Basha: Një protestë si e 18 shkurtit rrëzon qeveritë ballkanike, jo më të Shqipërisë

Opozita në Shqipëri hyri në ditën e 24-t të protestës kundër qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike për të garantuar zgjedhje të lira

Denion Ndrenika

Kryetari i Partisë Demokratike opozitare Lulzim Basha thotë se një protestë masive si në 18 shkurt do t’i rrëzonte qeveritë e Ballkanit e jo veç të Shqipërisë. Zoti Basha qëndroi me protestuesit në mesnatë.

Opozita shënoi ditën e 24-t të protestës në çadrën e ngritur përpara qeverisë dhe kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe  krijimin e qeverisë teknike për garantuar zgjedhje të lira në 18 qershor.

Kryetari Basha e akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se mbushi vendin me drogë, institucionet me kriminelë dhe popullin me varfëri duke shkatërruar ekonominë.

Opozita nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe thotë se nuk do ta bëjë derisa qeveria e zotit Rama të bjerë:

“Me mbledh edhe njëherë 18 shkurtin këtu bien qeveritë e gjithë Ballkanit, se e Shqipërisë po se po. Për qëndresën, vendosmërinë, për kurajon, këtu jeni këtu jam dhe unë me ju deri në fitore”!

Ndërkaq, largimin e katër ministrave, opozita e quan vetëm truk të kryetarit të qeverisë që nuk do ta ndryshojë programin e saj dhe as t’ia ndalë protestën.

One Response to “Basha: Një protestë si e 18 shkurtit rrëzon qeveritë ballkanike, jo më të Shqipërisë”

Read below or add a comment...

  1. Ismail says:

    Shqiperia e shqiptareve,kerkon te ndertohet shteti dhe qeveria e popullit dhe per popullin shqiptar,Jo Shqiperia. Nuk kerkon rrenime e shkaterrime e as perplasje perçarse politike qe, nuk kane shtegedalje per marreveshje per Shqiperine e shtetin e popullin shqiptar.Si duket lideret tane,partit politike andej e kendej Drini, ende nuk kane programe politike per shtetin dhe Qeverine ne sherbim te nderjegjeshem e te pergjegjshem te popullit. Shqiptaret -partit opozitare, andje e kendej Drini, kane krijuar nje tradite negative te pa pergjegjshme, jo shume te ndershme,Kur dalin jashte shteti,flasin e bat osin shtetin e popullin.Kjo dukuri nuk degjohet e nuk ekzoston ne nje popull e shtet tjeter,perveç Shqiperise dhe Kosoves.

Comment

*