njoh me një realitet të rrezikshëm për shumë familje, të cilat janë kthyer në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, pas braktisjes nga qeveria dhe bashkia.

“Kemi dalë dhe kemi hyrë prapë, në shtëpi, sepse nuk na ka ardhur njeri të na shikojë shtëpinë ku jetojmë ose të na japë një ndihmë. “- i tha zotit Basha një nga kryefamiljarët që banonte në zonën e plazhit.

Gjatë bashkëbisedimit me pronar dhe punonjës të fasonerisë, zoti Basha u njoh dhe me faktin se shteti ka qënë inegzistent në këto momente të vështira për ta.

Bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Mosmarrja e masave të menjëhershme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Një qeveri e ardhur nga vota e krimit nuk mund të ketë prioritet tjetër veç krimit, duke braktisur qytetarët siç ka ndodhur dhe në Durrës e zona të tjera.

“Unë jam këtu për t’ju thënë se ka një zgjidhje, ka një alternative, të cilën do ta vendosni ju me votë. Ndryshimin e keni ju në dorë. Ulja për biznesin e taksës nga 15% në 9%, ulja me 30% e çmimi të energjisë, ulja me 500 lekë për çdo litër karburant. Të gjitha këto para, të cilat biznesi sot ia paguan shtetit në formën e taksave, ne do t’ia lëmë biznesit dhe do të vendosim me ligj për rrogën minimale 300 Euro. Edhe biznesi fiton më shumë, edhe punëmarrësi fiton më shumë dhe situata sociale rregullohet. Ky është propozimi ynë. Doni të bëhet ligj? Vota e vendos. Dy gjëra mos harroni, që vendi i ka mundësitë, nuk ka përse të jetë kështu situata dhe që këto mundësi të kthehen në realitet e keni ju në dorë me votë.”- tha zoti Basha.

Gjatë qëndrimit në Durrës, kreu i opozitës vizitoi edhe një biznes të prodhimit të bulmetit, ku shpjegoi se në planin e Partisë Demokratike ndihma për bizneset me bazë prodhimet bujqësore dhe blegtorale është prioritet, duke i mbrojtur njëkohësisht edhe nga prodhimet e pakontrolluara të importit.

STATUSI I LULZIM BASHËSKriza ekonomike që ka përfshirë vendin dhe pasojat e tërmetit, kanë gjunjëzuar biznesin e Durrësit, një prej ekonomive më të rëndësishme të vendit. Shteti deri tani ka qene inegzistent për të ndihmuar në ringritjen e biznesit.

Sot u takova me pronarë dhe punonjës fasonerie dhe të një punishte perpunimi qumeshti.

Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i con drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qera apo të jetojne në çadra.

Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qeraje, ndërsa i sorollasin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë patur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara ndërkohe që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe fuqia blerëse është në nivelet minimale.

Mosmarrja e masave të menjëherëshme, do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me:

1.Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Comment

*