Basha, pas mbledhjes me aleatët: Nga ky moment fillojmë protestat popoullore

Tiranë, 17 maj 2020 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi se opozita ma marrë vendim për organizimin e protestive mbarëpopullore në Shqipëri.

Vendimi për protesta është marrë në takimin që kanë mbajtur drejtuesit e partive të opozitës, pas shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

“Vendimi ynë i parë sot është mbështetja për të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, shoqërisë civile, qytetarëve kudo që ndodhen, dhe organizimit po kështu nga ana e opozitës për protestat qytetare dhe mbarëpopullore, duke nisur me efekt të menjëhershëm“, tha Basha.

”Dita e sotme është një shembul i keq se vendi drejtohet nga një kriminel, i cili ka marrë peng bukën e gojës së shqiptarëve. Prej 7 vitesh PD-ja dhe opozita ka bërë betejë me të. Kemi demaskuar korrupsionin dhe rendin kushtetues të zgjedhjeve të vjedhura. Është guri i rëndesës për çdo shqiptar që vuan prej pamundësisë nga hajdutëria e babezitur e Edi Ramës“, tha ai.

Basha iu rikthye marrëveshjes së tri viteve më parë me Ramën. Ai tha se koha tregoi se kishte gabuar që ishte ulur në tryezë me Ramën, ndonëse këtë e kishte bërë me qëllimin më të mirë.

“Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me besimin se forcat politike në vend mund të arrin një marrëveshje për të mirën e popullit, ne te mirë të unitetit të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova“, u shpreh ai.

Basha theksoi se këtë gabim nuk do ta përsërisë prapë.

“Dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Opozita është e vendosur dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat për largimin një orë e më parë të së keqes së Shqipërisë, të fëmijëve tuaj që është Edi Rama”, tha Basha, pas takimit me aleatët e opozitës, në selinë e PD-së.

(r.m.)

Comment

*