Basha: President nga populli, “Vetting” pas qeverisë teknike, jo “Drejtësi” Sorosi

Kryetari i Partisë Demokratike opozitare Lulzim Basha foli në ditën e 63-të radhazi të protestës opozitare

Basha: Edi Rama bashkë me të paguarit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri çfarëdo pasaporte të kenë, për një vit e gjysmë u përpoqën ta kapin drejtësinë dhe ta vënë nën kontroll të Edi Ramës. Kishte dy projekte për drejtësinë.

Ky ishte projekti i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros dhe i paguar nga Xhorxh Soros, të kapnin drejtësinë dhe t’ia jepnin peshqesh investimit më të madh në Ballkan të Xhorxh Soros që është Edi Rama për pushtetin e tij dhe gjithë pjesa tjetër e qytetarëve dhe Partia Demokratike duan një reformë të vërtetë të drejtësisë.

Partitë politike nuk mund të kenë pushtet mbi drejtësinë, për të garantuar gjyqtarë dhe prokurorë që nuk mbrojnë, por luftojnë dhe ndëshkojnë korrupsionin qeveritar.

Për një vit e gjysmë kjo betejë u luftua. Rama dhe mercenarët e tij të paguar nga Xhorxh Soros, opozita me qytetarët me arbitër Komisionin e Venecias, e fitoi totalisht betejën kushtetuese, duke diktuar në Kushtetutën e Shqipërisë një reformë në drejtësi sipas parimeve evropiane.

Edi Rama i mbështetur nga mercenarët e paguar nga Xhorxh Soros shkatërroi këto marrëveshje dhe kaloi 6 nga këto 7 ligje pa konsensusin e opozitës.

Ligji për Vettingun, ligji për KLP dhe KLGJ dhe katër ligje të tjera janë bërë në shkelje të marrëveshjes politike me qëllimin e vetëm kontrollin politik të Edi Ramës mbi drejtësinë.

Ndaj, ia përsëris sot atij dhe mercenarëve të Xhorxh Soros në Shqipëri se nuk kanë asnjë shans, që Partia Demokratike të bëhet alibi për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.

Basha tha se nuk ka nevojë të shtymë Vettingun pas zgjedhjeve.

Basha: Nuk ka nevojë të shtymë Vettingun pas zgjedhjeve. Jo, nuk ka nevojë. Menjëherë pas paktit kombëtar për qeveri teknike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj kushtetuese ligjore.

Menjëherë, pa pritur zgjedhjet e ardhshme t’i hapim rrugë zbatimit të Vettingut, zbatimit të reformës në drejtësi.

“Rama nuk mund të bëjë zgjedhje pa opozitën. Na thanë se kanë votat, por presin opozitën për presidentin e ri.

Atëherë oferta jonë është të ndryshojmë Kushtetutën dhe të zgjedhë populli presidentin, sepse presidenti nuk është as i Ilir Metës, as i Edi Ramës dhe as i Lulzim Bashës”-tha ai.

OraNews

###

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri sot një propozim surprizë sa i takon zgjedhjes së Presidentit.

Pas apeleve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, për përfshirjen e opozitës në këtë proces, nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, Basha tha se oferta e vetme e opozitës është një President i zgjedhur nga vota e popullit.

Ndonëse Kushtetuta parashikon zgjedhjen e kreut të shtetit nga Kuvendi, në këtë pikë kreu i opozitës duket se bëri një lëshim nga qëndrimet e mbajtura nga opozita deri tani për raportet me Parlamentin, pasi deklaroi se është i gatshëm për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit, duke nënkuptuar kështu rikthimin e demokratëve në Kuvend.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon 94 vota të cilat mazhoranca PS-LSI dhe vetëm një konsensus unanim mund të çonte ndryshimin e nenit për zgjedhjen e Presidentit.

“I kujt është presidenti? I Edi Ramës? Ilir Metës? Jo. Oferta ime është të zgjedhim President nga populli.

Hap i rëndësishëm i Republikës së re është transferimi i pushtetit te qytetarët.

Natyrisht fokusi unë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por mqs çështja e presidentit po shtrohet në tavolinë, po kërkoni kontributin tonë, ju japim një dhe vetëm një ofertë për Presidentin: Të ndryshojmë Kushtetutën, ta zgjedhë populli shqiptar!”, u shpreh Basha.

Shqiptarja.com

Comment

*